Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I pyetur nëse po mendon për hapjen e LVV-së në Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se partia e tij gëzon mbështetje të madhe në këtë shtet.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për televizionin lokal të Tetovës, “TV Koha”, Kurti ka thënë se vizita e tij në Komunën e Tetovës nuk është partiake, është kombëtare për të mirën e dy shteteve, për të mirën e qytetarëve në dy anët e shtetit, transmeton Telegrafi. Ai tha se ka vlerësuar ftesën për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Kurti gjatë intervistës ka folur edhe për raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Ne kemi raporte korrekte, kemi raporte të mira, është çështje e përgjegjësive, kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi, kritikat janë pjesë e demokracisë. Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive shqiptare, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne”, tha ai.
Sa i përket masave të vendosura nga BE për Kosovën, Kurti tha se ato duhet të hiqen sa më shpejtë.
“Nuk e di se kur do të tërhiqen, besoj se duhet të hiqen sa më parë sepse Kosova është konstruktive, qeveria e Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, që ka rezultuar me marrëveshjen bazike. Me 27 shkurt ne në Bruksel e kemi realizuar marrëveshjen bazike, që është njohje reciproke de facto. Në marrëveshjen e Ohrit ia bashkëngjitëm edhe një aneks implementimi me 12 pika, por është Beogradi që e ka shkelur këtë. Ne kemi thënë le ta zbatojmë në plotni dhe pa kushte”, ka theksuar ai në një intervistë për televizionin lokal të Tetovës, “TV Koha”.
Kurti ka deklaruar se kundërshtimet për marrëveshjet nuk vinë nga Kosova, duke shtuar se edhe depërshkallëzimi në veri tashmë në masë të konsiderueshme ka ndodhur, e gatishmëri ka edhe për zgjedhje të parakohshme.
“Kam qenë shumë konstruktiv, kemi shprehur gatishmërinë tonë për të pasur mirëkuptim, por këtë nuk e kemi bërë nën kurrizin e kushtetushmërisë tonë. BE duhet ta vlerësojë e kuptojë. Duhet të përmirësohet qasja ndaj Kosovës dhe të ashpërsohet ndaj Serbisë”, u shpreh ai.
I pyetur nëse po mendon për hapjen e LVV-së në Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se partia e tij gëzon mbështetje të madhe në këtë shtet.
Bregu lindor i Anglisë ANGLI- Në media është duke qarkulluar me shpejtësi një video ku shihet sesi disa turistë arrijn&e...
Foto ilustruese Që nga fillimi i vitit janë përpjekur të hyjnë ilegalisht në BE një numër i madh emigrantësh s...
Mohamed Bazoum NIGER- Në bashkësinë ndërkombëtare po rritet shqetësimi për shëndetin e presidentit të shfuqizu...
Aleksandër Lukashenko BJELLORUSI- Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko shprehet se është gati të bisedojë me Polonin&eu...
Foto ilustruese PARIS- Një alarm për bombë shkaktoi evakuimin e të tre kateve të Kullës Eiffel pasditen e sotme. BF...
Protestë në Kosovë KOSOVË- Sot në Prizren është mbajtur një protestë kundër një performance t&e...
Zjarr në Haëaii SHBA- Numri i të vdekurve nga zjarret e Maui është rritur në 80, ndërsa ekipet e kërkimet vijo...
IS SIRI- Një sulm i grupit militant, Shteti Islamik (IS) ndaj forcave të Qeverisë siriane ka lënë të vrarë 33 ushtar&eum...
Krime RUSI- Rusia pretendon se Ukraina ka nisur njw sulm masiv në Gadishullin e Krimesë duke përdorur 20 dronë. Në një deklar...
Linda Haynes SHBA- Linda Haynes ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Ende nuk dihet shkaku i vdekjes. Lajmin e trishtë e ...