LIVE UPDATES
Bota

Kush është diplomati që Trump e emëroi përfaqësues të lartë për Gazën?

Lajmi vjen tre muaj pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit,  grupit që qeveris Gazën dhe konsiderohet terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

20 Janar 2026, 14:16 Nga E.d
Kush është diplomati që Trump e emëroi përfaqësues
Foto ilustruse

Diplomati bullgar dhe ish-ministri i Jashtëm, Nikolay Mladenov, do të udhëheqë administratën kalimtare në Rripin e Gazës, konfirmoi të premten Shtëpia e Bardhë. Sipas njoftimit, Mladenov do të mbajë postin e përfaqësuesit të lartë për Gazën.

Lajmi vjen tre muaj pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit,  grupit që qeveris Gazën dhe konsiderohet terrorist nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara dhe ishte hapi i parë i planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gazë. Emërimi i një administrate kalimtare në enklavë është pjesë e këtij plani.

Në rolin e tij si përfaqësues i lartë për Gazën, Nikolay Mladenov “do të veprojë si lidhje në terren” ndërmjet Bordit për Paqe - një strukturë që SHBA-ja po e krijon për të ushtruar përkohësisht kontroll mbi qeverisjen e Gazës - dhe Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës, i cili do të funksionojë si qeveri e përkohshme, nën mbikëqyrjen e Bordit për Paqe, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ai “do të mbështesë mbikëqyrjen e Bordit në të gjitha aspektet e qeverisjes, rindërtimit dhe zhvillimit të Gazës”, thuhet në njoftim. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u takua me të, më herët në janar, dhe tha se ai do ta udhëheqë autoritetin kalimtar në Gazë. Në të kaluarën, Mladenov ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, ka qenë deputet dhe eurodeputet.

Po ashtu, ka mbajtur poste të larta në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe ka përvojë në ndërmjetësimin mes Izraelit dhe Hamasit. Deputet, eurodeputet, ministër...
Nikolay Mladenov ka lindur më 5 maj të vitit 1972 në Sofje.

Ai ka përfunduar studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore në Sofje dhe ka një diplomë master në Shkenca Ushtarake nga Kolegji Mbretëror në Londër.

Karrierën politike e ka nisur në Bashkimin e Forcave Demokratike (SDS), ku ka shërbyer edhe si zëdhënës i partisë. Në vitin 2001, ai është zgjedhur deputet në Kuvendin e 39-të të Bullgarisë nga radhët e ODS-së.

Pas përfundimit të mandatit në vitin 2005, ai ka punuar si konsulent për Bankën Botërore dhe për organizata të tjera ndërkombëtare në Evropën Juglindore dhe Lindjen e Mesme, thuhet në biografinë e tij zyrtare.

Para se është emëruar ministër i Jashtëm, Mladenov ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian. Ai është zgjedhur në vitin 2007 nga lista e partisë GERB dhe ka qenë ndër eurodeputetët e parë bullgarë pas anëtarësimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian.

Në vitin 2009, ai i është bashkuar Qeverisë së parë të Boyko Borisovit si ministër i Mbrojtjes.

Një vit më vonë, më 2010, është emëruar ministër i Punëve të Jashtme, duke zëvendësuar Rumjana Zhelevën pas dorëheqjes së saj, dhe e ka mbajtur këtë post deri në përfundimin e mandatit të Qeverisë së GERB-it në vitin 2013.

Ai e ka mbajtur këtë post gjatë periudhës së Pranverës Arabe, një valë protestash dhe kryengritjesh në vendet arabe që kanë nisur në vitin 2010 - disa prej të cilave janë shndërruar edhe në luftëra civile.

Në vitin 2012, Mladenov ka organizuar në Bullgari një takim të opozitës siriane, ku kanë marrë pjesë grupe të ndryshme kundërshtare të regjimit të atëhershëm të Bashar al-Assadit.

Veprimtaria në Lindjen e Mesme

Në vitin 2013, atëkohë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, e ka emëruar Nikolay Mladenovin përfaqësues të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Irakun. Ky emërim është bërë në një periudhë kur siguria në këtë vend ka qenë seriozisht e rrezikuar nga përplasjet mes Qeverisë dhe grupeve të armatosura.

Në vitin 2015, Mladenov është emëruar koordinator i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme - post që e ka mbajtur deri në vitin 2020. Ai ka ndërmjetësuar mes Izraelit dhe Hamasit gjatë një periudhe të tensionuar dhe ka mbështetur idenë e zgjidhjes së konfliktit përmes negociatave, ka shkruar Associated Press (AP) në një publikim në fillim të janarit.

Agjencia ka cituar diplomatë që kanë thënë se puna e tij ka fituar besimin si të përfaqësuesve izraelitë, ashtu edhe të atyre palestinezë.

Sipas diplomatit të pensionuar izraelit, Alon Bar, Mladenov arriti “të krijojë marrëdhënie besimi me nivelin politik në Izrael, përfshirë kryeministrin Netanyahu”. Njëkohësisht, “ai fitoi besim të madh edhe nga pala palestineze”, ka thënë ai për AP-në.

Ish-ministri palestinez, Ahmed Majalani, është cituar të ketë thënë se Mladenov “na njeh neve dhe i njeh shumë mirë izraelitët - gjë që është një avantazh i madh”.

Në vitin 2021, Mladenov ka marrë një çmim nga presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, për kontributin e tij në paqen në Lindjen e Mesme. Në vitin 2020, Mladenov është propozuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, si përfaqësues i OKB-së në Libi, dhe emërimi i tij është miratuar nga Këshilli i Sigurimit. Megjithatë, ai e ka tërhequr kandidaturën, duke cituar arsye personale.

Dosjet “Pandora”

Nikolay Mladenov është një nga dy bullgarët, emrat e të cilëve janë përfshirë në hetimin ndërkombëtar gazetaresk Dosjet “Pandora”, në vitin 2021. Atëherë, faqja BIRD ka raportuar se Mladenov ka regjistruar një kompani ‘offshore’, apo jashtë shtetit, e cila nuk ka pasur aktivitet, por ai nuk e ka deklaruar.

Sipas mediave, kompania “Afron Enterprises Ltd.”, është themeluar më 9 gusht të vitit 2013, ndërsa disa ditë më parë - më 2 gusht 2013 - ai është emëruar përfaqësues i OKB-së në Irak.

Mladenov ka konfirmuar ekzistencën e kompanisë, por ka thënë se ajo nuk ka funksionuar, sepse planet e tij për biznes kanë ndryshuar pas regjistrimit dhe ai ka filluar punë në OKB. Ai nuk ka mundur të kujtonte saktësisht procedurat dhe datat e regjistrimit gjatë intervistës për BIRD-in.

Sipas AP-së, Mladenov aktualisht jeton në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku punon si drejtor i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike “Anwar Gargash”. Është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Si do të qeveriset Gaza?

Plani 20-pikësh i Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Gazë parashikon që enklava të administrohet nga një qeveri e përkohshme, e quajtur Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës. Ky komitet do të mbikëqyret nga Bordi për Paqe, përbërja e të cilit u bë publike të premten nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas njoftimit, Trump do të jetë kryetar i Bordit, ndërsa pjesë e tij janë gjithashtu: sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari special, Steve Witkoff, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, miliarderi dhe drejtori ekzekutiv i fondit të investimeve Apollo Global Management, Marc Rowan, presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga, dhe këshilltari i Trumpit, Robert Gabriel.

Plani i SHBA-së parashikon, gjithashtu, çarmatosjen e Hamasit dhe vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gazë. Komandant i tyre është emëruar gjeneral-major Jasper Jeffers, ish-komandant i operacioneve speciale të SHBA-së, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Plani ka marrë mbështetje të gjerë në OKB, ku është miratuar një rezolutë që autorizon forcat ndërkombëtare të stabilizimit për të garantuar sigurinë në Gazë, aprovon administratën kalimtare nën kontrollin e Trumpit dhe parashikon një mundësi të ardhshme për një shtet të pavarur palestinez.

Plani i SHBA-së hyri në fuqi në tetor, pas arritjes së një armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, të cilët luftuan për më shumë se dy vjet. Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin në vitin 2023, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë qindra pengje.

Në përgjigje, Izraeli filloi bombardime në Gazë dhe më pas vendosi bllokadë totale të enklavës, duke shkaktuar uri masive. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi, numri i viktimave ka kaluar 70.000./REL

nikolay mladenov gaza donald trump

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë