7 Shtator 2022, 11:47
Nga d.a.
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar 32-vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, e cila sipas saj shënon aktin e parë për krijimin e një shteti të pavarur.
Në një postim në Facebook Osmani u shpreh se përfaqësuesit e atëhershëm të Kuvendit treguan forcë dhe guxim pasi përjetësuan në Kushtetuë vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqësonin.
"Sot, 32 vjet më pas, teksa e kujtojmë këtë datë historike, ne i përulemi guximit të delegateve e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, përkushtimit të tyre ndaj atdheut dhe këmbënguljes për ta parë të jetësuar shtetin e tyre. Duke e miratuar Kushtetutën, ata e vendosën gurin e parë, themeltar, të shtetësisë sonë. Me të nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës së Kosovës."- shkruan Osmani.
Postimi i plotë:
32 vjet më parë, gra e burra përfaqësues, me guximin qytetar e vetëdije kombëtare, e miratuan Kushtetutën e Kaçanikut, e cila shënon aktin e parë në krijimin e rendit kushtetues të Kosovës dhe i fortifikon përpjekjet e brezave të tërë për shtet të pavarur.
Përfaqësuesit e atëhershëm të Kuvendit, më 7 shtator 1990 i dolën zot vendit dhe e përjetësuan në Kushtetutë vullnetin e qytetarëve të cilët i përfaqësonin, duke e vulosur përfundimisht përpjekjen për liri, demokraci e shtet të pavarur. Ata e sfiduan një shtet e një regjim të egër, duke i vënë themelet e palëkundura të Kosovës së pavarur.
Sot, 32 vjet më pas, teksa e kujtojmë këtë datë historike, ne i përulemi guximit të delegateve e delegatëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, përkushtimit të tyre ndaj atdheut dhe këmbënguljes për ta parë të jetësuar shtetin e tyre. Duke e miratuar Kushtetutën, ata e vendosën gurin e parë, themeltar, të shtetësisë sonë. Me të nisi krijimi i identitetit kushtetues e shtetëror të Republikës së Kosovës. Përjetësisht mirënjohës për këtë akt historik!
vjosa osmani kushtetuta e kacanikut
Bota
7 Shtator 2022, 11:33
d.a.
Osmani
KOSOVË- Organizata e Komebeve të Bashkuara do të mbeldhë Asamblenë e Përgjithshme në seancën e 77-t&eum...
Bota
7 Shtator 2022, 11:24
d.a.
Erdogan dhe Vucic
SERBI- Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, është pritur rreth orës 11 para Pallatit të Serbisë me...
Bota
7 Shtator 2022, 11:15
d.a.
permbytje ne Pakistan
PAKISTAN- Pjesë të Pakistanit po duken si “det” tha kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, gjatë vizit...
Bota
7 Shtator 2022, 10:27
d.a.
Maria Zakharova
RUSI- Përfaqësuesja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova, është tallur me emërimin e Liz Truss n&eum...
Bota
7 Shtator 2022, 10:30
d.a.
Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mirëpritur thirrjet e agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashk...
Bota
7 Shtator 2022, 10:14
d.a.
Pamje nga sherri
GREQI- Një pronare kafeneje në qytetin e Kavallës në Greqi është rrahur nga një 45-vjeçar, pasi ...
Bota
7 Shtator 2022, 10:01
d.a.
zjarri ne Vietnam
VIETNAM- Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën në një zjarr në n...
Bota
7 Shtator 2022, 09:55
d.a.
Julie Chin
SHBA- Një prezantuese e lajmeve të mëngjesit në Tulsa, Oklahoma, pësoi një atak kardiak në momentin q&eu...
Bota
7 Shtator 2022, 09:41
d.a.
Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se sanksionet e perëndimit ndaj vendit të tij ishin dritëshkurtër dhe nj&...
Bota
7 Shtator 2022, 09:27
d.a.
Artyom Bardin
UKRAINË- Një kolonel rus, i cili shërbeu si komandant ushtarak i qytetit të okupuar ukrainas, Berdiansk, u raportua se i...