LIVE UPDATES
Bota

Letra drejtuar udhëheqësve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, Server i përgjigjet Ali Ahmetit: Gjuha shqipe është zyrtare, marrëveshja e Ohrit është e qartë!

Në letër Ali Ahmeti shprehet se po rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë Server thotë se nuk ka asnjë dilemë për gjuhën shqiper pasi është e rregulluar qartë me Marrëveshjen e Ohrit dhe kjo nuk duhet vënë në dyshim.

29 Tetor 2024, 15:31 Nga N.F
Letra drejtuar udhëheqësve të lartë shqiptarë dhe
Serwer

MAQEDONI E VERIUT- Ish-diplomati amerikan njëherazi edhe profesor në “Xhon Hopkins” në Uashington, Daniel Server ka reaguar së fundmi në lidhje me letrën e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti drejtuar liderëve ndërkombëtarë. Serwer tha se ka marrë një letër nga Ahmeti ndërsa shtoi se qëllimi i tij është të gjenerojë veprime nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Në letër Ali Ahmeti shprehet se po rrezikohen arritjet historike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë Server thotë se nuk ka asnjë dilemë për gjuhën shqiper pasi është e rregulluar qartë me Marrëveshjen e Ohrit dhe kjo nuk duhet vënë në dyshim.


“Nuk kam asnjë dilemë për çështjen e gjuhës. Marrëveshja e Ohrit është e qartë për këtë temë. Ajo kërkon që çdo gjuhë e folur nga më shumë se 20% e popullsisë të jetë bashkë-zyrtare me maqedonishten. Nuk e kuptoj se si mund ta vësh në dyshim këtë detyrim pa krijuar më shumë probleme sesa Maqedonia e Veriut tashmë ka. Kjo ishte një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së paqes të vitit 2001. Është e rëndësishme të ruhet,” tha ish-diplomati.


Sa i përket çështjes së përkatësisë etnike në punësime, Server tha kjo ka për qëllim dominimin aktual të maqedonasve në pozitat e larta qeveritare që siç tha, ka shumë shqiptarë që janë me të përgatitur dhe më të kualifikuar se pala maqedonase, ku përmendi zotërimin e dy gjuhëve që sipas tij, kjo duhet të merret parasysh nga qeveria.

“Sigurisht, unë preferoj një sistem të verbër ndaj ngjyrave, të bazuar në merita. Por mospërcaktimi i identifikimit etnik të punonjësve të qeverisë nuk do ta bëjë punësimin e qeverisë të verbër. Emrat ju tregojnë se kush është shqiptar e kush maqedonas. Dyshoj se qëllimi i këtij propozimi është vazhdimi i dominimit aktual të maqedonasve në pozitat e larta qeveritare. Falsifikimi i verbërisë së ngjyrave nuk do të funksionojë.

Maqedonia duhet të diversifikojë të punësuarit në sektorin publik për të pasqyruar më plotësisht diversitetin e popullsisë. Unë nuk jam adhurues i kuotave. Por veprimi afirmativ me përparësi kualifikimeve është një proces që mund të prodhojë rezultate të arsyeshme. Shumë shqiptarë kanë një kualifikim që i mungon shumicës së maqedonasve: flasin të dyja gjuhët. Qeveria duhet ta marrë parasysh këtë kur punëson”, tha Server.

Çështjen e tretë, që është përfaqësimi i drejtë ne qeveri dhe në lidhje me ankesën e OBRM-PDUKM-së se maqedonasve u janë marrë pozitat, Server e quan më shumë ankesë politike sesa ligjore apo kushtetuese. Server nuk e mohon se, fituesit e zgjedhjeve u përpoqën të dobësojnë praninë e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse.

“Çështja e tretë e përfaqësimit të drejtë nuk është specifikuar plotësisht. Unë supozoj se i referohet pozitave që u janë dhënë shqiptarëve etnikë në qeverinë aktuale. Kjo është më shumë një ankesë politike sesa ligjore apo kushtetuese. Një nga ankesat kryesore maqedonase ndaj qeverisë së mëparshme ishte mbizotërimi i shqiptarëve në pozitat kyçe.

Fituesit e zgjedhjeve të fundit u përpoqën të dobësonin praninë shqiptare sepse fituan zgjedhjet. Rivalët shqiptarë të BDI-së negociuan marrëveshjen aktuale të koalicionit. Nëse e kanë bërë keq, kjo është çështje për zgjedhjet e ardhshme. Diplomatët amerikanë dhe evropianë mund t’ia tregojnë këtë kryeministrit, por në fakt nuk është një çështje ndërkombëtare”, deklaroi Server.

 

serwer ali ahmeti

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale