E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Mbështetësit e opozitës kanë protestuar të hënën pas raportimeve për parregullsi të mëdha në zgjedhje. Ata e akuzojnë Moskën për manipulimin e zgjedhjeve.
GJEORGJIA- Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Suedia kanë paralajmëruar rishqyrtimin e marrëdhënieve me Gjeorgjinë, duke shprehur kritika pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat fitoren e shpalli partia proruse në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane. Mbështetësit e opozitës kanë protestuar të hënën pas raportimeve për parregullsi të mëdha në zgjedhje. Ata e akuzojnë Moskën për manipulimin e zgjedhjeve. Kanadaja dhe Suedia njoftuan për vendime konkrete ndaj Qeverisë së tanishme të Gjeorgjisë.
Suedia njoftoi se do ta ndërpresë bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me Qeverinë gjeorgjiane, ndërsa Kanadaja tha se po i rishqyrton marrëdhëniet me autoritetet në Tbilisi. Ministri i Suedisë për Bashkëpunimin Zhvillimor dhe Tregti të Jashtme, Benjamin Dousa, tha në një komunikatë se Stokholmi ka pasur "shqetësime të kahershme" për zhvillimet "alarmante" politike në Gjeorgji dhe se parregullsitë e raportuara nga vëzhguesit perëndimorë i kanë konfirmuar këto shqetësime.
“Prandaj, Qeveria po e pezullon bashkëpunimin e drejtpërdrejtë mes Suedisë dhe Gjeorgjisë, i cili ende po vazhdon, duke përfshirë edhe me administratën tatimore gjeorgjian”, tha Dousa.
Në të njëjtën kohë, Suedia do t’i ndajë rreth 2.3 milionë dollarë për shoqërinë civile të Gjeorgjisë, tha ai.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kanadasë shprehu shqetësim në një komunikatë për ato që i quajti "akte të përhapura të frikësimit të votuesve, blerje votash dhe parregullsi të tjera gjatë ditës së zgjedhjeve" të raportuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë që monitoruan zgjedhjet.
"Në koordinim me partnerët tanë të G7-ës dhe ata evropianë, dhe pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, Kanadaja do t’i rishqyrtojë marrëdhëniet e saj me udhëheqësinë gjeorgjiane. Kanadaja mbetet e hapur për bashkëpunim me Gjeorgjinë, për aq kohë sa udhëheqësia gjeorgjiane t’i respektojë demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe t’i adresojë ngecjet demokratike të fundit", thuhet në njoftim.
Senatori amerikan, Ben Cardin, i cili është kryetar i Komisionit të fuqishëm të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, tha se parregullsitë e raportuara janë "shqetësuese dhe zhgënjyese" dhe se vijnë pas paralajmërimeve të përsëritura të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara për ngecjen e demokracisë së Gjeorgjisë.
"Do të vazhdoj ta ndjek me kujdes situatën pas zgjedhjeve dhe të punoj me administratën Biden-Harris për të vendosur për përgjigjen e duhur për marrëdhëniet SHBA-Gjeorgji", tha Cardin.
Mijëra gjeorgjianë dolën në rrugët e Tbilisit të hënën për të protestuar, pasi presidentja e vendit, Salome Zurabishvili, e akuzoi partinë në pushtet se përdori taktika të stilit rus në zgjedhjet parlamentare, rezultatin zyrtar të të cilave ajo nuk pranon ta njohë. Vëzhguesit e zgjedhjeve në Gjeorgjia thonë se kanë zbuluar një skemë të madhe mashtrimi që e ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve në të mirë të partisë në pushtet. Sipas rezultatit zyrtar të zgjedhjeve të 26 tetorit, partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane i ka fituar mbi 54 për qind të votave, mjaftueshëm për ta ruajtur pushtetin e plotë.
“Ju nuk i humbët zgjedhjet”, u tha protestuesve Zurabishvili.
“Ata vodhën votën tuaj dhe u përpoqën ta vjedhin të ardhmen tuaj, por askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, dhe ju nuk do ta lejoni askënd ta bëjë këtë!” shtoi ajo./ REL
Naim Qassem LINDJE E MESME- Hezbollahu njoftoi të martën se Naim Qassem është emëruar lideri i grupit, duke e pasuar liderin e vra...
Steve Bannon SHBA- Steve Bannon u lirua nga burgu federal të martën, duke dalë vetëm një javë para ditës së zgjed...
Miroslav Lajçak BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka th&eu...
Foto ilustruese GJERMANI- Populizmi ka shumë fytyra, por modeli është gjithmonë i njëjtë. Pavarësisht nëse ësh...
Foto ilustruese UKRAINA- Bombardimet ruse kanë vrarë katër njerëz mëngjesin e së martës në Harkiv, qytetin e dyt&eu...
Një demonstrues mban një fotografi të shtetasit gjermano-iranian, Jamshid Sharmahd, me mbishkrimin "Liro Jamshid" gjatë një demonstra...
Foto ilustruese RUSIA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi të hënën se trupat e Koresë së Veriut ja...
Foto ilustruese SHBA- Pentagoni thotë se Koreja e Veriut ka dërguar rreth 10,000 trupa për t'u trajnuar në Rusi. "Ne besojmë se DP...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli kaloi të hënën një ligj i cili ia ndalon punën në vend agjencisë së Kombeve t&...
Gazetarja LIBAN- Korrespondentja e TRT World po raportonte nga Libani, në prapavijë kur ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Ajo ...