LIVE UPDATES
Bota

Liberalizmi i vizave për Kosovës, MPJ holandeze: Presim raportin e KE me yë dhënat

Pavarësisht se shumë herë u tha që kushtet për të ndodhur procesi i liberalizimit të vizave janë plotësuar nga Kosova, Holanda gjeti arsyetime mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend që të kundërshtojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

22 Shtator 2022, 12:35 Nga d.a.
Liberalizmi i vizave për Kosovës, MPJ holandeze: Presim raportin e KE
kosove

KOSOVË- Një nga shtetet hezituese që kosovarëve t’u hiqen vizat për shumë kohë ka qenë Mbretëria e Holandës. Klimës brenda BE’së, që ka ndryshuar dhe besohet se 27 vendet anëtare mund të dalin me lajm pozitiv për Kosovën, iu ka përshtatur edhe Holanda. Në një përgjigje për Gazetën Express, Ministria e Jashtme e këtij shteti thotë se është në pritje të raportit zyrtar të Komisionit Europian që do të jetë me të dhëna të reja mbi progresin e Kosovës. “Holanda është e hapur për të bërë vlerësimin se a janë përmbushur të gjitha standardet. Progresi në regjistrin për luftimin e krimit të organizuar është kyç për ne”, thonë ata.

Ankesa e kosovarëve për diskriminim nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian është bërë e përvitshme sa herë që Komisioni Europian konstaton se Kosova i ka përmbushur kriteret për t’i dhënë fund izolimit, por i cili nuk çon në marrjen e vendimit për heqje të vizave. Dy shtetet që më së shumti prodhuan zhgënjim mes kosovarëve ishin Franca e Holanda që me vite nuk lëvizën nga qëndrimi i tyre skeptik. Megjithatë, në rrethanat e reja politike të krijuara në Europë, Franca bëri një përpjekje. Bashkë me Gjermaninë dhe Poloninë dolën me deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për progres në çështjen e liberalizimit të vizave.

Pavarësisht se shumë herë u tha që kushtet për të ndodhur procesi i liberalizimit të vizave janë plotësuar nga Kosova, Holanda gjeti arsyetime mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend që të kundërshtojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Por ndryshimi i qëndrimit brenda BE’së e ka afektuar edhe Holandën.  Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, në një përgjigje për Gazetën Express dha një zotim se nëse raporti i ri me përditësime nga Komisioni Europian do të jetë në favor të Kosovës, atëherë ka gatishmëri për të marrë një qëndrim.

“Komisioni Europian së shpejti do të vijë me një raport të përditësuar mbi standardet për liberalizimin e vizave. Holanda është e hapur për të vlerësuar nëse të gjitha standardet janë përmbushur. Progresi i bërë deri më tani në regjistrin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është kyç për ne” thotë kjo ministri.

Tutje, pasi të dëgjojnë KE’në, holandezët thonë se Qeveria holandeze do të marrë qëndrimit dhe do ta kalojë çështjen në Parlament.

“ Vetëm pas vlerësimit të progresit të bërë dhe pas një diskutimi me Parlamentin do të kemi qëndrim për këtë çështje”.

Për raportin e ri që do ta publikojë Komisioni Europian dje ka folur Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit Europian, e cila krahas thirrjes për liberalizim të vizave, siguroi se vlerësimi i këtij institucioni është se Kosova ka përmbushur kriteret.

“Përditësimi teknik nuk do të përbëjë një vlerësim të ri dhe nuk do të shtojë ndonjë kusht apo pikë referimi të ri”, tha ajo.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Holandës thotë se liria e lëvizjes së qytetarëve kosovarë nuk është një çështje vetëm mes Kosovës dhe shtetit holandez.

“I takon Këshillit të Bashkimit Europian që të diskutojë dhe të pajtohet për liberalizimin e vizave, kështu që nuk është çështje bilaterale mes Kosovës dhe njërit prej shteteve anëtare të BE-së”.

Në përgjigje, MPJ thotë se Holanda mbështet Qeverinë e Kosovës në “agjendën e saj ambicioze” të reformës së sundimit të ligjit, veçanërisht ata përmendin adresimin e çështjeve si krimi i organizuar dhe korrupsioni i nivelit të lartë.

“Progresi në këtë agjendë reformuese dhe konkretisht në fushat e përmendura, do të jetë para së gjithash i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe sigurisht që mbështet ambicien kosovare për udhëtim pa viza”.

Holanda përfundoi se ishte, është dhe do të ndihmojë Qeverinë e Kosovës, por edhe institucionet gjyqësore dhe organizatat e shoqërisë civile përmes projekteve, këshillave dhe ekspertizës në arritjen e rezultateve në reformat e nevojshme për sundimin e ligjit.

Samiti i BE-së, i cili u zhvillua këtë vit më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, ngriti në masë pritjet e qytetarëve të Kosovës se më në fund mund të vijë një lajm i mirë nga BE-ja – megjithatë s’pati asgjë konkrete. Përkundër deklarimeve publike të shumë shteteve anëtare se janë përkrahëse të lirisë së lëvizjes për vendin e vetëm në Ballkan të izoluar, çështja gjithmonë ka mbetur e bllokuar në Këshillin e BE-së./Express/

liberalizimi i vizave per kosoven holanda per vizat e ksooves

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit