6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në një deklaratë të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri britanik, Keir Starmer dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është insistuar në rritjen e presionit ndaj Rusisë deri në arritjen e paqes, përfshirë vendosjen e sanksioneve.
EVROPË- Liderët evropianë e kanë ofruar të shtunën mbështetjen e tyre për një samit trepalësh në mes të presidentit amerikan, Donald Trump, atij ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologut të tyre rus, Vladimir Putin, pasi në një samit të mbajtur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Alaskë, më 15 gusht, palët nuk kanë arritur marrëveshje për armëpushim në luftën në Ukrainë.
E përditshmja amerikane, New York Times, i ka cituar disa zyrtarë evropianë t’i kenë thënë se edhe liderët evropianë janë ftuar për të marrë pjesë të hënën në Uashington, në takimin mes Trumpit dhe Zelenskyt.
Në një deklaratë të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri britanik, Keir Starmer dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është insistuar në rritjen e presionit ndaj Rusisë deri në arritjen e paqes, përfshirë vendosjen e sanksioneve.
Liderët evropianë kanë insistuar, gjithashtu, që Moska “nuk mund ta ketë të drejtën e vetos” në vendimet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian apo në NATO.
Rusia, në anën tjetër, e ka bërë të qartë se nuk do ta tolerojë anëtarësimin e Kievit në aleancën veriatlantike. Mirëpo, liderët evropianë, kanë thënë se janë të gatshëm që të punojnë drejt një samiti trepalësh, me mbështetje të BE-së.
Takimi i 15 gushtit në mes të Trumpit dhe Putinit ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret drejt dhënies fund të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
“Ne do ta vazhdojmë ashpërsimin e sanksioneve dhe masat tjera ekonomike për të rritur presionin ndaj luftës ekonomike të Rusisë, derisa të ketë paqe të qëndrueshme”, është thënë në një deklaratë të përbashkët të zyrtarëve evropianë.
Liderët evropianë nuk kanë qenë shumë rehat me takimin Trump-Putin, duke argumentuar se Zelensky do të duhej të ishte përfshirë në samitin në Alaskë. Në një deklaratë të lëshuar ndaras, Starmer e ka përgëzuar Trumpin për përpjekjet që po bën për t’i afruar palët me fundin e luftës.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban – i cili është miqësor me Trumpin dhe Putinin – e ka duartrokitur samitin.
“Për vite me radhë i kemi parë dy fuqitë më të mëdha bërthamore duke prishur kornizën e bashkëpunimit të tyre dhe duke nisur mesazhe armiqësore. Kjo tani ka marrë fund. Sot bota është vend më i sigurt sesa dje”, ka thënë Orban përmes një postimi në X – dikur Twitter.
Mirëpo, Macron ka bërë thirrje për kujdes kundër asaj që e ka quajtur “tendencë të dokumentuar nga Putini për mospërmbushje të zotimeve”. Ai ka kërkuar që secila marrëveshje për paqe t’i përfshijë garancitë “e pathyeshme” të sigurisë.
Edhe presidenti francez ka bërë thirrje për rritje të presionit ndaj Rusisë, derisa të arrihet një paqe e qëndrueshme. Liderët evropianë i kanë mirëpritur ato që i kanë quajtur “garanci të sigurisë” të përmendura nga Trumpi, por pa dhënë më shumë hollësi.
Një burim diplomatik i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se Trumpi i ka ofruar Ukrainës garanci të ngjashme – por të ndara – me ato të anëtarësimit në NATO.
“Garanci të forta të sigurisë që i mbrojnë interesat e sigurisë së Ukrainës dhe Evropës janë thelbësore”, ka shkruar von der Leyen në X.
Trump dhe Putini kanë diskutuar për gati tri orë në një bazë ushtarake amerikane në Alaskë. Trump ka thënë se ekipi i tij ka arritur “përparim të madh” drejt dhënies fund të luftës, mirëpo ende nuk ekziston një marrëveshje.
Putini ka thënë se Rusia këmbëngul në atë që e quan “rrënjë të problemit” – gjuha që përdor Kremlini, përmes së cilës kërkon çarmatosjen e ushtrisë ukrainase, dhe që Ukraina të heqë dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO./ REL
Foto RUSI- Samiti i mbajtur në Alaskë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij Vladimir Putin ka rikthyer në vë...
Trump RUSI- Mediat ndërkombëtare kanë publikuar detaje nga një raport ku bëhet me dije se truprojat e presidentit rus, Vladimir Pu...
Foto RUSI- 11 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një shpërthim në një fabrik&...
Foto RUSI- Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev është shprehur se samiti i mbajtur në Alaskë provoi se është e mundur t&e...
foto ilustruese SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...
foto ilustruese SHBA- Vladimir Putini e ka synuar skenën botërore. Donald Trump e ka synuar marrëveshjen për paqe. Liderit rus i ë...
pamje nga zjarri POGRADEC- Një vatër ka përfshirë ditën e sotme fshatin Lin në Pogradec. Konkretisht zjarri ka ren&...
Vladimir Putin dhe Donald Trump SHBA- Sytë e gjithë botës dje ishin drejtuar nga Alaska, ku po zhvillohet takimi historik mes Presidentit a...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar sërish pas telefonatës me presidentin amerikan. Pë...
Donald Trump dhe Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin e ka arritur objektivin e tij në samitin e mbajtur me presidentin amerikan, Donal...