LIVE UPDATES
Bota

Lideri i Hezbollahut u zotua për hakmarrje ndaj shpërthimeve, Izraeli kryen sulme në Liban

Izraeli nuk ka komentuar për shpërthimin e mijëra pejxherëve dhe radiolidhjeve të Hezbollahut, që kanë lënë të vrarë 37 persona dhe kanë plagosur pothuajse 3.000 të tjerë më herët gjatë kësaj jave, por Izraeli është fajësuar nga Hezbollahu për këto sulme.

20 Shtator 2024, 08:50 Nga M.B
Lideri i Hezbollahut u zotua për hakmarrje ndaj shpërthimeve, Izraeli
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Izraeli tha se ka goditur qindra caqe në Liban, disa orë pasi udhëheqësi i Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, mbajti një fjalim duke u zotuar për hakmarrje, pas një sërë shpërthimesh që ndodhën në Liban dhe Siri, që kishin për shënjestër pajisje të telekomunikimit. Izraeli nuk ka komentuar për shpërthimin e mijëra pejxherëve dhe radiolidhjeve të Hezbollahut, që kanë lënë të vrarë 37 persona dhe kanë plagosur pothuajse 3.000 të tjerë më herët gjatë kësaj jave, por Izraeli është fajësuar nga Hezbollahu për këto sulme.

Në fjalimin e tij, lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, synoi të arrite dy qëllime kryesore: forcimin e moralit të Hezbollahut dhe mbajtjen e presionit psikologjik ndaj Izraelit. Pavarësisht se e pranoi se shpërthimet e pajisjeve të komunikimit të grupit përbënin një kthim prapa, ai i paraqiti incidentet vdekjeprurëse si pengesë të përkohshme në konfliktin më të gjerë me armikun.

Ai po ashtu foli për unitetin e Libanit në përgjigje të këtij incidenti dhe pretendoi se sulmi gjerësisht kishte dështuar të arrinte qëllimet e tij origjinale. Në përgjithësi, retorika e Nasrallahut sinjalizoi se udhëheqësi i Hezbollahut ka pak të ngjarë që të ndryshojë kursin pavarësisht pengesave të fundit, dhe do të vazhdojë me gjendjen aktuale të konfliktit me intensitet të ulët me Izraelin.

Disa orë pas fjalimit të mbajtur më 19 shtator, ushtria izraelite tha se avionët luftarakë goditën “përafërsisht 100 raketahedhës dhe infrastrukturë tjetër të terroristëve”, duke shtuar se ka shkatërruar 1.000 armë që ishin bërë gati për t’u shkrepur. Sipas medias shtetërore të Libanit, Izraeli e ka goditur Libanin të paktën 52 herë.

Ndërkaq, Hezbollahu tha se ka kryer të paktën 17 sulme në ndërtesa ushtarake në veri të Izraelit. Shpërthimi i pajisjeve të komunikimit dhe sulmet ajrore vijnë pasi Izraeli tha se po zhvendos vëmendjen e luftës së tij nga Libani dhe Hezbollahu. Që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor, mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – Izraeli dhe Hezbollahu kanë këmbyer zjarr në kufi pothuajse në baza ditore.

Zjarri ndërkufitar ka lënë të vrarë qindra persona në Liban, shumica luftëtarë të Hezbollahut, dhe dhjetëra të tjerë në Izrael, përfshirë ushtarë. Dhjetëra mijëra persona nga të dyja anët e kufirit janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht ka tentuar që të shmangë shpërthimin e një lufte në shkallë të plotë mes Izraelit dhe Hezbollahut./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës