LIVE UPDATES
Bota

Ligji familjar në Gjermani: Dy nëna dhe të drejtat e babait

Forcimi i të drejtave të baballarëve që nuk janë të martuar me nënën e fëmijës është një nga pikat e reformës së ligjit familjar në Gjermani. Cilat janë ndryshimet e tjera?

11 Tetor 2024, 09:09 Nga r.ll
Ligji familjar në Gjermani: Dy nëna dhe të drejtat e babait
foto ilustruese

BERLIN- Në Gjermani, në të ardhmen një burrë do të mund të marrë automatikisht kujdestarinë për fëmijën pas njohjes së atësisë, nëse prindi tjetër nuk bën kundërshtim brenda një muaji. Ndër tjetrash, këtë parashikon reforma e ligjit të familjes, të cilën Ministri Federal i Drejtësisë Marco Buschmann dëshiron ta aprovojë në një afat të shkurtër.

Fëmijët duhet të deklarohen

Po ashtu duhet të forcohet edhe pozita juridike e vetë fëmijëve. Kështu, për shembull, një fëmijë i prindërve të ndarë mund të paraqesë një kërkesë për rimarrjen e një vendimi për kujdestarinë e dhënë që nga mosha 14 vjeç. Në propozimin e reformës theksohet e drejta e fëmijës për të ditur origjinën e tij, në rast të adoptimeve.

Buschmann donte t'i propozonte qeverisë për diskutim reformën e tij të ligjit familjar tani në vjeshtë. Por disa parti brenda koalicionit mendojnë se duhet të bëhen edhe disa ndryshime të tjera. Për të përshpejtuar të gjithë procesin, Buschmann ka ftuar përfaqësuesit e autoriteteve juridike në një takim më datën 25 tetor.

Birësimi dhe njohja më e lehtë e dy nënave

Kjo reformë është sigurisht interesante për njerëzit që duan të birësojnë një fëmijë. Në këtë fushë është planifikuar liberalizimi i rregullave aktuale. Në të ardhmen, edhe çiftet e pamartuara mund të adoptojnë një fëmijë. Sipas propozimeve të reja,çiftet lezbike nuk duhet të kalojnë procesin e adoptimit në qoftë se njëra nga dy gratë që janë bashkë lind një fëmijë me ndihmën e spermës së dhuruar. Në propozim thuhet: "Përveç nënës së lindjes futet edhe materniteti i një gruaje të dytë, në mënyrë që një fëmijë të ketë tashmë dy nëna në bazë të ligjit për prejardhjen”.

Ligji për origjinën duhet të përfshijë edhe udhëzime për njerëzit që ndryshojnë gjininë e tyre, për ata që nuk identifikohen me asnjë gjini si dhe për ata që janë interseksual. Për Buschmann, në këtë reformë është e rëndësishme që të krijohen ligjërisht modele të reja familjare, por njëkohësisht të mos ndryshohen disa pika të rëndësishme. Ato përfshijnë, për shembull: "Një fëmijë mund të ketë në të ardhmen vetëm dy prindër të ligjshëm, si dhe: "Një grua që lind një fëmijë është gjithmonë nëna e fëmijës, pa u kontestuar roli i saj ligjor".

Kujdestaria për fëmijët

Baballarët në veçanti duhet të përfitojnë nga një pikë e reformës. Kjo nënkupton se prindi që kujdeset më pak për fëmijën  duhet të paguajë më pak alimentacion, përveç nëse është rënë dakord për modelin 50:50. Por kujdesi nuk mund të jetë më i vogël se 29 për qind.

Nëse ka mosmarrëveshje për çështjet e përditshme ndërmjet prindërve që kanë kujdestarinë e përbashkët, atëherë prindi me të cilin fëmija një kohë më të gjatë, do të ketë të drejtën të vendosë oër këto çështje. Për shembull, nëse fëmija do të shkojë në mësime noti të enjten apo jo, këtë mund ta vendosë vetëm ky prind. Por parashikohen edhe shumë raste kur duhet të arrihet marrëveshje mes prindërve, në qoftë se aktivitetet e zvoglojnë kohën që prindi tjetër duhet të kalojë me fëmijën. Ndërsa disa çështje duhet të vendosen bashkë nga prindërit.

Mbrojtje nga një prind dhunues

Reforma parashikon ndryshime edhe në qëndrimin ndaj dhunës në familje, ku forcohet mbrojtja e fëmijëve. Ligji për mbrojtjen nga dhuna duhet të lejojë gjykatat të urdhërojnë që dhunuesi të marrë pjesë në ndonjë kurs për tejkalimin e problemeve. Gjithashtu gjykata duhet të vendosë, nëse është e nevojshme të ndërpritet kontakti i prindit dhunues me fëmijën për të garantuar mirëqenien e fëmijës dhe të prindit tjetër./DW

ligji familjar ne gjermani

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen