LIVE UPDATES
Bota

Ligji liberal për prostitucionin/ DW: Gjermania, shtëpia publike e Europës

Në Gjermani prostitucioni është legal. Synimi i ligjit liberal për prostitucionin, i përpiluar 20 vjet më parë ishte që të nxirreshin nga ilegaliteti gratë që punonin në këtë fushë. Me këtë ligj ato mendohej se do të fitonin të drejtën të përdornin shërbimet e sistemit të shëndetësisë dhe të sigurimit në raste papunësie.

18 Prill 2024, 14:51 Nga N.F
Ligji liberal për prostitucionin/ DW: Gjermania, shtëpia publike e
Foto ilustruese

GJERMANI- Në Gjermani prostitucioni është legal. Sipas aktivistëve për të drejtat e grave Gjermania është kthyer në “shtëpinë publike” të Europës. A duhet të marrë Gjermania shembullin e Suedisë? Në Reeperbahn, në lagjen Sankt Pauli në qytetin e Hamburgut prostitucioni është model krejt normal biznesi, sidomos për burrat që janë tutorë prostitutash dhe nxjerrin para prej shfrytëzimit të tyre.

Seksi sjell në Sankt Pauli turistë nga e gjithë bota që joshen të vijnë këtu. Në këtë lagje mëkatarësh organizohen madje guida për turistët. "Këtu në Sankt Pauli shërbejnë si shtëpi publike edhe lokalet ku gratë kërcejnë lakuriq. Po të ulesh këtu për të pirë një birrë, nuk zgjat shumë dhe dikush vjen të bën ofertën, duke thënë se mund ta marrësh valltaren të shkosh edhe në dhomë" - tregon një guidë turistësh.

Synim i mirë me pasoja të rënda

Në Gjermani prostitucioni është legal. Synimi i ligjit liberal për prostitucionin, i përpiluar 20 vjet më parë ishte që të nxirreshin nga ilegaliteti gratë që punonin në këtë fushë. Me këtë ligj ato mendohej se do të fitonin të drejtën të përdornin shërbimet e sistemit të shëndetësisë dhe të sigurimit në raste papunësie.

Por pasoja është se që nga ajo kohë në Gjermani vijnë shumë burra nga vende të tjera për të blerë seks dhe bashkë me ta edhe shumë gra, që nuk e shesin trupin e tyre me vullnet të lirë.

Nja nga ato është Tereza nga Afrika. Ajo ka frikë, sidomos për foshnjën dhe familjen e saj, prandaj do të mbetet anonime. Tek trafikantët që e patën sjellë në Gjermani ajo hyri në borxh 60 mijë euro, tregon ajo. Paratë për të larë borxhin ajo duhet t'i nxjerrë tani duke dalë tek semafori. "Trafikantët e qenieve njerëzore janë nga natyra të pangopur, ata duan gjithnjë e më shumë para dhe nuk pyesin çfarë vuajtesh duhet të kalojnë gratë. Unë nuk e kisha menduar kurrë se do përfundoja me një punë të tillë." - tregon Tereza.

Që ta detyronin të ushtronte profesionin e prostitutës trafikantët madje e ndanë nga fëmija foshnjë. "Nuk do ta harroj kurrë atë natë. Ata ma morën fëmijën, më nxorën jashtë në verandë dhe mbyllën derën. Më thanë të rri atje meqënëse jam shumë kokëfortë dhe nuk dua të dal tek semafori. Unë dëgjoja fëmijën brenda që qante. Qante e qante. Pastaj e zuri gjumi. Në orën një ata hapën derën dhe më lanë të hyja brenda." - tregon Tereza.

Askush nuk guxon t'u drejtohet autoriteteve   

Prostitucioni i detyruar dënohet në Gjermani. Por askush nuk guxon t'u drejtohet autoriteteve. Në vend që të shkojnë tek autoritetet njerëzit fshihen. Në Gjermani ka rreth 30 mijë prostituta të regjistruara. Numri i punonjëseve ilegale të seksit vlerësohet të jetë dhjetë herë më shumë.

Gjermania është kthyer në shtëpinë publike të Europës dhe modeli gjerman ka dështuar, thotë aktivistja për të drejtat e grave, Nora Evers. "Me ligjet liberale Gjermania përkrah një sistem që faktikisht i grabit gratë, i kthen ato në mall dhe u jep të drejtën burrave që të blejnë për 30 euro seks me një grua." - thotë Evers.

Modeli nordik

Sipas saj Suedia dhe qasja e atjeshme kundër prostitucionit duhet marrë shembull. I ashtuquajturi „modeli nordik", është duke gjetur gjithnjë e më shumë përkrahës edhe në politikën dhe median gjermane. Ky model është i përhapur edhe në vendet e tjera europiane si Norvegjia dhe Franca. Sipas legjislacionit suedez vepër penale kryen vetëm personi që blen seks. Kush kapet duke u larguar nga banesa e një prostitute, rrezikon të dënohet me gjobë. Sasia e gjobës varet nga të ardhurat e personit. Kush kapet disa herë duke blerë seks, rrezikon të dënohet me heqje lirie.

Por ndërkohë që në Gjermani shoqatat e prostitutave po diskutojnë se si mund të adoptohet modeli suedez, në Suedi shumica e mbështet ndalimin e shitjes së seksit.

Marrë nga DW

shtepi publike gjermani europe ligji liberal

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale