LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësit në Britani: Vendi ynë po përballet me kërcënim të madh dhe në rritje nga Irani

Komiteti tha se Qeveria britanike duhet ta shqyrtojë plotësisht nëse do të ishte i zbatueshëm ndalimi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, një veprim për të cilin disa ligjvënës kanë bërë thirrje prej kohësh.

10 Korrik 2025, 15:13 Nga r.ll
Ligjvënësit në Britani: Vendi ynë po përballet me
foto ilustruese

LONDËR- Britania e Madhe përballet me kërcënim të madh dhe të gjerë nga Irani dhe, derisa ky kërcënim nuk është në të njëjtën shkallë me atë nga Rusia dhe Kina, është në rritje dhe Qeveria britanike nuk është plotësisht e përgatitur për të, thanë ligjvënësit në një raport të publikuar të enjten.

Komiteti Parlamentar për Inteligjencë dhe Siguri tha se kërcënimi iranian përfshin gjithçka, prej sulmeve fizike dhe atentateve të mundshme ndaj disidentëve dhe objektivave hebraike, deri te spiunazhi, kapacitetet për sulme kibernetike dhe përpjekjet për zhvillimin e armëve bërthamore.

"Irani është i pranishëm në të gjithë spektrin e llojeve të kërcënimeve për të cilat duhet të shqetësohemi", tha kryetari i komitetit, Kevan Jones.

"Ne mbetemi të shqetësuar që politika e Qeverisë për Iranin është përqendruar kryesisht në menaxhimin e krizave dhe është udhëhequr kryesisht nga shqetësimet për programin bërthamor të Iranit – duke lënë pas dore çështje të tjera", thuhet në raport.

Ambasada e Iranit në Londër e kundërshtoi raportin, duke e quajtur atë "të pabazë, politikisht të motivuar dhe armiqësor".

"Akuza të tilla nuk janë vetëm shpifëse, por edhe të rrezikshme, pasi nxisin tensione të panevojshme dhe minojnë normat diplomatike", thuhej në komunikatën e Ambasadës.

Komiteti tha se Qeveria britanike duhet ta shqyrtojë plotësisht nëse do të ishte i zbatueshëm ndalimi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, një veprim për të cilin disa ligjvënës kanë bërë thirrje prej kohësh.

Megjithëse provat për komitetin u dhanë deri në gusht 2023, ligjvënësit theksuan se rekomandimet e tyre për veprimet që duhet t’i ndërmarrë Qeveria mbeten ende të vlefshme.

Vitin e kaluar, kreu i agjencisë britanike të inteligjencës, MI5, deklaroi se, që nga janari i vitit 2022, shërbimi i tij dhe policia britanike kishin ndërhyrë në 20 plane iraniane për rrëmbime ose vrasje të shtetasve britanikë ose individëve me bazë në Britani, që konsideroheshin nga Teherani si kërcënim.

Në mars, Britania theksoi se do t’i kërkonte shtetit iranian ta regjistrojë çdo veprim që ka për qëllim ushtrimin e ndikimit politik në Britani, duke e vendosur atë nën një nivel më të lartë të kontrollit për shkak të aktiviteteve gjithnjë e më agresive.

Shërbimet e sigurisë britanike thonë se Teherani përdor grupe kriminale për të kryer punë për të në Britani.

Në dhjetor, dy shtetas rumunë u akuzuan pasi një gazetar që punonte për një organizatë mediatike në gjuhën perse në Londër u godit me thikë në këmbë. Ndërkohë, muajin e kaluar tre burra iranianë dolën në gjyq nën akuzuat se ndihmuan shërbimin e inteligjencës së jashtme iraniane dhe për planifikim dhune ndaj gazetarëve./REL

britani e madhe

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës