LIVE UPDATES
Bota

Lista Serbe 'dëbon' serbët në veri nëse nuk zgjedhin atë si të vetmen alternativë, qytetarët: Partia po ushtron presion, hakmerret për bindjet politike

Edhe para disa muajve, një i ri tjetër nga Shtërpca, Daniel Vasijleviç, kishte hedhur akuza ndaj Listës Serbe dhe kryetarit të komunës për hakmarrje për shkak të bindjeve politike.

7 Mars 2023, 09:44 Nga a.l
Lista Serbe 'dëbon' serbët në veri nëse nuk
Serbi

KOSOVË- Situata në veri të Kosovës vijon të jetë problematike edhe pas heqjes së barrikadave. Së fundmi kanë nisur shenjat e “dëbimit” të serbëve në veri të cilët nuk mbështesin Listën Serbe. Sipas mediave të Kosovës, serbët në veri kanë nisur të shesin shtëpitë e tyre në Fushë-Kosovë me shifra shumë të ulëta. Lista Serbe është duke ushtruar presion monopol në veri dhe detyron serbët e veriut të kenë vetëm atë si alternativë. Ata nxisin fushata denigruese ndaj mbështetësve të qeverisë. Megjithatë jo vetëm për shkak të çmimit serbët po i shesin pronat. Në fshatin Sevcë, të Shtërpcës, Lazar Milenkoviç e ka vendosur në shitje të gjithë pasurinë e tij, por për një arsye tjetër.

Për shkak Listës Serbe dhe kryetarit të komunës, Dalibor Jevtiç”, thuhet në njoftimin e shitjes, i publikuar edhe në llogarinë e tij në “Facebook”.

Edhe para disa muajve, një i ri tjetër nga Shtërpca, Daniel Vasijleviç, kishte hedhur akuza ndaj Listës Serbe dhe kryetarit të komunës për hakmarrje për shkak të bindjeve politike. Vasiljeviç kishte qëndruar në paraburgim disa javë, për shkak të raportimit në polici të kinse ngacmimit të vajzës së anëtarit të Listës Serbe, Dalibor Jevtiçit. Ndaj akuzave asnjëherë nuk ka pasur reagim nga Lista Serbe. Jo vetëm në Shtërpcë, por edhe në qytete tjera sidomos në Mitrovicën e Veriut ka vazhdimisht raportime për presion nga kjo parti.

Edhe sipas gazetarit Branislav Kerstiç, nëse nuk votohet Lista Serbe ngelesh pa punë. Ai shprehet se për shkak të bindjeve, ai dhe rrethi familjar nuk kanë mundur kurrë të jenë të punësuar në sistemin publik.

Me qenë i dëbuar nga Kosova, me u ushqy nga fondet ose resurset financiare nga Lista Serb edhe kabineti i z. Vuçiçit edhe në fund me shantazhim edhe presion në bazë ditore me kanë i urt ose vet me u largu nga Kosova…Nëse nuk jeni duke votuar Listën Serbe ose partinë “SNS”, partia e kryetarit të Serbisë, ju jeni prej natës së parë të zgjedhjeve pa punë”.

Edhe vetë Kërstiç i cili jeton në Mitrovicën Veriore thotë se për shkak të bindjeve dhe punës që bënë e ka pësuar edhe rrethi familjar të cilët nuk kanë mundur asnjëherë të punësohen në sistemin publik. Ai thotë se Qeveritë në Prishtinë pa përjashtim në forma të ndryshme, bashkë me Beogradin kanë ndikuar në faktorizimin e Listës Serbe, shto këtu faktin se asnjëri nga të dyshuarit për krime pjesë e kësaj partie, nuk janë vënë para drejtësisë.

Monopolizimi i pushtetit dhe i përfaqësimit sipas përfaqësuesve politik në këtë komunë i ka bërë dëme më së shumti vet komunitetit serb. Skender Sadiku, zëvendës Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut ka thënë se ndikimi i tyre politik ka arritur deri tek sistemi i drejtësisë, administrata dhe policia.

 “Ndikimi i tyre politik ka ndikuar tek gjyqësori, tek administrata edhe tek policia. Mund ta imagjinoni që një thirrje që e kanë bërë dhe ndikimin që e kanë lista serbe ka ndikuar që qytetarët serbë të cilët janë shumicë në veri të mos kenë drejtësi, të mos ketë kush t’i ruajë (dorëheqjet e policisë) por të mos kenë edhe shërbimin më elementare që bëhet nëpër komuna”.

Në javët e fundit Lista Serbe ka nisur një fushatë denigruese ndaj serbëve që janë pjesë e Qeverisë e jo e Listës Serbe. Sulme ka pasur edhe ndaj Rada Trajkoviçit e cila është një ndër kritiket më të mëdha të presidentit Aleksandër Vuçiç e për rrjedhojë edhe e Listës Serbe. Ata kanë përdorur terma ofenduese ndaj saj duke e cilësuar “gjyshe” dhe e kanë akuzuar se shfrytëzohet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./ GazetaExpress

dialogu kosove-serbi asosacioni i komunave me shumice serbe

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet