LIVE UPDATES
Bota

Ish-prokurori: Lista Serbe duhet të merret në pyetje, me dëshirë ose me forcë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar në prill se kundër qytetarëve, biznesmenëve, kryetarëve të komunave, deputetëve dhe përfaqësuesve politikë në veri të Kosovës janë ndërmarrë procedura “për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës”.

11 Qershor 2022, 08:22 Nga DOSJA
Ish-prokurori: Lista Serbe duhet të merret në pyetje, me
Serbi

SERBI- Refuzimi i ftesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për intervistim, nga kushdo qoftë, nuk është gjë e ligjshme, thotë ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha.

Lista Serbe, partia udhëheqëse serbe e Kosovës, ka konfirmuar më 9 qershor se zyrtarët e saj të lartë i kanë refuzuar ftesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës për t’u marrë në pyetje.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar kësaj prokurorie me pyetjen se cilat janë procedurat dhe hapat ligjorë, që pasojnë rastet kur ftesa e saj për intervistim refuzohet, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje. Prokuroria nuk ka dalë as vetë me ndonjë njoftim për ftesat e pretenduara për intervistim.

Duke folur për REL-in, ish-prokurori Hoxha shpjegon:

“Nëse ftesa refuzohet, atëherë lëshohet urdhëresa që ai [personi i ftuar] të sillet me dhunë. Menjëherë. Vetëm caktohet termini kur ka kohë prokuroria të merret me palën, në bazë të asaj se si e ka radhitjen e intervistave dhe të marrjes në pyetje të njerëzve. Nuk ka ndonjë afat tjetër”.

“Refuzimi mund të sjellë pak vonesa, pak probleme, por patjetër se [intervistimi i individit nga prokuroria] ka për t’u ekzekutuar”, thotë Hoxha.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka deklaruar në prill se kundër “qytetarëve, biznesmenëve, kryetarëve të komunave, deputetëve dhe përfaqësuesve politikë” në veri të Kosovës janë ndërmarrë procedura “për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës”.

Atëbotë, ai ka thënë se dyshohet se Prokuroria Speciale po ndjek penalisht më shumë se 70 serbë për pjesëmarrje në protestat e vitit të kaluar, por nuk ka specifikuar se në cilat protesta.

Rakiq, më 9 qershor, ka konfirmuar se ftesa për intervistim nga prokuroria i ka ardhur edhe nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, dhe anëtarit të kryesisë së kësaj partie, Sllavko Simiq.

Rakiq është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, e cila udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa Sllavko Simiq është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. Igor Simiq, ndërkaq, është deputet i Kuvendit të Kosovës.

Rakiq ka thënë një ditë më herët se askush që gjendet në listat e pretenduara për intervistim nga Prokuroria e Kosovës, nuk do të përgjigjet. Në rast se arrestohen, sipas tij, do të pasojnë “protesta me të gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike dhe, madje, edhe mosbindja civile”.

Njohësi i proceseve politike në Kosovë, Agon Maliqi, thotë se përderisa nuk ka ndonjë akuzë të shpallur nga Prokuroria Speciale ndaj zyrtarëve të caktuar të Listës Serbe, refuzimi i tyre për t’u intervistuar mund të konsiderohet si “ftesë për policinë që të ndërmarrë hapa”.

Maliqi thotë se, pavarësisht faktit se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, prokuroria duhet të ketë parasysh implikimin e përgjithshëm të sigurisë dhe të gjejë mënyra për ta administruar rastin, mundësisht pa prodhuar efekte më të gjera për sigurinë.

“Kërcënimet për bojkotim të institucioneve ose për përshkallëzim të mosbindjes civile kanë qenë të vazhdueshme nga veriu [i Kosovës, i banuar me shumicë serbe], por nuk janë materializuar deri tani. Se a do të vazhdojë kështu, mbetet e paqartë. Mbetet i paqartë edhe pozicioni i Beogradit në raport me këto zhvillime. Por, nuk përjashtohet materializimi i këtij kërcënimi tërheqja e serbëve nga institucionet”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, kjo situatë mund të shfrytëzohet nga ana e Beogradit i cili mbështet Listën Serbe për “viktimizim dhe fitim të pikëve politike në rrafshin ndërkombëtar”, si dhe si “ushqim i narracionit se serbët po persekutohen”.

Verolub Petroniq, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Qendra Humanitare, me seli në Mitrovicë, e cila gjithashtu merret me çështje të sigurisë, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës është dashur që moti të dalë me detaje të sakta lidhur me proceset ndaj “disa individëve”.

Siç vlerëson ai, vetëm në atë mënyrë mund të shmanget përshkallëzimi i mundshëm i situatës.

Në situatën e tanishme, thotë Petroniq, qarkullojnë dezinformata të ndryshme dhe populli “është i frikësuar”. Ai thotë se, përmes aplikacionit telefonik Viber, qarkullojnë lista të ndryshme me emrat e njerëzve nga radhët e komunitetit serb nga veriu i Kosovës.

“Në këtë mënyrë përhapet frika te qytetarët, e cila mund ta destabilizojë situatën edhe ashtu të paqëndrueshme. Vetë fakti që dikush e di se është në një listë, duke mos ditur nëse ajo listë është e saktë apo jo...”, thotë Petroniq për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, është e dukshme që arrestimet eventuale do të nxisin protesta të qytetarëve.
“Kam frikë se nuk do të përfundojë me aq dhe trazirat janë të pashmangshme”, thotë Petroniq.

Sipas Maliqit, refuzimi i ftesave të prokurorisë nga ana e zyrtarëve të Listës Serbe, të cilët janë pjesë e institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës, flet për “mospranimin e plotë të rendit juridik në Kosovë”.

Për më shumë, ky refuzim, shton Maliqi, reflekton interesin e tyre që të ketë një reagim.

“Fundja, bëhet fjalë vetëm për një intervistim, pra një bashkëpunim procedural administrativ me shtetin e Kosovës për një hetim që po bëhet. Mosbindjen ndaj një ftese të tillë, unë e lexoj si veprim me elemente provokimi ndaj institucioneve, për ta përshkallëzuar situatën, në mënyrë që pastaj kjo të përdoret si instrument politik”, thotë Maliqi.

Më 9 qershor, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter se ka informuar të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për, siç ka thënë, “persekutimin e krerëve të Listës Serbe” nga ana e Qeverisë së Kosovës. Nga BE-ja nuk ka pasur ndonjë reagim.

Petkoviq ka thënë se kushdo që mendon se do t’i trembë serbët në Kosovë, mashtrohet.

“Këtë nuk ia dolën as më të fortët dhe nuk do t’ia dalë as Kurti, i cili do të donte t’i rrënonte urat e bashkëpunimit dhe paqes. Serbët do të mbeten të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave legjitime”, ka shkruar Petkoviq në Twitter. Reagim nuk ka pasur as nga Qeveria e Kosovës.

Pjesëtarët e komunitetit serb kanë protestuar në tetor të vitit të kaluar, pas një aksioni të Policisë së Kosovës për të luftuar kontrabandën e mallrave në rajonet e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në atë aksion janë konfiskuar “mallra në vlerë prej qindra mijëra eurosh”, si dhe janë mbyllur disa rrugë alternative, të cilat janë përdorur për kontrabandë mallrash.

Serbë lokalë në veri të Kosovës kanë protestuar edhe në shtator të vitit të kaluar, për dy javë, duke bllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur disa masa për automjetet me targa të Serbisë. Në ato vendkalime, me grupin e qytetarëve serbë kanë qenë edhe përfaqësues të Listës Serbe.

Marrë nga REL. 

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron