LIVE UPDATES
Bota

Liz Truss qeverisi vetëm 44 ditë, por s'është e vetmja! Garon me 3 shqiptarë, Fatos Nanon, Kurtin e Abazoviç

Liz Truss është zyrtarisht kryeministrja që ka qeverisur për më pak kohë në historinë e Britanisë, duke ia kaluar edhe kandidatit të radhës, George Canning, i cili ishte kryeministër për vetëm 118 ditë, derisa vdiq në detyrë në vitet 1820.

21 Tetor 2022, 14:50 Nga k.m.
Liz Truss qeverisi vetëm 44 ditë, por s'është e vetmja!
Liz Truss

Kryeministrja britanike, Liz Truss, ka dhënë dorëheqjen pas vetëm 45 ditësh në detyrë. Ajo e mori zyrtarisht detyrën nga Boris Johnson më 6 shtator, por, pas një serie vendimesh politike kaotike, rënies së treguesve ekonomikë, gafave mediatike dhe dorëheqjeve të personave të profilit të lartë – për të mos përmendur sondazhet e opinionit publik që treguan një rënie të Partisë së saj Konservatore, ndërkohë që Partia Laburiste e opozitës pati një rritje – Truss vendosi se ishte koha për të dhënë dorëheqjen.

Truss është zyrtarisht kryeministrja që ka qeverisur për më pak kohë në historinë e Britanisë, duke ia kaluar edhe kandidatit të radhës, George Canning, i cili ishte kryeministër për vetëm 118 ditë, derisa vdiq në detyrë në vitet 1820.

Por, cilët janë disa nga kryeministrat e tjerë me qeverisjet më afatshkurtra në Europë?

Më poshtë do të gjeni një listë me disa nga rastet kryesore të 50 viteve të fundit të politikës, me politikanë që kanë shërbyer 200 ditë apo edhe më pak – duke përjashtuar ata që kanë qenë kujdestarë ose kryeministra të përkohshëm.

Mali i Zi: Dritan Abazoviç – 176 ditë (duke vazhduar akoma në detyrë)

Abazoviç është rasti më i fundit i largimit nga detyra në mesin e kryeministrave europianë, pasi humbi pozicionin e tij si rrjedhojë e votimit të mocionit të mosbesimit parlamentar më 20 gusht – por ai mbetet në detyrë për momentin.

Lideri i partisë liberale dhe të gjelbër, URA, erdhi në detyrë pas rrëzimit të qeverisë së mëparshme në prill, me ndarjen e aleatëve politikë për shkak të mungesës së progresit në vend, nacionalizmit dhe obstruksionizmit, një praktikë ku ligjet dhe politikat vonohen qëllimisht.

Vetë koalicioni i Abazoviç me partitë kryesisht pro-europiane dhe ato të pakicave, u shpërbë pasi ai nënshkroi marrëveshjen e diskutueshme me Kishën Ortodokse Serbe për pronat e paluajtshme, në fillim të gushtit, duke shkaktuar protesta të menjëhershme nga opozita pasi mediat lokale raportuan se kontrata ishte nënshkruar në fshehtësi.

Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është caktuar ende.

Belgjikë: Paul Vanden Boeynants – 165 ditë

Paul Vanden Boeyants shërbeu dy herë si kryeministër i Belgjikës: herën e parë për dy vite, në periudhën e viteve 1960, dhe më pas përsëri për vetëm 165 ditë, midis 20 tetorit 1978 dhe 3 marsit 1979.

Pas qëndrimit të tij si kryeministër, Vanden Boeyants pati një jetë dinamike, si brenda ashtu edhe jashtë politikës. Ai u dënua me tre vite burg me kusht në vitet 1980, pasi u akuzua për deklarata të rreme të taksave.

Më pas, në vitin 1989, ai u rrëmbye nga një bandë kriminelësh dhe u mbajt peng për një muaj, pasi ata kërkuan një shpërblim prej 30 milionë franga belge (rreth 30 milionë euro).

Vanden Boeynants u largua nga politika aktive në mesin e viteve 1990. Ai vdiq në vitin 1991 nga pneumonia pas një operacioni në zemër.

Estonia: Andres Tarand – 161 ditë

Duke shërbyer si kryeministër i Estonisë për vetëm 161 ditë, Andreas Tarand ishte lideri me qeverisjen më të shkurtër në këtë shtet baltik deri më tani, i cili qëndroi në detyrë nga 8 nëntori 1994 deri më 17 prill 1995.

Si një ambientalist i përjetshëm, Tarand kishte studiuar klimatologji në universitet dhe kishte qenë ministër i mjedisit i Estonisë në dy qeveri të ndryshme.

Tarand më vonë u zgjodh në Parlamentin Europian dhe shërbeu si eurodeputet nga viti 2004 deri në vitin 2005.

Francë: Bernard Cazeneuve – 161 ditë

Kryeministri socialist francez, Bernard Cazeneuve, ishte në detyrë për vetëm pesë muaj e katër ditë, nga dhjetori i vitit 2016 deri në maj të vitit 2017.

Ai u emërua në detyrë nga Presidenti Hollande pasi paraardhësi i tij nisi një fushatë presidenciale. Cazeneuve dha dorëheqjen në fund të mandatit të Hollande, kur Emmanuel Macron mori postin e Presidentit të Francës.

Kosovë: Albin Kurti – 121 ditë

Kur protestuesi për shumë vite rresht, njëkohësisht edhe lideri i partisë kryesore opozitare në Kosovë, Albin Kurti, më në fund u bë kryeministër në shkurt të vitit 2020, pas disa muajve negociata me partnerët e tij të koalicionit, ai nuk e priste që presidenti amerikan Donald Trump do ta rrëzonte atë nga qeveria.

Trump ishte i etur për t’u përfshirë në zgjidhjen e çështjeve të hapura politike midis Kosovës dhe Serbisë, dhe Kurti me sa duket nuk po i hapte rrugë.

I dërguari i SHBA-së në Ballkan, Richard Grenell, bëri bashkë një koalicion partish në parlament që do të organizonin një votë mosbesimi ndaj Kurtit. Nisma funksionoi dhe Kurti u rrëzua pas saktësisht katër muajsh në pushtet.

Thënë kjo, kur qeveria e mbështetur nga Trump u shpërbë disa muaj më vonë – Kurti u rizgjodh me një shumicë votash.

Shqipëri: Fatos Nano – 103 ditë

Fatos Nano vinte nga një familje e shquar e Shqipërisë komuniste dhe ai ngjiti gradualisht shkallët e Partisë së Punës të Shqipërisë.

Ai u caktua kryeministër i një qeverie kalimtare dhe u ngarkua me detyrën e organizimit të zgjedhjeve të para demokratike postkomuniste në vitin 1991.

Partia e tij fitoi zgjedhjet dhe ai u bë kryeministër. Megjithatë, një grevë e përgjithshme e organizuar nga sindikatat e pavarura e detyroi atë që të jepte dorëheqjen disa javë më vonë, në qershor të vitit 1991, pas vetëm 3 muajsh e 13 ditësh në pushtet.

Nano vazhdoi të reformonte Partinë e Punës, duke e shndërruar atë nga një front antirevizionist, marksist-leninist, në një parti socialdemokrate dhe e quajti atë Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ai u rizgjodh kryeministër për dy mandate të tjera, në vitin 1997 dhe në vitin 2002.

Itali: Amintore Fanfani – 102 ditë

Amintore Fanfani ka qenë kryeministër i Italisë gjithsej gjashtë herë – herën e parë vetëm për 22 ditë, në vitet 1950 – por ishte mandati i tij i fundit në detyrë që e bën ish-politikanin fashist pjesë të kësaj liste.

Ai ishte kryeministër nga 18 prilli deri më 29 korrik të vitit 1987, për vetëm 102 ditë.

Fanfani e nisi karrierën e tij politike në Partinë Nacionaliste Fashiste të Musolinit dhe shkroi për vizionin e tij për një Europë fashiste të udhëhequr nga dy qeveritë autoritare në Romë dhe në Berlin. Ai luajti një rol të rëndësishëm në heqjen e së drejtës të çifutëve italianë për t’u punësuar në qeveri ose në akademi, dhe pasi Musolini u vra, ai iku në Zvicër dhe qëndroi aty deri në fund të luftës.

Kur u kthye në politikë, ai u bë një kristian demokrat dhe udhëhoqi gjashtë qeveri të ndryshme në vitet 1950, 1960 dhe 1980 dhe vazhdoi të ishte aktiv në politikë, duke mbajtur role të larta në Senatin italian deri në mesin e viteve 1990.

Ai vdiq në vitin 1999, në moshën 91-vjeçare.

Rumani: Mihai Răzvan Ungureanu – 89 ditë

Mihai Răzvan Ungureanu u caktua kryeministër i Rumanisë në shkurt të vitit 2012, në një përpjekje për të stabilizuar vendin që ndodhej në mes të një krize serioze politike.

Ungureanu ishte caktuar në detyrë nga Presidenti i Rumanisë dhe nga drejtuesi i konservatorëve, Traian Băsescu.

Lëvizja e Băsescu-t u etiketua nga disa si një kopje e mënyrës se si u promovua Vladimir Putin nga presidenti rus Boris Yeltsin – por Ungureanu dhe Putin nuk kishin praktikisht asgjë të përbashkët dhe ish-drejtori i Shërbimit Informativ Rumun nuk arriti të kalonte mocionin e mosbesimit nga koalicioni i madh i vendit në fillim të majit të po të njëjtit vit.

Ungureanu mbeti aktiv në politikën rumune, duke shërbyer si anëtar i parlamentit në vitet në vijim.

Finlandë: Anneli Jäätteenmäki – 69 ditë

Anneli Jääteenmäki ishte kryeministrja e parë femër e Finlandës, për një periudhë tepër të shkurtër, nga 17 prilli deri më 24 qershor 2003.

Ajo e udhëhoqi Partinë e saj të Qendrës drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2003, por u përfshi shpejt në një skandal kur filluan të shtroheshin pyetje serioze rreth mënyrës se si ajo kishte arritur të siguronte disa dokumente konfidenciale të ministrisë së jashtme në lidhje me luftën në Irak, të cilat i përdori në fushatën zgjedhore për të diskredituar opozitën.

Jäätteenmäki pretendoi se dikush ia kishte dërguar dokumentet asaj me faks, pa ia kërkuar njeri, dhe se ajo nuk e dinte se sa informacione sensitive përmbanin ato. Një nëpunëse e lartë civile kundërshtoi versionin e saj të ngjarjeve dhe, pasi humbi besimin, Jäätteenmäki-t iu desh të jepte dorëheqjen.

Sidoqoftë, karriera politike e Anneli Jääteenmäki nuk përfundoi këtu. Ajo u bë eurodeputete në Bruksel dhe qëndroi në detyrë nga viti 2001 deri në vitin 2019.

Bullgari: Andrey Lukanov – 22 ditë

Megjithëse ky vend ballkanik nuk është se nuk njihet për trazirat politike, pasi ka pasur katër zgjedhje të përgjithshme dhe katër kryeministra vetëm në 18 muajt e fundit, Andrey Lukanov mban rekordin për kohën më të shkurtër si kreu i shtetit të Bullgarisë, në fund të vitit 1990.

Teksa ndikimi i Bashkimit Sovjetik në Europën Lindore ishte zbehur, shumë vende komuniste e gjetën veten në një udhëkryq, duke përfshirë edhe Bullgarinë.

Lukanov shërbeu si kryeministri i fundit i Republikës Socialiste të Bullgarisë dhe, ndërkohë që vendi filloi tranzicionin drejt një demokracie të stilit perëndimor pas zgjedhjeve të para pluraliste, ai e mbajti këtë detyrë deri më 7 dhjetor 1990.

Pavarësisht ofertave të tij për të formuar një qeveri koalicioni me opozitën, ai u refuzua me arsyetimin se Lukanov – një ish-besnik i Partisë Komuniste dhe politikan i rangut të lartë – duhet të bëhej përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë dhe krimet e regjimit të mëparshëm.

Ai përfundimisht u detyrua të largohej nga zyra pas demonstratave masive dhe një greve të përgjithshme.

Lukanov u vra në një atentat në vitin 1996 jashtë banesës së tij në Sofje. Motivet e vërteta të atentatit të tij mbeten të paqarta, ndërsa autorët vazhdojnë të jenë të lirë.

Kroacia: Josip Manolić – 22 ditë

Qëndrimi i shkurtër i Josip Manolić si kryeministër i Kroacisë erdhi në një kohë shumë të trazuar, pasi Kroacia shpalli pavarësinë e saj nga Jugosllavia më 25 qershor 1991, gjë e cila solli nisjen e një lufte me serbët etnikë në vend, të mbështetur nga Beogradi dhe mbetjet e Ushtrisë Popullore Jugosllave.

Manolić u bë kryeministri i parë i vendit që sapo kishte shpallur pavarësinë, pa kaluar një proces zgjedhor, duke vazhduar detyrën e tij si kryeministër i Kroacisë brenda Jugosllavisë, një pozicion që e kishte marrë në gusht të vitit 1990.

Megjithatë, pasi Presidenti Franjo Tuđman nënshkroi Marrëveshjen e Brijunit në korrik të vitit 1991, duke shkëputur akoma më tej lidhjet e vendit me republikat e tjera jugosllave, Manolić u zëvendësua nga Franjo Gregorić, i cili u ngarkua nga Tuđman me detyrën për të udhëhequr një qeveri të koalicionit të madh, të njohur si Qeveria e Unitetit Kombëtar.

Manolić, një ish-kryetar i agjencisë jugosllave të sigurisë, OZNA, gjithashtu edhe anëtar i rezistencës partizane antifashiste në Luftën e Dytë Botërore, ishte një nga themeluesit kryesorë të partisë nacionaliste kroate të qendrës së djathtë, HDZ, dhe konsiderohej të ishte njeriu i dytë më i fuqishëm në Kroaci në atë kohë pas Tuđman.

Megjithatë, pasi përpjekja e Manolić në vitin 1995 për të organizuar një largim masiv të anëtarëve të HDZ-së për t’i privuar Tuđman shumicën parlamentare dështoi, rëndësia e tij u zbeh dhe ndikimi i tij në politikën e vendit ra.

Manolić, i cili mbushi 100 vjeç në mars të vitit 2020, është një nga ish-kryeministrat më të vjetër në botë.

Lituani: Albertas Šimėnas – 3 ditë

I njohur si një nga nënshkruesit e Aktit të Rithemelimit të Shtetit të Lituanisë në mars të vitit 1990, duke shpallur në mënyrë efektive pavarësinë e Lituanisë nga Bashkimi Sovjetik, Šimėnas u bë kryeministër i këtij vendi baltik më 10 janar 1991 pasi qeveria e mëparshme dha dorëheqjen për shkak të trazirave ekonomike.

Megjithatë, Šimėnas u zhduk tre ditë më vonë, pasi ushtria sovjetike hyri në kryeqytetin Vilnius dhe rrethoi ndërtesat kryesore në qytet, në atë që më vonë u quajt si Ngjarjet e Janarit.

I konsideruar si një nga njollat më të këqija të sundimit të liderit të BRSS, Mikhail Gorbachev, konfrontimet e dhunshme me popullsinë lituaneze çuan në 14 civilë të vrarë dhe në rreth 140 të plagosur.

Meqë Šimėnas nuk gjendej askund gjatë këtyre trazirave, Gediminas Vagnorius – një tjetër nënshkrues i aktit të marsit të vitit 1990 – mbajti një seancë urgjente dhe mori në dorë drejtimin e vendit.

Šimënas u rishfaq më 14 janar, duke iu bashkuar qeverisë së Vagnorius si ministër i ekonomisë, derisa ajo qeveri u rrëzua në korrik të vitit 1992.

Suedi: Magdalena Andersson – 7.5 orë

Kryeministrja e parë femër e Suedisë, Magdalena Andersson, qëndroi në detyrë për vetëm shtatë orë e gjysmë, në herën e saj të parë.

Në nëntor të vitit 2021, pas negociatave që kishin zgjatur për shumë ditë, liderja socialdemokrate Andersson ia arriti të krijonte një qeveri të pakicës me mbështetjen e dy partive më të vogla.

Pasi parlamenti votoi për të miratuar emërimin e saj si kryeministre, ajo paraqiti një plan të ri buxhetor për vendin, por njëra nga partitë tërhoqi mbështetjen e saj dhe ajo dha dorëheqjen vetëm shtatë orë e gjysmë pasi u konfirmua si kryeministre.

Pak ditë më vonë, buxheti u rikthye në tryezën e diskutimit, u ndryshua dhe u miratua dhe Andersson u votua sërish si kryeministrja e Suedisë, një rol që ajo vazhdoi ta mbante derisa u zëvendësua në tetor të vitit 2022 pas zgjedhjeve të përgjithshme./Monitor

liz truss dorehiqet liz truss

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria