Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në samitin e tyre në fund të tetorit, vendet e BE-së u shprehën pro ofrimit të ndihmës humanitare për njerëzit në Rripin e Gazës dhe nxjerrjen e të huajve dhe të plagosurve nga territori i rrethuar palestinez.
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka hedhur poshtë thirrjet e disa shteteve arabe dhe myslimane për një armëpushim më të gjatë nga ana eIzraelit. Scholz tha se mbështet pauzat për arsye humanitare në mënyrë që në Rripin e Gazës të mund të arrijnë ndihma ose që shtetasit e huaj të mund të largohen nga vendi, tha ai gjatë një eventi të gazetës "Heilbronner Stimme".
Në samitin e tyre në fund të tetorit, vendet e BE-së u shprehën pro ofrimit të ndihmës humanitare për njerëzit në Rripin e Gazës dhe nxjerrjen e të huajve dhe të plagosurve nga territori i rrethuar palestinez. "Dhe sigurisht që ne të gjithë po luftojmë që pengjet të lirohen," tha Scholz. "Dhe kjo është arsyeja pse - dhe formulimi është mjaft i qëllimshëm - se armëpushimet humanitare mund të kenë kuptim."
Kancelari tha se kërkesa për një armëpushim të menjëhershëm ose për një ndërprerje më të gjatë të luftimeve nuk i duket e drejtë, "sepse kjo në fund të fundit do të thotë që Izraeli duhet ta lejojë Hamasin të rimëkëmbet, të blejë raketa të reja për t'i përdorur përsëri ato," tha Scholz. "Prandaj ne nuk do të mund ta pranojmë këtë."
Scholz: Izraeli ka të drejtë të mbrohet
Kërkesa e shteteve islamike nuk është ajo e qeverisë federale, e cila qëndron në anën e Izraelit. Izraeli ka të drejtë të mbrohet, tha kancelari Scholz. Ai tha se mendon se Izraeli e respekton të drejtën ndërkombëtare. Nga ana tjetër ai tha se në të njëjtën kohë, qeveria izraelite duhet të sigurojë që të mos ketë sulme nga kolonët hebrenj kundër popullsisë palestineze në Bregun Perëndimor. Kancelari gjerman u shpreh edhe një herë për perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete.
Takim i Lidhjes Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC)Fotografi: Mustafa Kamaci/Anadolu/picture alliance
Pesë javë pas sulmit brutal të Hamasit ndaj Izraelit që shkaktoi luftën në Rripin e Gazës, po shtohen gjithnjë e më shumë thirrjet për armëpushim. Lidhja Arabe dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) bënë thirrje për t'i dhënë fund "agresionit brutal" të Izraelit në Rripin e Gazës gjatë një samiti të fundit në Arabinë Saudite. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje të dielën (12.11) Shteteve të Bashkuara që të detyrojnë Izraelin të ndalojë ofensivën e tij në Rripin e Gazës. "Është jetike që ne të arrijmë një armëpushim”, tha Erdogani./DW
tim scott SHBA- Tim Scott, i vetmi senator republikan afrikano-amerikan, njoftoi mbrëmjen e djeshme se po tërhiqet nga gara p...
autori i vrasjes dhe dy prinderit SHBA-Duhej të kalonin pesë dekada të tëra për të zbardhur rastin e vrasjes së një...
Për vite me radhë, Mali i Zi - në veçanti bregdeti i tij - ka tërhequr rusë të interesuar që një pjesë t&e...
DAJÇ- Në Dajç të Zadrimës, një grup grash dhe vajzash të zonës, në përpjekje për të mbësh...
Gjermani GJERMANI- Gjermania planifikon të forcojë ligjet e imigracionit dhe të dëbojë një numër më të madh az...
BE BRUKSEL- Bashkimi Evropian bëri thirrje për pauzë të menjëhershme në Rripin e Gazës për të krijuar korridor...
Emmanuel Macron FRANCË- Deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron se nuk ka asnjë justifikim për vrasjet e civilëve në Rripi...
Alon Pinkas IZRAEL- Ndërkohë që forcat izraelite po vazhdojnë fushatën ushtarake kundër Hamasit në Rripin e Gazës d...
Yaël Braun-Pivet dhe Gérard Larcher, kryeministrja Elisabeth Borne, Nicolas Sarkozy dhe François Hollande FRANCË- Élisabeth ...
Gianfranco Schiavone TIRANË- Eksperti italian që është ndalur vazhdimisht tek çështjet e të drejtave të emigrant&...