LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Gaza/ Sinjale se Izraeli dhe Hamasi të hapur për zgjatjen e armëpushimit

Sipas marrëveshjes fillestare, pritej që në total të liroheshin 50 pengje izraelite dhe që Izraeli të lironte 150 të burgosur palestinezë. Por gjithashtu Izraeli thotë se mbetet i përkushtuar për të shkatërruar aftësitë ushtarake të Hamasit dhe për t'i dhënë fund sundimit të tij 16-vjeçar në Gazë.

27 Nëntor 2023, 16:13 Nga I.A
Lufta në Gaza/ Sinjale se Izraeli dhe Hamasi të hapur për
Gaza

GAZA- Izraeli dhe grupi i militantëve të Hamasit janë shprehur të hapur për mundësinë e zgjatjes së armëpushimit në Gazë, i cili ka ndalur luftimet e përgjakshme, por që përfundon pas ditës së sotme (e hënë).

Më vonë gjatë ditës palët pritet të kryejnë shkëmbimin e fundit në kuadër të armëpushimit katër ditor. Izraeli ka thënë se do ta zgjaste ndërprerjen e luftimev e nëse Hamasi liron 10 pengje në ditë. Hamasi ka thënë gjithashtu se shpreson ta zgjasë armëpushimin, i cili hyri në fuqi të premten, pas disa javë negociatash indirekte të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

Sipas marrëveshjes fillestare, pritej që në total të liroheshin 50 pengje izraelite dhe që Izraeli të lironte 150 të burgosur palestinezë. Por gjithashtu Izraeli thotë se mbetet i përkushtuar për të shkatërruar aftësitë ushtarake të Hamasit dhe për t'i dhënë fund sundimit të tij 16-vjeçar në Gazë.

Kjo mund të nënkuptojë zgjerimin e një ofensive tokësore nga pjesa veriore e shkatërruar e Gazës në jug të rajonit, ku qindra mijëra palestinezë janë grumbulluar në vendstrehimet e ngritura nga Kombet e Bashkuara dhe ku kushtet e vështira vazhdojnë, pavarësisht rritjes së nivelit të ndihmave gjatë armëpushimit.

“Izraeli do të rifillojë operacionet e tij me "fuqi të plotë", sapo të skadojë marrëveshja aktuale, nëse Hamasi nuk pranon lirimin e pengjeve të tjerë. Ne synojmë eliminimin e grupit (militant) dhe lirimin e personave të tjetë që mbahet peng”, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i qeverisë Eylon Levy.

Dy zyrtarë egjiptianë që folën në kushte anonimiteti bënë të ditur se po zhvillohen bisedime me synim zgjatjen e armëpushimit edhe për katër ditë të tjera. Njëri prej tyre tha se të dyja palët kanë rënë dakord në parim. Megjithatë ai shtoi se dhuna në Bregun e pushtuar Perëndimor po i ndërlikon gjërat. Që nga fillimi i luftës atje janë arrestuar dhe vrarë me qindra palestinezë në përleshjet me forcat izraelite. Në tre ditë armëpushimi, me dhjetëra persona të marrë peng, kryesisht gra dhe fëmijë, janë liruar nga grupi militant. Sipas autoriteteve izraelite Hamasi mori peng rreth 240 persona më 7 tetor në ditën e sulmit të përgjakshëm, që u bë shkak për një fushatë ushtarake nga ajri dhe toka të Izraelit.

Ndërkohë në Izrael janë zhvilluar tubime ku pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për kthimin e pjesës tjetër të personave të marrë peng. Deri tani janë liruar gjashtëdhjetë e dy pengje, pothuajse të gjithë gjatë armëpushimit. Më parë, forcat izraelite liruan një person ndërsa dy të tjerë u gjetën të vdekur brenda Gazës.

Besohet se Hamasi dhe grupe të tjera militante vazhdojnë të mbajnë peng rreth 175 persona, mjaftueshëm për ta zgjatur armëpushimin për dy javë e gjysmë. Në mesin e tyre ka dhe disa ushtarë izraelitë, për lirimin e të cilëve ka të ngjarë që militantët të bëjnë kërkesa shumë më të mëdha. Vetëm dje (të dielën), Hamasi liroi 17 pengje izraelite dhe të huaj, mes tyre një shtetase amerikane 4 vjeç, ndërsa Izraeli liroi 39 të burgosur palestinezë, shkëmbimi i tretë bazuar në marrëveshjen e armëpushimit.

Marrë nga VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen