24 Tetor 2024, 07:31
Nga r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite akuzoi të mërkurën gjashtë gazetarë të rrjetit Al Jazeera, që mbulojnë luftën në Gazë, se ishin gjithashtu luftëtarë aktualë me pagesë ose të mëparshëm të grupeve militante palestineze. Rrjeti mediatik Al Jazeera i mohoi menjëherë pretendimet izraelite.
Izraeli e mbështet akuzën ndaj gazetarëve tek dokumente, për cilat tha se i kishte zbuluar në Gazë dhe elementë të tjerë të grumbulluara nga agjencitë e zbulimit. Të gjithë gazetarët janë meshkuj palestinezë. Sipas akuzës izraelite, katër prej tyre janë të lidhur me Hamasin dhe dy të tjerë me Xhihadin Islamik Palestinez.
Televizioni Al Jazeera tha se akuzat ishin "të sajuara" dhe "pjesë e një prirjeje më të gjerë armiqësie" ndaj rrjetit mediatik arab. Al Jazeera tha se pretendimet ishin "një përpjekje e hapur për t’u mbyllur gojën gazetarëve të paktë të mbetur në rajon, duke zbehur për audiencën botërore realitetin e ashpër të luftës”.
Agjencia e lajmeve Associated Press nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumenteve që Izraeli shpërndau në internet për të mbështetur pretendimet e veta.
Rrjeti mediatik Al Jazeera e ka selinë në Katar, shtet i pasur me naftë ku janë vendosur shumë zyrtarë të lartë të Hamasit. Vendi arab i cili e financon rrjetin Al Jazeera, ka qenë gjithashtu një lojtar i rëndësishëm në negociatat për armëpushimin në Gazë, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin.
Gazetarët e rrjetit Al Jazeera, Anas al-Sharif, Hossam Shabat, Ismael Abu Omar dhe Talal Arrouki u akuzuan nga Izraeli për lidhje me Hamasin. Ashraf Saraj dhe Ala Salameh akuzohen për lidhje me Xhihadin Islamik. Sipas dokumenteve të shpërndara nga Izraeli, ata kanë patur role të ndryshme, që nga ushtar të këmbësorisë e deri tek propaganda.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve lëshoi të mërkurën një deklaratë kritike ndaj Izraelit ku thuhet se ai vend “ka bërë vazhdimisht pretendime të ngjashme të paprovuara pa ofruar prova të besueshme”./VOA
lufta izrael-hamas
Bota
24 Tetor 2024, 07:25
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Ndërsa miliona amerikanë u drejtohen qendrave të votimit, kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, k&e...
Bota
23 Tetor 2024, 22:51
M.B
Gordana Silanovska-Davkova
SHKUP- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, i ka falur të mërkurën dhjet&eum...
Bota
23 Tetor 2024, 22:18
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya tha se ata vranë pesë persona dhe plagosën 22 të tjerë ...
Bota
23 Tetor 2024, 21:19
John Kelly
SHBA- Shefi më jetëgjatë i kabinetit i ish-Presidentit Donald Trump po paralajmëron se kandidati presidencial republikan plo...
Bota
23 Tetor 2024, 21:14
E. D
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia e goditur nga zjarret është përballur këtë vit me ...
Bota
23 Tetor 2024, 19:54
E. D
pamje nga vendngjarja
TURQI- Dëshmitarët e sulmit terrorist në Ankara janë shprehur se punonjësit brenda ndërtesës TUSAS...
Bota
23 Tetor 2024, 18:39
E. D
kamla harris , donald trump
SHBA- Ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet presidenciale dhe anketime tregojnë për ...
Bota
23 Tetor 2024, 18:21
E. D
Mark Rutte
TURQI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur me presidentin Rexhep Tayyip Erdogan, për sulmin terrorist në...
Bota
23 Tetor 2024, 17:59
E. D
pamje nga sulmi terrorist
TURQI- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi pasditen e sotme në fabrik&...
Bota
23 Tetor 2024, 17:49
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas sulmit terrorrist që ndodhi pasditene sotm...