6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Vendet në rajon si dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë në gatishmëri të lartë duke u përgatitur për një sulm të mundshëm nga Irani në përgjigje të një sulmi të dyshuar ajror izraelit ndaj konsullatës iraniane në Siri më 1 prill.
IRAN- Kompania ajrore Lufthansa tha të mërkurën se ka pezulluar që nga 6 prilli të gjitha fluturimet vajtje-ardhje me Iranin. Kompania gjermane tha se pezullimi do të vazhdojë me gjasa deri më datën 11 prill për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.
Vendet në rajon si dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë në gatishmëri të lartë duke u përgatitur për një sulm të mundshëm nga Irani në përgjigje të një sulmi të dyshuar ajror izraelit ndaj konsullatës iraniane në Siri më 1 prill.
“Po ndjekim nga afër situatën në Lindjen e Mesme dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet. Siguria e udhëtarëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit është përparësia kryesore e Lufthansa-s”, tha një zëdhënës i kompanisë për agjencinë e lajmeve Reuters. Zëdhënësi tha se kompania nuk njoftoi menjëherë pezullimin e fluturimeve ditën që hyri në fuqi.
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të mërkurën se Izraeli "duhet të dënohet dhe do të ndëshkohet" për sulmin ndaj kompleksit të ambasadës iraniane në Damask.
Në një përgjigje të dukshme ndaj zotit Khamenei, Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha të mërkurën se Izraeli do të përgjigjet nëse Irani e sulmon Izraelin nga territori e tij.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët besojnë se Irani ose përfaqësuesit e tij do të ndërmarrin sulme të fuqishme me raketa ose dron kundër objektivave ushtarake dhe qeveritare në Izrael, njoftoi rrjeti Bloomberg të mërkurën në mbrëmje, duke cituar burime sigurie amerikane dhe izraelite.
Më 8 janar të vitit 2020, Garda Revolucionare e Iranit rrëzoi një aeroplan pasagjerësh të një kompanie ukrainase pak pas ngritjes nga aeroporti i Teheranit. Sulmi erdhi mes tensioneve të larta midis Teheranit dhe Uashingtonit pas vrasjes së një komandanti të lartë të gardës iraniane nga një sulm amerikan me dron në aeroportin e Bagdadit.
Teherani tha më vonë se rrëzimi i avionit ukrainas ishte një "gabim katastrofik" nga forcat që ishin në gatishmëri të lartë.
Si hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani, udhëheqës i forcave elite Quds, forcat iraniane qëlluan me raketa bazat ushtarake në Irak që strehonin trupat amerikane. Irani është mbështetës i grupeve që janë përfshirë në luftime në të gjithë rajonin pas ndërhyrjes së Izraelit në Gazë të shkaktuar nga sulmi i Hamasit më 7 tetor në Izrael.
Marrë nga VOA
Foto ilustruese SHBA-jenerali i lartë amerikan, Christopher Cavoli, ka paralajmëruar se Ukraina nuk do të mund ta përballojë e ve...
Foto ilustruese BRUKSEL-Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian e ka miratuar një reformë të madhe për rregullat e ...
Allen Weiselberg SHBA- Ish-shefi financiar i Organizatës Trump, Allen Weiselberg u dënua me pesë muaj burg pasi u deklarua fa...
Foto ilustruese KOSOVË-Përpara se policia kosovare të fillojë patrullimin e saj në kufirin me Serbinë, ata e ngarkojnë ...
foto ilustruese IZRAEL- Tre djemtë e udhëheqësit të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, janë vrarë në një ...
Takimi me familjarët KOLUMBI- Aura Guerrero nga Kolumbia ishte vetëm katër vjeç kur u rrëmbye në v...
Foto ilustruese BRITANIA E MADHE-Madhësia dhe forma ideale e gjoksit janë zbuluar në një studim të ri – dhe madhësia n...
Muzeu SHBA- Prilli është muaji i trashëgimisë arabo-amerikane në Shtetet e Bashkuara. Ky muaj vë në qendër të ...
Cameron dhe Blinken SHBA- Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në U...
GJEDNJ ZVICËR- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) u dha të drejtë të moshuarve zviceranë, që e kon...