LIVE UPDATES
Bota

Macron humb shumicën në Parlament, Borne: Kjo situatë përbën rrezik për shtetin

Emmanual Macron u ka bërë thirrje votuesve që t’ia sigurojnë një shumicë solide.

20 Qershor 2022, 19:11 Nga k.m.
Macron humb shumicën në Parlament, Borne: Kjo situatë
Emmanual Macron

Më pak se dy muaj pas sigurimit të mandatit të dytë si president, Emmanual Macron ka humbur kontrollin e Parlamentit të Francës, pas rritjes së përkrahjes për aleancën e majtë dhe atë të së djathtës ekstreme. Macron u ka bërë thirrje votuesve që t’ia sigurojnë një shumicë solide. Mirëpo koalicioni i tij i qendrës ka humbur dhjetëra ulëse në zgjedhjet që kanë shpërfaqur ndasi të konsiderueshme në politikën franceze.

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, ka thënë se situata është e pashembullt. Sipas saj, Franca moderne nuk ka pasur kurrë një përbërje të tillë parlamentare.

“Kjo situatë përbën rrezik për shtetin tonë, duke marrë parasysh rreziqet me të cilat jemi duke u përballur si në aspektin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

“Ne do të punojmë prej nesër për të krijuar një shumicë funksionale”, ka deklaruar ajo, ndonëse dy grupet tjera më të mëdha në parlament nuk duken të interesuara për të bashkëpunuar.

Kush sa fitoi?

Sipas Ministrisë së Brendshme, kampi qendror i Macronit ka fituar 245 ulëse, në krahasim me 289 që i janë dashur për të krijuar një shumicë absolute. Pas sigurimit të mandatit të dytë si president, në prill të këtij viti, ai ka shpresuar për përkrahje më të madhe parlamentare. Në vendin e dytë është renditur blloku Nupes, i krahut të majtë, i cili ka fituar 131 ulëse.

Ky bllok drejtohet nga Jean-Luc Melenchon.

Partia e ekstremit të djathtë, Marshi Kombëtar, nën udhëheqësi të Marine Le pen, ka fituar 89 ulëse, duke shënuar fitore më madhe sesa është parashikuar nëpër sondazhe.Partia konservatore e Republikanëve, ka fituar 61 ulëse, mirëpo mund të  rezultojë si parti shumë e rëndësishme, pasi platforma e saj është goxha e ngjashme me atë të Macronit.

Ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire, ka thënë se është i bindur që Franca nuk është e paqeverisshme, mirëpo që do të ketë nevojë për shumë imagjinatë. Lideri i së majtës ekstreme, Jean-Luc Mélenchon ka qenë i kënaqur për suksesin e tij, pas bashkimit të partive të komunistëve dhe të gjelbërve në një aleancë të quajtur Nupes.

Ai u ka thënë mbështetësve se partia presidenciale ka pësuar humbje të madhe dhe secila mundësi tani është në duart e tyre. Edhe Marine Le Pen është dukur e lumtur pas sigurimit të 89 ulëse nga tetë sa ka pasur deri më tani.

Sipas analistëve, pesë vjetët e mandatit të dytë të Macronit do të jenë përplot me negociata me kompromise parlamentare. Në prill të këtij viti situata ka qenë krejtësisht ndryshe, kur Macron ka mposhtur bindshëm Le Penin dhe ka fituar mandatin e dytë si president,

Më shumë se gjysma e votuesve kanë abstenuar në zgjedhjet ku ka marrë pjesë 46.23 për qind e popullsisë.

Cilat reforma janë në rrezik?

Macron është zotuar se do të luftojë krizën e rritjes së çmimeve të jetesës, mirëpo rivalët e tij kanë krejt ide tjera për këtë çështje. Propozimet e tij përfshijnë edhe reformat në përfitime, në ulje të taksave dhe në rritje të moshës së pensionimit nga 62 në 65 vjet. Reforma e tij për moshën e pensionimit do të jetë vështirë e realizueshme, ndonëse në këtë pikë do të mund të ketë mbështetjen e republikanëve.

Ai më pas ka bërë edhe propozime për neutralitet në karbon dhe punësim të plotë.

Së fundi ai ka përmendur edhe një “metodë të re” të qeverisjes, me përfshirje më të madhe të shoqërisë civile, duke përmendur një fondacion të krijuar nga banorët lokalë, ashtu që Franca të bëhet më demokratike./REL

emmanual macron

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen