LIVE UPDATES
Bota

Macron shtyn përpara planet për një forcë sigurie në Ukrainë gjatë samitit në Paris

Pas samitit të quajtur "koalicioni i vullnetit" i cili nuk përfshin Shtetet e Bashkuara presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se liderët e mbledhur në Paris janë më të bashkuar se kurrë rreth Ukrainës dhe se ata duhet të garantojnë se janë në gjendje ta kundërshtojnë synimin e Rusisë për zvarritjen e bisedimeve për paqe me qëllim të marrjes së më shumë territori.

27 Mars 2025, 21:59 Nga E. D
Macron shtyn përpara planet për një forcë sigurie në
foto ilustruese

FRANCË- Liderë nga më shumë se 30 vende u takuan të enjten në Paris për të biseduar për gjetjen e një mënyrë se si ta forcojnë pozicionin e Ukrainës brenda dhe jashtë fushëbetejës. Ata premtuan ndihmë të re për Kievin dhe shqyrtuan propozimet për vendosjen e forcave evropiane në Ukrainë, në rast të ndonjë marrëveshje për paqe.

Pas samitit të quajtur "koalicioni i vullnetit" i cili nuk përfshin Shtetet e Bashkuara presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se liderët e mbledhur në Paris janë më të bashkuar se kurrë rreth Ukrainës dhe se ata duhet të garantojnë se janë në gjendje ta kundërshtojnë synimin e Rusisë për zvarritjen e bisedimeve për paqe me qëllim të marrjes së më shumë territori.

“Qëllimi ynë është i qartë”, tha Macron në një konferencë për shtyp pas samitit.

“Është të arrijmë paqe dhe për ta bërë këtë, duhet ta vendosim Ukrainën në pozicionin më të mirë të mundshëm”, theksoi ai.

Presidenti francez tha ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të koalicionit kanë për detyrë shqyrtimin e çështjeve specifike ligjore mbi çdo forcë sigurie të udhëhequr nga Evropa, për ta mbështetur një armëpushim, dhe do të raportojnë përsëri brenda tri javësh.

"Do të ketë një forcë sigurie që do të veprojë në Ukrainë, duke përfaqësuar disa vende", tha Macron.

"Nuk është Rusia ajo që mund të vendosë nëse një forcë sigurie mund të vendoset në Ukrainë", nguli këmbë ai.

Ai shtoi se tani për tani nuk ka njëzëshmëri për dërgimin e një force të udhëhequr nga Evropa dhe se jo të gjithë anëtarët janë pajtuar të marrin pjesë, megjithëse theksoi se kjo nuk është e nevojshme për të ecur përpara.

Duke folur një ditë para samitit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Macron tha se kjo forcë sigurie nuk do të dërgohej në vijën e parë të luftës dhe nuk do të kishte për detyrë mbikëqyrjen apo zbatimin e ndonjë armëpushim.

Sipas tij, një detyrë e tillë mund t’i caktohet paqeruajtësve të OKB-së.

Gjatë konferencës së tij për shtyp, Macron shtoi se disa vende pjesëmarrëse dhanë zotime të reja për ndihmë ndaj Ukrainës, përfshirë njoftimin e Francës për një paketë të re ndihmë ushtarake me vlerë 2 miliardë euro.

Macron gjithashtu tha se liderët evropianë u pajtuan të mos i lehtësojnë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe se ata do të ndërmarrin masa shtesë për ta goditur të ashtuquajturën flota e errët e Rusisë.

Përtej këtyre propozimeve, liderët gjithashtu diskutuan se si mund të koordinonin çështjet aktuale që po trajtohen në negociatat e udhëhequra nga SHBA-ja me Moskën dhe Kievin, duke përfshirë një kërkesë të debatueshme të Rusisë për të lehtësuar sanksionet para se të zbatohet një armëpushim.

Më herët këtë javë, disa runde bisedimesh të koordinuara nga SHBA me Kievin dhe Moskën në Arabinë Saudite çuan në njoftimin e një marrëveshjeje që, sipas Shtëpisë së Bardhë, rezultoi në një zotim "për të zhvilluar masa për zbatimin" e premtimeve të fundit për t’i ndaluar sulmet ndaj objekteve energjetike dhe për një armëpushim në Detin e Zi.

Por, Rusia po kërkon gjithashtu që të plotësohen një sërë kushtesh, përfshirë lehtësimin e sanksioneve, në këmbim të respektimit të marrëveshjes.

Duke folur një ditë para samitit, së bashku me presidentin Zelensky, i cili gjithashtu po merr pjesë në samit, Macron e akuzoi Rusinë për shfaqjen e një "dëshire për luftë" dhe nguli këmbë se Moska duhet ta pranojë armëpushimin 30-ditor "pa kushte paraprake".

Mes një vale diplomacie të rëndësishme të udhëhequr nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, liderët evropianë janë përpjekur ta sigurojnë një vend në tryezën e bisedimeve, por deri më tani janë përjashtuar nga rundet e bisedimeve mes Moskës, Kievit dhe Uashingtonit.

I nxitur nga marrëveshja e fundit për Detin e Zi dhe këmbëngulësia e Rusisë që të fillojë lehtësimi i sanksioneve si pjesë e procesit, samiti në Paris u përqendrua gjithashtu në çështjen e heqjes së kufizimeve financiare.

Pas samitit, Macron tha se ai dhe liderët e tjerë u pajtuan se tani nuk është koha për të hequr sanksionet e vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të saj të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Zyrtarët amerikanë kanë ngritur së fundmi mundësinë e lehtësimit të disa sanksioneve të tyre ndaj Rusisë.

Duke folur për gazetarët gjatë një vizite pune në Xhamajkë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni do t’i shqyrtojë kushtet e Moskës.

"Ne do ta vlerësojmë këtë. Disa nga këto kushte përfshijnë sanksione që nuk janë tonat – ato i përkasin Bashkimit Evropian", tha Rubio në një konferencë për shtyp në Xhamajkë më 26 mars.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha në një intervistë për Fox News më 26 mars se beson që Trump "nuk do të hezitojë t’i rrisë sanksionet, nëse kjo i jep përparësi atij në bisedime".

Ai shtoi se shtrëngimi ose lehtësimi i sanksioneve do të varet nga veprimet e mëtejshme të udhëheqjes ruse.

Bessent tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina mund të nënshkruajnë marrëveshje për burimet natyrore javën e ardhshme. Marrëveshja fillimisht ishte planifikuar të nënshkruhej më 28 shkurt gjatë vizitës së fundit të Zelenskyt në Uashington, por ceremonia e nënshkrimit u shty pas një debati të ashpër midis Zelenskyt, Trumpit dhe nënpresidentit JD Vance në Zyrën Ovale./REL

emmanuel macron

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë