Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Meksika po përgatit gjithashtu përgjigjen e saj gjithëpërfshirëse ndaj luftës tregtare të nisur nga Trump më 3 prill, sipas presidentes meksikane Claudia Sheinbaum.
SHBA- Meksika, partneri më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara, po kërkon trajtim preferencial kundër tarifave shtesë prej 25% për makinat e importuara, të cilat Presidenti Donald Trump njoftoi të mërkurën. Meksika po përgatit gjithashtu përgjigjen e saj gjithëpërfshirëse ndaj luftës tregtare të nisur nga Trump më 3 prill, sipas presidentes meksikane Claudia Sheinbaum.
"Qëllimi është mbrojtja e aktivitetit ekonomik të Meksikës. Nëse ne udhëhiqemi drejt një sistemi tarifash kaq të larta, ajo që duhet të kërkojmë është trajtimi preferencial për Meksikën”, u tha gazetarëve ministri i financave Marcelo Ebrard përmes video thirrjes.
"Qëllimi është të mbrohen vendet e punës dhe aktiviteti ekonomik meksikan. Ne në thelb eksportojmë tre milionë automjete në vit në SHBA. Ne furnizojmë 40% të të gjithë komponentëve të përdorur në SHBA," shtoi ai.
Meksika është partneri më i madh tregtar i SHBA-së, ku drejtohet 80% e eksporteve të saj. Ka 37 fabrika të prodhimit të makinave dhe komponentëve që operojnë në territorin e saj, duke përfshirë ato të Audi, BMW, Ford, Hyundai, Honda, Mazda, Nissan, Stellantis, Toyota dhe Volkswagen, sipas Shoqatës së Industrisë së Automjeteve Meksikane (AMIA).
Meksika është gjithashtu eksportuesi i pestë më i madh në botë i automjeteve të lehta dhe eksportuesi i katërt më i madh i komponentëve, në këtë sektor të fundit është eksportuesi më i madh në SHBA. Në përgjithësi, 32% e eksporteve industriale kanë të bëjnë me produkte që lidhen me industrinë e automobilave, një sektor që punëson një milion punëtorë.
Çfarë tha Sheinbaum për tarifat?
"Më 3 prill ne do të japim një përgjigje gjithëpërfshirëse se çfarë do të bëjë Meksika për këtë situatë. Kjo përgjigje do të ketë të bëjë me tarifat 25% që administrata e Donald Trump ka shpallur tashmë për çelikun, aluminin dhe makinat, si dhe tarifat hakmarrëse, të cilat presidenti amerikan do t’i analizojë më 2 prill," tha Sheinbaum.
“Kjo nuk do të thotë se ne po i mbyllim dyert e bashkëpunimit me SHBA-në. Ka ende vend për diskutim, për bashkëpunim, për negociata," këmbënguli ajo.
Investim i ri, rekord
Presidenti kujtoi se sipas marrëveshjes së tregtisë së lirë midis SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë, nuk duhet të ketë tarifa. Shumë ekspertë vlerësojnë se ekonomia e Meksikës mund të bjerë në recesion për shkak të tarifave të Trump.
Siç ka bërë shpesh javët e fundit, Sheinbaum njoftoi sot një investim të ri rekord të një kompanie të huaj në Meksikë, si shenjë e besimit që po tregojnë në vendin e saj. Këtë herë është gjigandi amerikan i shitjes me pakicë Walmart ai që do të investojë gjashtë miliardë. dollarë këtë vit dhe do të krijojë afërsisht 5500 vende pune, siç raportohet nga presidenti i kompanisë në Meksikë, Ignacio Carinte.
Në ditët e fundit, investime të mëdha në Meksikë ishin njoftuar nga platforma Netflix, 1 miliard dollarë, banka spanjolle Santander, 2 miliardë dollarë dhe kompania argjentinase e tregtisë në internet Mercado Libre, 3.4 miliardë dollarë.
Foto ilustruese SHBA- Presidenti Donald Trump njoftoi të enjten se po hiqte nominimin e republikanës Elise Stefanik për të qenë am...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të shkojnë aq larg sa duhet për të marrë kontrollin e Gr...
Donald Trump SHBA- Popullariteti i Donald Trump duket se po rritet, pasi ka përfunduar tashmë tre muajt e parë të mandatit të...
Donald Trump Analizë nga Stephen Collinson, CNN Në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump-it, ka më pak rëndësi se...
Foto ilustruese TURQI- Arrestimet e gazetarëve në Turqi u dënuan nga Komisioni Evropian, Londra dhe Parisi, duke i bërë ...
Foto ilustruese ANGLI- Grupi britanik i medias 'Sky News', njoftoi sot se po shqyrton shkurtimin e rreth 2000 vendeve të punës dhe mbylljen e tre...
foto ilustruese EGJIPT- Gjashtë persona kanë vdekur pasi një nëndetëse turistike u mbyt në Detin e Kuq në brigjet e Egji...
Volodymyr Zelensky ne nje interviste ne media ne Paris Intervista nga Jeremy Bowen, Redaktor ndërkombëtar në Paris Presidenti Volodymyr Zel...
Santorini GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banor&eu...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u shfaq i vendosur për të forcuar praninë ruse në Arktik, duke paralajm&eu...