Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në protestë morën pjesë rreth 80 mijë persona, ndërsa autoritetet qeveritare në Madrid vlerësuan se numri ishte afërsisht përgjysmë.
SPANJË- Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën të dielën në Madrid në një protestë të madhe antiqeveritare, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, ndërsa kryeministri socialist Pedro Sánchez përballet me akuza për korrupsion që prekin familjarë, figura të partisë dhe anëtarë të administratës së tij.
Tubimi, i thirrur nga Partia Popullore (PP) me sloganin “Ja ku është: mafia apo demokraci?”, u zhvillua tre ditë pasi ish-ministri i transportit, José Luis Ábalos, dikur një nga aleatët më të ngushtë të Sánchez u dërgua në paraburgim nga gjykata si pjesë e hetimeve për një skemë të dyshuar rryshfetesh në këmbim të kontratave publike.
The Guardian shkruan se sipas PP-së, në protestë morën pjesë rreth 80 mijë persona, ndërsa autoritetet qeveritare në Madrid vlerësuan se numri ishte afërsisht përgjysmë. Ndërkohë Kreu i PP-së, Alberto Núñez Feijóo, e quajti legjislaturën aktuale “absurde” dhe argumentoi se vendi nuk mund të vazhdojë nën një klimë të tillë politike.
Ai tha se paraburgimi i Ábalosit ishte prova e degradimit të modelit politik të kryeministrit sanchismo të cilin e akuzoi për “korrupsion politik, ekonomik, institucional, social dhe moral”. Presidentja e rajonit të Madridit, Isabel Díaz Ayuso, e njohur për retorikën e saj të ashpër, e çoi kritikën edhe më tej, duke akuzuar Sánchez se po i jep mbështetje forcave nacionaliste baskë.
Ajo madje riktheu në diskurs edhe Etën, megjithëse organizata terroriste u shpërbë përfundimisht në vitin 2018. Ndërkohë, ministri spanjoll i Presidencës dhe Drejtësisë, Félix Bolaños, u kundërpërgjigj duke thënë se PP dhe e djathta ekstreme Vox, e cila nuk mori pjesë në protestë “janë thelbësisht e njëjta gjë” dhe po konkurrojnë se kush mund të thotë akuzat më të rënda ndaj kryeministrit.
Pedro Sánchez, që erdhi në pushtet në vitin 2018 pas rrëzimit të një qeverie të zhytur në skandale, ka premtuar se do të vazhdojë punën pavarësisht hetimeve të shumta që përfshijnë bashkëshorten dhe vëllain e tij, si dhe zyrtarë të lartë të partisë socialiste. Kriza politike u thellua të hënën, kur Prokurori i Përgjithshëm, Álvaro García Ortiz, dha dorëheqjen pas një vendimi të Gjykatës së Lartë që e shpalli fajtor për publikimin e të dhënave të ndjeshme lidhur me hetimet tatimore ndaj partnerit të Ayusos.
Sánchez, i cili erdhi në pushtet në vitin 2018 pasi përdori një votë mosbesimi për të rrëzuar qeverinë e zhytur në korrupsion të njërit prej paraardhësve të Feijóo-s, është zotuar të vazhdojë pavarësisht përhapjes së akuzave për korrupsion në lidhje me rrethin e tij dhe një sërë goditjesh gjyqësore të kohëve të fundit.
Ndërkohë vijojnë hetimet për një seri akuzash të tjera, përfshirë dyshimet për përfitime të paligjshme në kontrata publike gjatë pandemisë së Covid-19. Santos Cerdán, Ábalos dhe ish-këshilltari Koldo García i kanë mohuar akuzat dhe këmbëngulin në pafajësinë e tyre.
Ndërsa kryeministri i ka hedhur poshtë këto pretendime si shpifje të motivuara politikisht, në qershor ai urdhëroi krahun e tij të djathtë, Santos Cerdán, të jepte dorëheqjen si sekretar organizativ i partisë socialiste, pasi një gjyqtar i gjykatës supreme gjeti "prova të forta" të përfshirjes së mundshme të Cerdán në marrjen e ryshfeteve për kontrata publike për pajisje sanitare gjatë pandemisë Covid. Ábalos dhe një nga ndihmësit e tij, Koldo García, akuzohen gjithashtu për përfshirje në ndërmarrjen e paligjshme./Dosja.al
Marco Rubio SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka reaguar lidhur me bisedimet e paqes që zhvillohen mes zyrtarëve amerikanë dhe...
Selia e NIS-it në Beograd SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e ...
pamje nga vendngjarja GREQI- Fermerët në Greqi janë mbledhur në protestë duke bllokuar rrugët këtë t&eum...
Papa Leoni LIBAN- Papa Leoni XIV ka mbërritur në Liban sot, ku u prit nga Presidenti i Republikës Libaneze dhe pirtet që t&e...
ITALI- Fluska dhe shkumë në sipërfaqen e Detit Baltik. Kur fotot e para të zonës u publikuan disa orë pas shkatërrimit t&eu...
Foto ilustruese KINA- Policia tha se numri i të vdekurve nga zjarri, që shkatërroi një kompleks apartamentesh në Hong Ko...
Foto ilustruse IZRAEL- Ushtria izraelite ka njoftuar të dielën se katër persona të armatosur palestinezë u vranë në ...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka paraqitur një kërkesë zyrtare për falje Presidentit...
Foto ilustruse Shtetet e Bashkuara njoftuan për ndalimin e të gjitha kërkesave për imigrim që lidhen me Afganistanin pasi një...
Foto ilustruse Dezertimi, shmangia e rekrutimit dhe mosha minimale prej 25 vjetësh e shërbimit të detyrueshëm ushtarak kanë kontri...