Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kos përsëriti qëndrimin se Mali i Zi është udhëheqësi i procesit të integrimit dhe kandidati me rezultatet më të mira, gjë që, sipas saj, “u dëshmua sot me 12 kapituj të mbyllur” nga gjithsej 33.
MAL I ZI- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi më 16 dhjetor në Bruksel se Mali i Zi kurrë nuk ka qenë më afër Bashkimit Evropian (BE). Ajo e tha këtë pasi Mali i Zi, në Konferencën Ndërqeveritare me BE-në të martën, mbylli pesë kapituj negociues në procesin e anëtarësimit në bllokun evropian.
Bëhet fjalë për kapitujt: 3 – Liria e lëvizjes së kapitalit dhe e ofrimit të shërbimeve; 4 – Liria e lëvizjes së kapitalit; 6 – Ligji për tregti; 11 – Bujqësia dhe zhvillimi rural dhe 13 – Peshkimi.
Kos përsëriti qëndrimin se Mali i Zi është udhëheqësi i procesit të integrimit dhe kandidati me rezultatet më të mira, gjë që, sipas saj, “u dëshmua sot me 12 kapituj të mbyllur” nga gjithsej 33.
“Por, duhet të jemi të sinqertë: pjesa më e vështirë ende është përpara, sepse Mali i Zi ka njoftuar se dëshiron t’i përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2026, dhe Komisioni Evropian ju mbështet. Për ta arritur këtë, duhet të vraponi shpejt”, tha Kos.
Zyrtarja e lartë evropiane theksoi se Mali i Zi tani duhet t’i përshpejtojë reformat.
“Çelësi do të jenë reformat në sundimin e ligjit. Prioritet janë emërimet, për të siguruar një gjyqësor të pavarur, ku gjyqtarët mund të marrin vendime lirshëm dhe pa presion politik. Kjo nënkupton gjithashtu vazhdimin e luftës së fortë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë që askush të mos jetë mbi ligjin”, tha Kos.
Ajo përsëriti se Podgorica do ta ketë mbështetjen e BE-së “në çdo hap”.
“Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar dhe më shumë se kurrë Malit të Zi i nevojitet unitet kombëtar për të arritur qëllimin. Viti i ardhshëm mund të jetë edhe më i mirë”, u shpreh ajo.
Kryeministri Millojko Spajiq deklaroi se Mali i Zi ka mbyllur më shumë se një të tretën e kapitujve në negociatat për anëtarësim në BE, duke e cilësuar këtë si një sukses të madh.
Ai tha se BE-ja me Malin të Zi po fiton një anëtar të aftë të ecë krah për krah me disa shtete anëtare, edhe pse dikur ishte republika më e varfër e ish-Jugosllavisë.
“Mali i Zi nuk do të jetë një barrë të madhe tatimore për qytetarët e BE-së”.
Sipas tij, çdo ditë po dëshmohet se është një qëllim realist që Mali i Zi t’i mbyllë të gjitha kapitujt deri në fund të vitit 2026.
“Ne po krijojmë kushtet që t’i përmbushim të gjitha deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha Spajiq.
Nga Qeveria e Malit të Zi më herët kanë përsëritur disa herë plani që 21 kapitujt e mbetur të mbyllen gjatë vitit 2026, në mënyrë që shteti të anëtarësohet në BE më 2028.
Më herët nga Qeveria ishte bërë e ditur se janë përmbushur të gjitha kushtet për mbylljen e Kapitullit 31, i cili lidhet me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, por vendimi për mbylljen e tij ishte shtyrë më herët me kërkesë të Kroacisë.
Kroacia bllokoi mbylljen e këtij kapitulli pasi Kuvendi i Malit të Zi në vitin 2024 miratoi Rezolutën për gjenocidin në Jasenovac, me iniciativë të partive proruse dhe proserbe në shumicën qeverisëse, lider i të cilave është kryetari aktual i parlamentit, Andrija Mandiq, çka Zagrebi zyrtar e vlerësoi si provokim. Mali i Zi i ka nisur negociatat për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2012./REL
Foto nga protesta GREQI- Fermerët dhe blegtorët nga Kreta , të cilët protestuan kundër buxhetit jasht&eu...
Donald Trump SHBA- Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas kanë thënë se kanë arritur përparim të konsiderueshëm n...
foto ilustruese Kur ra zilja e telefonit të gruas një mëngjes qershori, ajo nuk e dinte se lajmi që do të merrte do ta shtynte at...
KILI- Në Kili, politikani i ekstremit të djathtë José Antonio Kast ka fituar qartë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenc...
foto e anijes SHBA- Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër tre anijeve të dyshuara për trafik droge në Oqeanin Paqë...
Foto nga vendngjarja MEKSIKË- Shtatë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël privat u rrëzua ndërsa pë...
BRAZIL- Me 15 dhjetor, një erë e fortë gjatë një stuhie rrëzoi një kopje të Statujës Amerikane të ...
foto ilustruese ANGLI- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër BBC-së pë...
foto ilustruese UKRAINË- Më 16 dhjetor, Ukraina do t'i afrohet sigurimit të kompensimit për dëmet e shkaktuara nga Rusia që ...
anija SHBA- Ushtria amerikane ka kryer sulme ndaj tre anijeve në ujëra ndërkombëtare, duke rezultuar në vdekjen e të pakt&eum...