Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
"Marshimi për ëngjëjt"/ Paralajmërohen dy protesta në Maqedoninë e Veriut për tragjedinë në diskotekën 'Pulse': Profiti juaj, jetët tona
Nën moton “Marshimi për Engjëjt” në orën 12:05, si simbol i reagimit të vonuar institucional, është planifikuar një marsh proteste e organizuar nga familjarët e të viktimave në zjarrin tragjik.
5 Prill 2025, 11:29Nga M.L
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT- Pas tragjedisë së ndodhur disa javë më parë në diskotekën 'Pulse' në Koçan të Maqedonisë së Veriut, qytatarët kanë paralajmëruar dy protesta të ndara. Nën moton “Marshimi për Engjëjt” në orën 12:05, si simbol i reagimit të vonuar institucional, është planifikuar një marsh proteste e organizuar nga familjarët e të viktimave në zjarrin tragjik.
Vendi i tubimit është në Parkun e Revolucionit, më pas qytetarët do të drejtohen drejtë Qendrës Tregtare, e prej aty në objektin e Komunës së Koçanit, Stacionit Policor dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë.
Marshi tjetër protestues nën moton “Profiti juaj, jetët tona” është planifikuar për në orën 15:59 dhe do të ketë rrugë të ngjashme drejt institucioneve si ai i mëparshmi. Në njoftimin që është publikuar në rrjetet sociale nuk thuhet se kush e organizon.