Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Mbi 45 mijë të vdekur nga tërmetet, përdoruesit në rrjete sociale sulmojnë Erdogan (VD)
Provinca është një nga 10 provincat në të cilat mijëra ndërtesa janë shembur pas dy tërmeteve të mëdha që goditën rajonin më 6 shkurt.
18 Shkurt 2023, 22:01Nga k.m.
Recep Tajip Erdogan
TURQI- Një video e vitit 2019 e presidentit turk, Recep Tajip Erdogan, në të cilën ai mburret me ligjet e qeverisë së tij për amnistinë zonale në provincën juglindore Kahramanmaraş është bërë virale. Provinca është një nga 10 provincat në të cilat mijëra ndërtesa janë shembur pas dy tërmeteve të mëdha që goditën rajonin më 6 shkurt.
Një video e vitit 2019 e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, në të cilën ai mburret për amnistinë e ndërtimit të dhënë në provincën juglindore të Kahramanmaraş të goditur nga tërmeti, është bërë virale në mediat sociale.
Përpara zgjedhjeve lokale të 31 marsit 2019, Erdogan iu drejtua qytetarëve të Kahramanmaraşit gjatë një mitingu, duke thënë: Ne i kemi zgjidhur problemet e 144,556 qytetarëve të Kahramanmaraşit me amnistinë (ndërtuese).
Në mënyrë të ngjashme, Erdogan ishte mburrur për lëvizjen e qeverisë së tij për amnisti gjatë mitingjeve në provincat e tjera të goditura nga tërmeti, Malatya dhe Hatay, teksa ishte duke vizituar vendin për zgjedhjet e vitit 2019.
“Ndërtesat vrasin njerëz, jo tërmetet. Ne duhet të mësojmë të jetojmë me tërmetet… dhe të marrim masa në përputhje me rrethanat”, shkroi Erdogan në Twitter në 2013, kur ishte kryeministër.