Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Mbreti dhe Mbretëresha dalin në ballkonin e Pallatit Buckingham, përshëndesin turmën e entuziasmuar (FOTO)
Entuziasmi përshkoi turmën në momentin që Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla dolën në ballkonin e Pallatit Buckingham
6 Maj 2023, 15:39Nga m.s
Pershendetja e Mbretit dhe Mbretereshes nga Pallati Buckingham
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III dhe bashkëshortja e tij Camila dolën në ballkonin e Pallatit Buckingham, ku përshëndetën turmën e entuziasmuar. Pak çaste pasi hynë brenda, Mbreti dhe Mbretëresha u kthyen në ballkonin e Pallatit Buckingham për herë të dytë. Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla u buzëqeshën turmave të mëdha të mbledhura poshtë.
Mbreti Charles III dhe bashkëshortja e tij Camila u kurorëzuan këtë të shtunë si mbretërit më të rinj të Britanisë në Westminster Abbey. Ky është momenti historik kur Mbreti Charles III u kurorëzua mesditën e kësaj të shtune, Mbret i Mbretërisë së Bashkuar, raporton "BBC".
Mbretit dhe Mbretëreshës në përshëndetjen e parë në ballkon i janë bashkuar Princi dhe Princesha e Uellsit dhe fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte, Princi Louis. Princesha Anne dhe Princi Eduard ishin gjithashtu aty. Ata u janë bashkuar edhe nga disa nga nipërit e Camilla-s. /Dosja.al