6 Maj 2023, 12:37
Nga f.i
Mbreti Charles III
BRITANI E MADHE- Charles III, 73 vjeç, është më i madhi nga katër fëmijët e mbretëreshës dhe burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Kur e ëma mori fronin në moshën 25-vjeçare, ai u bë trashëgimtari fronit të Britanisë në moshën 3-vjeçare. Titujt e Charles-it përfshijnë Princin e Uellsit, Dukën e Cornwall-it, Dukën e Rothesay dhe Konti i Carrick, shkruajnë mediat e huaja.
Charles u martua me princeshën e Wellsit, Diana Spencer në 1981, të njohur më së shumti si Lady Diana, duke përbërë çiftin Princi dhe Princesha e Uellsit. Ata kishin dy fëmijë, princat William dhe Harry. Pas vdekjes së Dianës në 1997, në vitin 2005 Charles u martua me Camilla Parker Bowles, e njohur tani si Dukesha e Cornwall.
Charles mbajti fjalimin e tij inaugurues më 9 shtator 2022. Në fjalimin televiziv ai nderoi jetën e nënës së tij dhe u zotua "përgjatë kohës së mbetur që Zoti më jep, të mbajë parimet kushtetuese në zemër të kombit tonë ". Përveç kësaj, ai i dha titullin princ i Uellsit djalit të tij të madh, William. Ndërkohë marrëdhënia e tensionuar e familjes mbretërore me Harry-n dhe Meghan-in gjithashtu vazhdoi të përbënte sfida për mbretin, veçanërisht pasi seriali dokumentar me gjashtë pjesë Harry & Meghan debutoi në Netflix në dhjetor 2022. Po kështu problematik ishte publikimi në fillim të janarit 2023 i kujtimeve të Harry-t, në të cilën, midis zbulimeve të tjera rrëfyese, princi përshkruan në detaje grindjen e tij me Princin William.
Emri i tij i plotë është Charles Philip Arthur George, kështu që ai mund të kishte zgjedhur secilin prej tyre si titullin e tij mbretëror. Por duket se ai ka vendosur t'i mbajë gjërat të thjeshta: Ai do të njihet si Mbreti Charles III, sipas Clarence House, që është rezidenca e tij zyrtare.
kurorezimi i mbretit charles iii
Bota
6 Maj 2023, 12:18
A.B
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Për të gjitha kamerat televizive, fotografët dhe njerëzit, ka një moment në kurorë...
Bota
6 Maj 2023, 11:51
A.B
Princ ëilliam dhe Bajram Begaj
BRITANI E MADHE- Presidenti Bajram Begaj po merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbr...
Bota
6 Maj 2023, 11:53
f.i
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles dhe Camilla kanë mbërritur në "Westminster Abbey". Në hyrjen e veçantë të gjith...
Bota
6 Maj 2023, 11:41
A.B
Princi
BRITANI E MADHE- Princi Harry, Princi Andrew dhe princeshat Eugenie dhe Beatrice kanë mbërritur në Derën Perëndimore të...
Bota
6 Maj 2023, 11:14
f.i
Josep Borrell
SHBA- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka komentuar luftën në ukarinë duk...
Bota
6 Maj 2023, 11:11
f.i
Mbreti Charles dhe Camilla
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles dhe Camilla janë larguar nga Pallati Buckingham, duke udhëtuar në Diamond Ju...
Bota
6 Maj 2023, 11:00
f.i
foto ilustruese
SERBI- Qytetarët e Serbisë zënë vendin e tretë në mbarë botën për armatim. Institucionet shtet...
Bota
6 Maj 2023, 10:40
f.i
zonja e parë
BRITANI E MADHE-Zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden ka mbërritur në kurorëzimin e Mbretit Charles. CNN rapor...
Bota
6 Maj 2023, 10:37
f.i
BRITANI E MADHE-Mbreti Charles III ka mbërritur në pallatin e Buckingham përpara kurorëzimit të tij. Dailymail raporton, se gja...
Bota
6 Maj 2023, 10:21
f.i
Meghan Markle, Princ Harry dhe Joe Biden
BRITANI E MADHE- Sot të ftuar nga e gjithë bota do të jenë të pranishëm në...