8 Mars 2023, 10:03
Nga f.g
Lisa Hague
ANGLI- Një rrëfim i Lisa Hague për The Guardian tregon luftën e shumë grave që vuajnë nga endometrioza. Lisa, sot 38 vjeç u diagnostikua me endometriozë në moshën 17-vjeçare, pasi kishte dhimbje aq të forta, saqë ajo përdori një qetësues të fuqishëm, dihidrokodeinë. Ilaçi i dha reaksion dhe ajo përfundoi në spital. Pasi foli me mjekun ajo u diagnostifikua. “Nuk kisha dëgjuar kurrë më parë për endometriozën dhe nuk njihja askënd që vuante nga kjo gjë”, thotë ajo. "Thjesht, disa gra janë pafat dhe kanë dhimbje menstruale dhe të tjerat jo."
Diagnoza ishte një lehtësim, por kishte pak mundësi trajtimi në dispozicion dhe asaj i është dashur të menaxhojë dhimbje të forta dhe gjakderdhje të rëndë për disa ditë çdo muaj.
"Unë i kam lindur të katër fëmijët e mi me shtyrje përmes gazit dhe ajrit dhe dhimbjet e mia të periodave janë dhimbja më e keqe që kam përjetuar ndonjëherë," thotë ajo. "Unë do ta përshkruaja si një dhimbje e brendshme, ngërçe muskulore - por të paktën gjatë lindjes midis kontraktimeve ka një pushim".
Hague, e cila jeton në Nottingham dhe punon si këshilltare, thotë se të qenit e vetëpunësuar i jep mundësi që ta planifikojë punën e saj. “Jam shumë me fat që punoj për veten time – pa këtë, do të më duhej një shef shumë i kuptueshëm.”
Ajo ka menduar të bëjë një histerektomi të pjesshme, por u këshillua pasi kjo metodë do ti ndalonte ciklin por nuk i jepte garanci për zvogëlimin e dhimbjeve të saj. “Të bësh operacion është një hap i madh, kështu që mendova: më mirë po mbaj djallin që njoh”, thotë ajo. Vetëm kohët e fundit, pasi vizitoi një gjinekolog, ajo ka gjetur një kombinim të ilaçeve kundër dhimbjeve dhe ilaçeve për të reduktuar ngërçet, për ta mbajtur dhimbjen në kontroll.
"Gjërat duhet të kenë ndryshuar që kur isha 17 vjeç," thotë ajo duke folur për nevojën e trajtimeve më të mira për gratë në këtë fushë./Dosja.al
lisa hague endometrioze
Bota
8 Mars 2023, 09:56
f.g
Foto ilustrim
Një grup i shquar i grave afgane dhe iraniane po mbështesin një fushatë që kërkon që aparteidi gjinor t&eu...
Bota
8 Mars 2023, 09:42
I.A
Rahm Emanuel
KINË- Kina nuk duhet të habitet se Uashingtoni dhe aleatët e saj në Azi po thellojnë lidhjet ushtarake duke pasu...
Bota
8 Mars 2023, 09:37
I.A
Grate
GJERMANI- Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ulëta për një orë pune sesa burrat. Në v...
Bota
8 Mars 2023, 09:31
I.A
Kemal Kilicdaroglu
TURQI- Opozita po kërkon prej kohësh një kandidat të përbashkët për të sfiduar presidentin Recep...
Bota
8 Mars 2023, 09:16
I.A
gure i cmuar
AFRIKË- Në pjesët e Afrikës të pasura me gurë të çmuar, të ardhurat e nxjerra nga mineralet nuk...
Bota
8 Mars 2023, 09:14
I.A
SHBA- Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, do tu japin fund të premten testimit të dety...
Bota
8 Mars 2023, 09:12
I.A
Lachlan Murdoch
SHBA- Një kompani që prodhon paisje për votimin elektronik që ka ngritur një padi ndaj rrjetit Fox News po argumen...
Bota
8 Mars 2023, 09:08
I.A
Protesta
GJEORGJI- Policia në Gjeorgji përdori gaz lotsjellës dhe granata trullosëse në orët e para të së mërk...
Bota
8 Mars 2023, 08:35
I.A
termeti
TURQI- Pamje të reja janë publikuar nga lëkundjet e frikshme që tronditën Kahramanmaraşin mëngjesin e 6 shkurtit, q&e...
Bota
8 Mars 2023, 08:39
Për botën e jashtme, e drejta e gruas për shkollim është një e drejtë e patjetërsueshme. Për gratë dhe vajza...