LIVE UPDATES
Bota

Media shtetërore siriane: Operacioni izraelit në Sirinë jugore lë 13 të vdekur

Ushtria izraelite tha se gjashtë ushtarë u plagosën, tre prej tyre rëndë, nga të shtënat e militantëve gjatë operacionit në fshatin Beit Xhin. Numri i viktimave sugjeron se operacioni izraelit u shndërrua në një nga më të përgjakshmit që prej rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad një vit më parë.

28 Nëntor 2025, 17:16 Nga E. D

Media shtetërore siriane: Operacioni izraelit në Sirinë jugore

IZRAEL- Trembëdhjetë njerëz janë vrarë në një operacion izraelit në Sirinë jugore të premten, sipas mediave shtetërore siriane. Damasku e ka akuzuar Izraelin se kreu "sulm kriminal" në një fshat ku Izraeli tha se trupat e tij u sulmuan me armë zjarri gjatë një operacioni për arrestimin e militantëve.

Ushtria izraelite tha se gjashtë ushtarë u plagosën, tre prej tyre rëndë, nga të shtënat e militantëve gjatë operacionit në fshatin Beit Xhin. Numri i viktimave sugjeron se operacioni izraelit u shndërrua në një nga më të përgjakshmit që prej rrëzimit të presidentit Bashar al-Assad një vit më parë.

Izraeli e bombardonte shpesh Sirinë kur ajo drejtohej nga Assadi dhe e rriti intensitetin e operacioneve të tij ushtarake në vend pasi ai u rrëzua, duke përmendur synime që përfshinin mbajtjen e militantëve larg kufirit.

Ushtria izraelite tha se trupat e saj kishin ndërmarrë një operacion për të arrestuar persona të dyshuar si anëtarë të Jama'a Islamiya – një grup islamist libanez që shkrepi raketa drejt Izraelit nga Libani gjatë luftës në Gazë – duke i akuzuar ata për përfshirje në “komplote terroriste”.

Ushtria e përshkroi operacionin pjesë të operacioneve rutinë në këtë zonë muajt e fundit.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, e cila raportoi për 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, tha se forcat izraelite bombarduan Beit Xhinin në orën 3:40 të mëngjesit dhe se trupat izraelite kishin hyrë në fshat.

Banorët u përballën me forcat izraelite, të cilat u kundërpërgjigjën, gjë që çoi në “përleshje të dhunshme”, shtoi ajo.

Ushtria izraelite tha se “terroristë të armatosur” qëlluan mbi trupat e saj, dhe ata u përgjigjën me zjarr, të ndihmuar “nga mbështetja ajrore”.

“Një numër terroristësh u eliminuan”, tha ajo.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, tha se Izraeli nuk do të lejojë “terrorizmin dhe elementet terroriste të nguliten në kufijtë tanë”, dhe se tre persona të dyshuar “për përfshirje në komplote terroriste” u arrestuan të premten.

Ushtria izraelite i akuzoi ata për vendosje të pajisjeve shpërthyese dhe “planifikim të sulmeve ndaj Izraelit, përfshirë me raketa”.

Ministria e Jashtme e Sirisë tha se sulmi izraelit vrau më shumë se 10 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, dëmtoi pronat dhe detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e një “krimi lufte” dhe duke paralajmëruar se sulmet rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Walid Akasha, një zyrtar lokal në Beit Xhin, mohoi se kishte fraksione terroriste atje.

“Ne jemi popullsi paqësore, civile, bujq. Ne kemi të drejtë ligjore ta mbrojmë veten. Ne nuk i sulmuam të parët, ata erdhën në tokën tonë”, tha ai për Reuters nëpërmjet telefonit.

Zyrtarë sirianë dhe izraelitë janë takuar shpesh herë në bisedime të ndërmjetësuara nga SHBA-ja për një marrëveshje sigurie që synon të sjellë stabilitet në rajonin kufitar, por bisedimet u pezulluan në shtator.

Izraeli ka shprehur dyshime të thella ndaj Qeverisë së re siriane, e cila udhëhiqet nga presidenti Ahmed al-Sharaa, një ish-komandant i al-Kaedës, dhe ka thënë se dëshiron një Siri jugore të demilitarizuar.

Sharaa ka thënë se Siria nuk paraqet kërcënim për asnjë shtet.

Izraeli ka zhvendosur trupa dhe pajisje ushtarake përtej zonës së kufizuar të vitit 1974 dhe në Sirinë jugore, përfshirë pikën strategjike të malit Hermon./REL

siri operacioni izraelit

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës