LIVE UPDATES
Bota

Mes luftërave globale, gratë afgane druajnë se harrohen nga Perëndimi

Regjimi i ashpër islamist ka ndaluar në mënyrë sistematike qasjen e grave dhe vajzave afgane në arsim, punësim dhe lëvizje të lirë, duke i ndaluar të mbajnë edhe role të rëndësishme në qeveri ose shoqëri. OKB-ja e ka dënuar trajtimin e grave afgane nga talibanët si “aparteid gjinor” dhe ka nxjerrë në pah zhdukjen sistematike të tyre nga jeta publike dhe dënimet e rënda për rezistencën.

28 Qershor 2025, 12:39 Nga r.ll
Mes luftërave globale, gratë afgane druajnë se harrohen nga
grate ne afganistan

AFGANISTAN- Që nga rikthimi i talibanëve në pushtet gati katër vjet më parë, shumica e grave i kanë humbur vendet e punës, për shkak të ndalimeve dhe kufizimeve të ashpra të lirive të tyre. Ameena është ndër të paktat që punon ende.

Por, tani, ajo dhe pak gra të tjera si ajo, kanë një shqetësim tjetër - se luftërat, si ato në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe ndryshimet e politikave të jashtme të vendeve perëndimore, do ta përkeqësojnë edhe më tej gjendjen e rëndë të të drejtave të grave në Afganistan, nën sundimin e talibanëve.

“Talibanët po ia dalin mbanë me shtypjen e tyre ndaj nesh, sepse e dinë se Afganistani nuk është më prioritet për bashkësinë ndërkombëtare”, thotë Ameena.

Ameena - emri i së cilës është ndryshuar për shkak të shqetësimeve për sigurinë - thotë se puna në një medium privat është jetike për “mbijetesën e saj si financiare, ashtu edhe mendore”. Paga e saj prej rreth 170 dollarësh në muaj nuk e ndihmon vetëm të sigurojë ushqim për prindërit dhe familjen e saj.

“Të kesh mundësi të punosh, për mua është shumë më tepër se paratë: i jep kuptim jetës sime, ndiej se po bëj diçka me jetën time. Do të çmendesha po të detyrohesha të rrija e mbyllur mes katër mureve të shtëpisë, ashtu si shumica e grave në vendin tim sot”, thotë 25-vjeçarja për Radion Evropa e Lirë.

Por, Ameena ka frikë se “laku po shtrëngohet edhe më shumë” rreth lirisë së grave në Afganistan, sidomos jashtë Kabulit. Sipas saj, talibanët po i kufizojnë edhe më tepër të drejtat e grave, duke ua mohuar ato që i kishin fituar gjatë 20 vjetëve të qeverisë së mbështetur nga Perëndimi, përpara se ajo të rrëzohej në gusht të vitit 2021. Edhe pse talibanët premtuan se do të krijonin një qeveri gjithëpërfshirëse, do t’i respektonin të drejtat themelore të njeriut dhe do të ndalonin që Afganistani të përdorej si bazë për grupet ekstremiste ndërkombëtare, ata nuk i përmbushën këto premtime.

Regjimi i ashpër islamist ka ndaluar në mënyrë sistematike qasjen e grave dhe vajzave afgane në arsim, punësim dhe lëvizje të lirë, duke i ndaluar të mbajnë edhe role të rëndësishme në qeveri ose shoqëri. OKB-ja e ka dënuar trajtimin e grave afgane nga talibanët si “aparteid gjinor” dhe ka nxjerrë në pah zhdukjen sistematike të tyre nga jeta publike dhe dënimet e rënda për rezistencën.

Në një raport të publikuar muajin e kaluar, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) dokumentoi diskriminimin e vazhdueshëm dhe të gjerë ndaj grave dhe theksoi se Ministria për Përhapjen e Virtyteve dhe Parandalimin e Veseve ka zbatuar ligje të rrepta të moralit, të miratuara nga udhëheqësi suprem shpirtëror, Haibatullah Akhundzada, në vitin 2024.

Urdhërarrestet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Ligjet e moralit të talibanëve, mes tjerash, i ndalojnë gratë të flasin ose t’i tregojnë fytyrat e tyre në publik, të shkojnë në parqe publike dhe argëtuese, si dhe të udhëtojnë ose të hanë jashtë pa një kujdestar mashkull. Palestrat dhe sallonet e bukurisë për gra janë mbyllur në të gjithë vendin.

Më herët këtë vit, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarreste për Akhundzadën dhe kryetarin e Gjykatës Supreme të talibanëve, Abdul Hakim Haqqani, duke i akuzuar për persekutimin e grave. Qeverisja e talibanëve i ka hedhur poshtë urdhërarrestet, ashtu si edhe dënimet e OKB-së për politikat e tyre kufizuese mbi të drejtat e grave.

Shkaku kryesor i shkeljeve të të drejtave të grave në Afganistan mbeten politikat shtypëse të talibanëve, por konfliktet në botë dhe ndryshimet në prioritetet ndërkombëtare janë duke e vështirësuar edhe më shumë situatën për gratë afgane.

Mbajtja në fokus e të drejtave të grave

Vendimi i fundit i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të reduktuar ndjeshëm programin e saj të ndihmave, USAID, është një nga këto ndryshime. Sipas grupit avokues OneAid, kjo masë do t’i kushtojë Afganistanit më shumë se 500 milionë dollarë ndihma, që nuk do të arrijnë në këtë vend.

“Duket sikur Afganistani dhe problemet e tij, përfshirë edhe të drejtat e grave, janë harruar nga Perëndimi”, thotë Rahila Yousofi, gazetare e pavarur afgane, e cila së voni ka lënë Kabulin dhe është larguar në Pakistanin fqinj.

“Afganistani po largohet gjithnjë e më shumë nga radari, për shkak të konflikteve të reja, si ato në Iran dhe në Gazë. Shtetet perëndimore, gjithashtu, po përqendrohen më shumë te çështjet e tyre të brendshme, natyrisht”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. Ndërsa vëmendja e botës po shpërndahet, shumë aktiviste për të drejtat e grave në Afganistan po punojnë edhe më shumë për t’i mbajtur këto çështje në fokusin ndërkombëtar.

Fawzia Koofi, ish-anëtare e parlamentit dhe themeluese e grupit Gratë për Afganistanin, është një nga aktivistet që punon me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe grupe të të drejtave të njeriut, për të dokumentuar “shkeljet e rënda të vazhdueshme” të të drejtave të grave në Afganistan.

Koofi u bën thirrje qeverive perëndimore që të mos braktisin Afganistanin dhe gratë e tij, duke thënë se “një veprim i tillë do të ishte gabim, për të cilin mund të pendohen më vonë”.

“Ndikimi” te talibanët

Pavarësisht varfërisë së thellë që ka përfshirë Afganistanin, Qeveria e talibanëve nuk pranon që ndihmat e Perëndimit të kushtëzohen me respektimin e të drejtave të grave dhe pakicave etnike. Në vend se me Perëndimin, autoritetet talibane në Kabul po bashkëpunojnë me vende si Kina, Rusia dhe shtetet e Azisë Qendrore, që nuk u kushtojnë shumë rëndësi të drejtave të njeriut.

Këto vende kanë krijuar marrëdhënie tregtare, ekonomike dhe politike me Qeverinë e talibanëve, e cila nuk është njohur zyrtarisht nga asnjë vend në botë.

“Perëndimi ka ende ndikim të madh mbi talibanët”, thotë Yousofi.

“Talibanët janë të dëshpëruar për t’u njohur ndërkombëtarisht. Perëndimi nuk duhet t’i japë legjitimitet Qeverisë talibane nëse ajo vazhdon t’i injorojë ankesat e popullit të Afganistanit”, përfundon ajo./REL

grate ne afganistan

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës