Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai ka bërë të ditur se kanë shkëmbyer mendime për çështje dypalëshe dhe rajonale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së, sidomos në lidhje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, e ka paralajmëruar një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, njoftoi të premten ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq. Ibrahimoviq u takua me Rubion në ditën e parë të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel.
“Një bisedë e shkurtër, por përmbajtjesore për temat e tanishme dypalëshe dhe ato rajonale, të cilën e pata me sekretarin amerikan të Shtetit, Marko Rubio. Do ta vazhdojmë atë edhe në Podgoricë gjatë vizitës së tij në Mal të Zi dhe rajon, të cilën ma paralajmëroi për këtë vit”, shkroi Ibrahimoviq në llogarinë e tij në X.
Ai ka bërë të ditur se kanë shkëmbyer mendime për çështje dypalëshe dhe rajonale, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA-së, sidomos në lidhje me sfidat e përbashkëta të sigurisë.
“U pajtuan se vizita [e Rubios] do të përbënte mundësi shtesë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh dhe për konfirmimin e marrëdhënieve të fuqishme aleate ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi.
Në Bruksel po mbahet një takim dyditor i ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku ndër të tjera, do të vendoset nëse vendet anëtare do t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje nga minimumi i tanishëm prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
Administrata e Trumpit më herët kishte propozuar që shpenzimet minimale të jenë 5 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa shefi i NATO-s, Mark Rutte ka kërkuar që çdo aleat të zotohet për t’i shpenzuar të paktën 3.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtje sa më shpejt të jetë e mundur.
Rubio u bëri thirrje të enjten 32 vendeve anëtare të aleancës ushtarake të zotohen për rritjen e shpenzimeve për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse. Mali i Zi është anëtar i aleancës së NATO-s që nga viti 2017./ REL
von der leyen, trump BRUKSEL- Të hënën e ardhshme, më 7 prill, Komisioni Evropian do të shpallë zyrtarisht kund&eum...
Rutte BRUSKEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në deklaratat e tij në Samitin e ministrave të jashtëm të ve...
donald trump SHBA- Presidenti Donald Trump po u thotë investitorëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se polit...
foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë një palestinez që po gjuante me gurë ushtar&eum...
Dodik SERBI- Republika Sërpska do të kërkojë të përfshihet në një aleance me Serbinë dhe Hungarinë, tha t...
foto ilustruese SERBI- Serbia prej javësh është përfshirë nga një valë protestash në mbarë vendin kund&eu...
Marco Rubio BRUKSEL- Rënia e tregjeve u pranua nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, në deklaratat e tij të...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë mund të caktohen që në korrik, pra menjëherë p...
foto ilustruese FRANCË- Britania dhe Franca e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po i zvarrit bisedimet për një armë...
foto ilustruese KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut është shkarkuar nga detyra pasi Gjykata Kushtetuese votoi unanimisht p&eum...