4 Prill 2025, 14:30
Nga E. D
foto ilustruese
SERBI- Serbia prej javësh është përfshirë nga një valë protestash në mbarë vendin kundër korrupsionit në nivelet e larta të institucioneve. Vala e protestës mori shkas nga rrëzimi i çatisë së betonit në stacionin e trenit në Novi Sad nëntorin e kaluar (2024), ku si pasojë humbën jetën si pasojë 16 vetë.
Indinjata publike për tragjedinë në Novi Sad ka të bëjë me përgjegjësinë për këtë fatkeqësi që bie ndaj figurave drejtuese, që nuk ndërmarrin sa duhet kundër korrupsionit dhe që nuk janë kujdesur për mbikëqyrjen e duhur të projekteve të ndërtimit.
Studentët janë angazhuar masivisht me përkushtim në protesta duke gjetur vazhdimisht forma paqësore por intensive proteste për të sensibilizuar mbi problemet. Turi me biçikleta drejt Strazburgut synon sensibilizimin e BE-së për problemet e Serbisë.
Studentët: BE duhet të angazhohet me shumë
Me helmeta në kokë dhe xhaketa fluoreshente si dhe të mbështjellë me flamurin e Serbisë, rreth 80 studentë nisën pedalimin nga korpusi i Universitetit të Novi Sadit deri në destinacionin 1.800km larg në perëndim. Gjatë udhëtimit studentët do të kalojnë nëpër disa metropole të BE-së, Budapest, Bratislavë, Vjenë, Mynih, ku ata krahas Evropës duan të senisibilizojnë edhe diasporën serbe në këto vende. Nga banorët e Novi Sadit studentët u përcollën me brohoritje me fjalët pumpaj, pumpaj, një nga sloganet e protestës (pompoje).
Serbia është një vend kandidat për t'u antarësuar në Bashkimin Europian dhe Brukseli i ka kërkuar që të ndërmarrëmasa për promovimin e lirisë së medias, luftën kundër korrupsionit dhe reformimin e sistemit elektoral. Por një pjesë e protestuesve mendojnë, se Europa nuk mban qëndrim si duhet dhe është shumë e butë kundrejt qeverisë në Beograd.
Tur protestash edhe brenda Serbisë
Studentët dhe qytetarët protestues kanë zhvilluar tur më këmbë edhe brenda vendit duke ecur prej ditësh në mes të marsit në drejtim të kryeqytetit të Serbisë.Dhjetëra protesta e incidente kanë ndodhur vetëm gjatë javës. Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe pushteti i tij deri më tani nuk dorëzohen lehtë. Ai thotë, se protestave u ka ardhur fundi, ndërsa studentët thonë se këtë e vendosin ata dhe jo presidenti.
Protestat çuan deri te dorëheqja e kryeministrit, Millosh Vukçeviq. Studentët thonë, se protestat nuk do të ndalen dhe se fundi i tyre nuk do të vijë kur ta thotë presidenti, por kur të thonë ata se janë plotësuar kushtet./DW
protesta ne serbi
Bota
4 Prill 2025, 14:21
E. D
Marco Rubio
BRUKSEL- Rënia e tregjeve u pranua nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, në deklaratat e tij të...
Bota
4 Prill 2025, 14:11
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë mund të caktohen që në korrik, pra menjëherë p...
Bota
4 Prill 2025, 14:00
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Britania dhe Franca e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po i zvarrit bisedimet për një armë...
Bota
4 Prill 2025, 13:03
E. D
foto ilustruese
KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut është shkarkuar nga detyra pasi Gjykata Kushtetuese votoi unanimisht p&eum...
Bota
4 Prill 2025, 12:55
E. D
foto ilustruese
KINË- Një tarifë shtesë prej 34% për produktet amerikane është shpallur nga Kina n&e...
Bota
4 Prill 2025, 12:25
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Një 15-vjeçar nga Cesena në Itali u denoncua nga Policia Postare në Prokurorinë e Gjykatës për...
Bota
4 Prill 2025, 12:02
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti Trump njoftoi tarifa të reja “reciproke” për pothuajse të gjithë partnerët tregtarë...
Bota
4 Prill 2025, 11:23
E. D
foto ilustruese
RUSI- Sulmet me dronë të Rusisë që goditën ndërtesa banimi në Harkiv, në verilindje të Ukrain&...
Bota
4 Prill 2025, 11:01
e.d
foto ilustruese
SHBA- Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi tornadot dhe erërat të forta përfshinë jugun e SHBA...
Bota
4 Prill 2025, 10:37
E. D
foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur një ofensivë të re tokësore në lindje të Qytetit të Gazë...