LIVE UPDATES
Bota

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë në Kiev: Do t’ia bëjmë të qartë palës amerikane se nuk duhet të biem pre e taktikave penguese të Putin

Diplomatja gjermane, e cila është në udhëtimin e saj të nëntë në Ukrainë që nga nisja e pushtimit të plotë nga Kremlini në shkurt të vitit 2022, tha se beson se Kievi është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje paqeje mes intensifikimit tw negociatave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

1 Prill 2025, 10:26 Nga M.B
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë në Kiev: Do t’ia
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock (djathtas), dhe prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, gjatë një vizite të mëparshme në Ukrainë.

GJERMANIA- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, gjatë një vizite të papritur në Kiev, ka paralajmëruar kundër taktikave penguese të Rusisë në negociatat e paqes për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Diplomatja gjermane, e cila është në udhëtimin e saj të nëntë në Ukrainë që nga nisja e pushtimit të plotë nga Kremlini në shkurt të vitit 2022, tha se beson se Kievi është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje paqeje mes intensifikimit tw negociatave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

“Në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s, ne do t’ia bëjmë të qartë palës amerikane se nuk duhet të biem pre e taktikave penguese të Putinit”, tha ajo në një deklaratë pas mbërritjes në kryeqytetin ukrainas më 1 prill.

Deklarata e Baerbock vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi Rusinë me tarifa të reja mbi produktet e naftës nëse Moska bllokon nismat e tij për armëpushim, ndërsa gjithashtu tha se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, do të përballet me “probleme të mëdha” nëse nuk nënshkruan një marrëveshje për mineralet kritike me Uashingtonin.

“Ai po përpiqet të tërhiqet nga marrëveshja për mineralet e rralla dhe nëse e bën këtë, do të ketë probleme të mëdha”, u tha Trump gazetarëve më 30 mars, duke iu referuar presidentit ukrainas.

“Ne bëmë një marrëveshje për mineralet e rralla. Dhe tani ai po thotë, ‘e dini, dua ta rinegocioj marrëveshjen’. Ai dëshiron të jetë anëtar i NATO-s, por nuk do të jetë kurrë anëtar i NATO-s. Ai e kupton këtë”, shtoi Trump.

Më 28 mars, qeveria ukrainase tha se ende po shqyrton një draft-marrëveshje nga Shtetet e Bashkuara për mineralet e rralla të vendit, mes raporteve se Uashingtoni kishte ndryshuar kushtet e marrëveshjes disa herë. Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, njoftoi në një mbledhje qeveritare se Kievi po përgatit qëndrimin e vet mbi marrëveshjen, por deputetët do të shprehin qëndrimin e tyre vetëm kur të arrihet një konsensus. Para kësaj, tha ajo, diskutimi publik do të ishte i dëmshëm.

Ukraina ka depozita të konsiderueshme të mineraleve kritike, përfshirë mineralet e rralla, megjithëse sasia e saktë e tyre mbetet e pasigurt. Këto minerale janë shumë të çmuara për përdorimin e tyre në teknologjitë e mbrojtjes, si dhe në pajisje si kompjuterët, telefonat inteligjentë dhe bateritë.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord më herët këtë muaj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për zhvillimin e burimeve minerale kritike të Ukrainës. Përpjekjet për të finalizuar marrëveshjen kishin dështuar më parë më 28 shkurt pas një përplasjeje të tensionuar mes Trumpit dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, më herët më 30 mars, Trump tha se do të vendosë tarifa sekondare prej 25 deri në 50 për qind ndaj naftës ruse nëse ai mendon se presidenti rus, Vladimir Putin, po bllokon përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Trump tha gjatë një interviste telefonike për NBC se ishte “shumë i zemëruar” dhe “i irrituar” kur Putini bëri thirrje për krijimin e një qeverie kalimtare në Ukrainë, e cila mund të rezultonte në përjashtimin e presidentit Zelenskyt.

“Nëse Rusia dhe unë nuk arrijmë një marrëveshje për të ndalur gjakderdhjen në Ukrainë, dhe nëse mendoj se është faji i Rusisë – gjë që mund të mos jetë – por nëse mendoj se është faji i Rusisë, do të vendos tarifa sekondare mbi të gjithë naftën që del nga Rusia”, tha Trump.

“Kjo do të thotë që nëse blini naftë nga Rusia, nuk mund të bëni biznes në Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai. “Do të ketë një tarifë prej 25 për qind për të gjithë naftën, një tarifë prej 25 deri në 50 për qind”.

Trump shtoi se këto masa tregtare do të zbatoheshin brenda një muaji nëse nuk arrihet një marrëveshje për armëpushim. Ky moment diplomatik tejet i ndjeshëm vjen pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi më 25 mars se si Rusia, ashtu edhe Ukraina, ranë dakord për një armëpushim dhe për të lejuar navigimin në Detin e Zi, si dhe për të mos sulmuar objektet energjetike të njëra-tjetrës. Kievi thotë se armëpushimi duhet të hyjë në fuqi menjëherë, ndërsa Moska ka deklaruar se do ta respektojë atë vetëm pas heqjes së pjesshme të sanksioneve ndaj kompanive dhe bankave ruse të përfshira në tregtinë ndërkombëtare të ushqimit.

Komentet e Trumpit shënojnë një ndryshim nga qasja më e butë që Shtëpia e Bardhë kishte mbajtur ndaj Rusisë, që nga momenti kur presidenti amerikan e bëri përfundimin e luftës në Ukrainë një prioritet të politikës së jashtme. Ato gjithashtu vijnë pasi ai më parë kishte kritikuar Zelenskyn, duke thënë se ishte “i lodhur” nga menaxhimi i tij i luftës dhe e quajti atë një “diktator pa zgjedhje”.

Trump i tha NBC-së se do të flasë me Putinin gjatë kësaj jave. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po udhëheqin përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje për armëpushim, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj qytetit të Harkivit në Ukrainë. Sulmet ajrore në qytetin verilindor të Ukrainës më 1 prill plagosën tre persona dhe shkaktuan zjarr në disa ndërtesa industriale, si dhe dëmtuan dy kopshte, thanë zyrtarët.

Një ditë më parë, Kievi akuzoi Moskën për një “krim lufte” pasi dronët rusë goditën një spital ushtarak. Sulmi goditi Harkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, si pjesë e një sulmi që përfshiu gjithashtu një qendër tregtare, ndërtesa banimi dhe objekte të tjera, duke vrarë dy persona, sipas autoriteteve. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase akuzoi Rusinë për “shkelje të normave të së drejtës humanitare ndërkombëtare” në sulmin e saj, të cilin e cilësoi si “bombardim të qëllimshëm dhe të synuar”./ REL

gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj