LIVE UPDATES
Bota

Mobilizimi kaotik i Rusisë, lë ushtarët në të ftohtë, pa pajisje

Kjo është në kontrast të plotë me ankesat që qarkullojnë gjerësisht në mediat ruse të lajmeve dhe mediat sociale për mungesat e pajisjeve, kushtet e këqija të jetesës dhe mungesën e stërvitjes për rekrutët e rinj.

26 Tetor 2022, 21:55 Nga k.m.
Mobilizimi kaotik i Rusisë, lë ushtarët në të
Foto ilustruese

Rezervistët e mobilizuar që presidenti rus Vladimir Putin vizitoi javën e kaluar në një poligon në juglindje të Moskës, dukeshin vërtetë entuziastë para kamerave. Videoja e Kremlinit e të rinjve që shkojnë në luftë në Ukrainë i tregonte ata me uniforma, në gjendje të mirë, me të gjitha pajisjet e nevojshme për luftim: helmeta, jelek antiplumb dhe çanta shpine që shndërrohen në shtrojë për të fjetur. Kur zoti Putin i pyeti nëse kishin ndonjë problem, ata tundën kokën.

Kjo është në kontrast të plotë me ankesat që qarkullojnë gjerësisht në mediat ruse të lajmeve dhe mediat sociale për mungesat e pajisjeve, kushtet e këqija të jetesës dhe mungesën e stërvitjes për rekrutët e rinj.

Që kur zoti Putin shpalli mobilizimin më 21 shtator, mediat e pavarura, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe rezervistët kanë paraqitur një pamje të zymtë të një përpjekjeje të rastësishme, kaotike dhe të njëanshme për të mbledhur sa më shumë burra dhe për t'i dërguar ata me shpejtësi në vijën e parë të frontit pavarësisht nga aftësitë, stërvitja që kanë kryer apo dhe mungesa e pajisjeve.

Videot në rrjetet sociale ruse treguan disa rekrutë që ankoheshin se po qëndronin në ambjente të ngushta, të pista, e me tualete të mbushura me plehra përpos mungesës së ushqimeve e ilaçeve. Në disa shfaqeshin rezervistë me armë të ndryshkura.

Në një video, një grup të mobilizuarish endeshin në një fushë, duke pretenduar se kishin mbetur atje pa ushqim apo strehë. Pamje të tjera filmike tregojnë disa persona të detyruar të flenë në stola ose të ngjeshur fort pas njëri-tjetrit në dysheme.

“Nuk ishin ne që ju kërkuam; ju na thirrët. Ja, shikoni këtë! Sa kohë mund të vazhdojë kjo?,”- thotë një zë i acaruar në një video.

Dekreti i zotit Putinit për mobilizimin e pjesshëm nuk përcakton kriteret për të rekrutuarit ose nuk thotë se sa persona ishte parashikuar të thirreshin. Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu ka thënë se mobilizimi do të prekë vetëm rreth 300,000 rezervistë me përvojë luftarake ose shërbimi.

Protestat kundër rekrutimit janë shtypur ashpër dhe dhjetëra mijëra burra u larguan nga Rusia në vendet fqinje për të shmangur detyrimin për të shërbyer. Një javë pas dekretit, një i ri hapi zjarr ndaj një oficeri rekrutimi në qytetin siberian të Ust-Ilimsk, duke e plagosur rëndë atë. Më 15 tetor, një shkëmbim zjarri në një kamp trajnimi në rajonin jugor të Belgorod vrau 11 persona dhe plagosi 15 të tjerë. Zyrat e regjistrimit dhe ndërtesat e tjera administrative janë djegur gjithashtu.

Tani është e qartë se në një vend ku pothuajse të gjithë burrat nën 65 vjeç janë të regjistruar si pjesë e rezervës, procesi i mobilizimit nuk u krye me kujdes. Ka pasur një valë raportesh për thirrje që u janë dërguar personave që nuk kanë përvojë ushtarake. Policia grumbulloi burra në rrugët e Moskës dhe qyteteve të tjera, ose bastisi hotele për të kapur klientët në moshë luftarake. Zyrat e regjistrimit shpesh anashkalonin kontrollet e kërkuara shëndetësore.

Thirrja e nxituar vështirë se do të arrijë ndonjë gjë tjetër përveç "ngadalësimit të përparimeve" të trupave ukrainase në luftën 8-mujore, tha në një intervistë analisti ushtarak Pavel Luzin.

Moska thjesht po "zgjat agoninë" në Ukrainë, tha zoti Luzin, një studiues në Shkollën Fletcher në Universitetin Tufts. Aktivistët thonë gjithashtu se pakicat etnike në disa rajone u thirrën të shkonin në luftë në numër joproporcional. U qarkulluan video të protestave në rajonin me shumicë myslimane të Dagestanit, me të afërmit që ankoheshin se zona po siguronte më shumë rekrutë se kudo tjetër.

Vladimir Budaev i Fondacionit ‘Free Buryatia’ tha për agjencinë AP se indigjenët në veriun e largët të Rusisë dhe përgjatë kufirit mongol u "rrethuan në fshatrat e tyre" gjatë procesit të mobilizimit.

Në rajonet e largëta të Sakha-s dhe Buryatia-s, oficerët e regjistrimit "i shpërndanë thirrjet kujtdo që takonin," tha ai.

Sipas Yekaterina Morland, një vullnetare në Fondacionin Aziatik të Rusisë, Buryatia ka parë norma mobilizimi deri në gjashtë herë më të larta se rajonet evropiane të Rusisë.

Në dy javët e para të thirrjes, autoritetet në disa rajone raportuan se dërguan në shtëpi qindra burra që u mobilizuan pavarësisht se nuk përmbushnin kriteret.

"Detyra e një zyre të regjistrimit ushtarak është të rekrutojë - të rekrutojë këdo që mund të kap,"- thotë Elena Popova, koordinatorja e Lëvizjes së Kundërshtuesve të Ndërgjegjes.

Vetë Putini pranoi publikisht "gabimet" në proces dhe kërkoi përmirësimin e tij. Por edhe kur thirrjet u shkonin atyre që kishin shërbyer në ushtri, kjo nuk do të thoshte domosdoshmërisht se ata kishin aftësi në fushën e betejës. Disa ish-rekrutë shpesh nuk marrin trajnimin e duhur ushtarak kur shërbejnë dhe në vend të kësaj janë të angazhuar në punë rutinë.

Një grua që foli për agjencinë Associated Press në kushte anonimiteti, sepse kishte frikë nga hakmarrja, tha se burri i saj 31-vjeçar e kreu shërbimin e tij të detyrueshëm gjashtë vjet më parë dhe nuk kishte "asnjë stërvitje në poligon apo ndonjë stërvitje luftarake në terren" por autoritetet u përpoqën ta mobilizonin gjithsesi. Në fakt, ai e kishte mbajtur armën vetëm një herë, kur iu mësuan se si të hapnin dhe të montonin një pushkë automatike, tha ajo.

Të afërmit e rekrutëve raportuan se duhej të shpenzonin paratë e tyre për pajisje dhe nevoja themelore. Në mediat socile u krijuan grupe për të grumbulluar fondet për pajisje. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi të mërkurën problemet e vazhdueshme me pajisjet për të mobilizuarit, por shtoi se "masat e fuqishme të marra për të korrigjuar situatën po japin tashmë rezultatet e para pozitive". Ai tha se autoritetet rajonale janë të përfshira në sigurimin e "pajisjeve që mungojnë" dhe tani zëvendëskryeministri Denis Manturov "është personalisht përgjegjës për këtë" në një këshill koordinues që ka krijuar Putini.

Mediat ruse raportuan vdekje të shumta të rezervistëve në Ukrainë, me të afërmit e tyre që u thanë mediave se ata kishin marrë shumë pak trajnim. Kur u pyet nga një gazetar se pse disa rezervistë kishin vdekur në Ukrainë vetëm tre javë pasi u thirrën, Putini konfirmoi se trajnimi mund të zgjaste nga 10 deri në 25 ditë.

Analisti ushtarak Luzin tha se Rusia nuk është në gjendje të trajnojë qindra mijëra burra.

“Ushtria nuk ishte gati për mobilizim. Nuk u përgatit kurrë për të”,- tha ai.

Putini ka premtuar se do të përfundojë lëvizjen e mobilizimit deri në nëntor, kur është planifikuar drafti i rregullt i vjeshtës. Ekspertët ushtarakë dhe grupet e të drejtave thonë se zyrat e regjistrimit dhe kampet e trajnimit nuk mund t'i përpunojnë të dyja këto procese në të njëjtën kohë, duke paralajmëruar se thirrjet mund të rifillojnë muaj më vonë.

Që nga mesi i tetorit, 222,000 rezervistë janë rekrutuar, tha Putini. Është e paqartë nëse do të jetë e mundur të regjistrohen edhe 80,000 të tjerë në dy javët e mbetura. Në përpjekje për të zgjeruar grupin, parlamenti rus hoqi të mërkurën një ndalim për mobilizimin e burrave që janë dënuar për një vepër të rëndë penale dhe që janë liruar nga burgu. Edhe pse rusët nuk po ikin më nga vendi dhe protestat në rrugë janë ndalur të gjitha, ka ende nga ata që i rezistojnë përpjekjeve.

Mediat e pavarura dhe me prirje opozitare kanë publikuar udhëzime se si të shmanget thirrja në mënyrë ligjore. Grupet e të drejtave këshillojnë burrat që të mos nënshkruajnë thirrjen – gjë që kërkohet që ajo të konsiderohet e kryer ligjërisht – dhe të mos shkojnë pranë zyrave të regjistrimit. Disa burra po kërkojnë shërbimin civil alternativ, një e drejtë që avokatët thonë se garantohet nga kushtetuta.

Kirill Berezin, 27 vjeç, iu përgjigj një njoftimi për mobilizim të futur nën derën e banesës së tij në Shën Petersburg duke shkuar në një zyrë regjistrimi për të aplikuar për shërbimin civil alternativ, por sipas mikeshës së tij Marina Tsyganova, ai u dërgua gjithsesi në një njësi ushtarake. Rezervisti Berezin, i cili qysh atëherë është dërguar në një strukturë stërvitore në Rusinë jugore, i dorëzoi komandantëve të tij një dokument që thuhej se "nuk mund të shërbente me armë, nuk mund të vriste njerëz dhe të ndihmonte njerëz që e bëjnë këtë", sepse ishte "në kundërshtim me ndërgjegjen e tij.”

Zonja Tsyganova i tha agjencisë AP se ajo ishte përfaqësuesja e tij në një gjykatë në Shën Petersburg, e cila javën e kaluar hodhi poshtë padinë e zotit Berezin, duke thënë se vetëm rekrutët e rregullt nën moshëm 27 vjeç kanë të drejtë për shërbimin civil alternativ. Ekipi i tij mbrojtës ka në plan të apelojë, tha ajo, me shpresën që të paktën ai nuk do të dërgohet në Ukrainë ndërkohë që beteja ligjore vazhdon./Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje