LIVE UPDATES
Bota

Von der Leyen nis turin ballkanik në Shkup: Do t’ia dalim me krizën energjetike

Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, presidentja e KE-së, von der Leyen, ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë, duke i cilësuar “brutale” ndaj civilëve, por edhe ndaj objekteve të energjisë, me qëllimin e vetëm që populli ukrainas të vuajë sa më shumë agresionin rus.

26 Tetor 2022, 20:53 Nga d.a.
Von der Leyen nis turin ballkanik në Shkup: Do t’ia dalim me
Von der Leyen dhe Kovacevski

MAQEDONIA E VERIUT- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka dhënë mbështetje Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, gjatë një vizite që ka realizuar të mërkurën në Shkup. Ajo ka përmendur edhe krizën e energjisë, si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Pas takimit me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, presidentja e KE-së, von der Leyen, ka dënuar sulmet ruse në Ukrainë, duke i cilësuar “brutale” ndaj civilëve, por edhe ndaj objekteve të energjisë, me qëllimin e vetëm që populli ukrainas të vuajë sa më shumë agresionin rus.

“Jemi në një situatë shumë të rëndë. Po shohim brutalitetin e paparë që ka për qëllim t’ua pamundësojë grave, fëmijëve e burrave, ujin, ngrohjen e kështu me radhë. Janë sulme të tmerrshme. Jemi të vetëdijshëm se Rusia do të bëjë gjithçka, jo vetëm për të terrorizuar popullin ukrainas, dhe për të paralizuar shtetin, por dhe që të dëbojë ukrainasit nga vendi i tyre. Ata kanë mbështetje të fuqishme nga të gjithë ne, sa i përket ndihmës ushtarake për t’u mbrojtur, por edhe sa i përket ndihmës për përmirësimin e infrastrukturës sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Jemi të përgatitur edhe për fluks të refugjatëve, do të jemi solidarë me këtë popull dhe mesazhi im është i qartë: Çfarëdo qoftë taktika që do të përdorë (presidenti rus, Vladimir) Putini, ne do të qëndrojmë afër miqve tanë në Ukrainë, me besimin se Ukrainë do t’ia dalë”, ka deklaruar mes tjerash von der Leyen.

Gjatë qëndrimit të saj në Shkup është nënshkruar marrëveshja e parë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Marrëveshja për FRONTEX-in, që ka të bëjë me mbrojtjen e kufijve nga migrimi i paligjshëm, për integrimin evropian dhe përballjen me krizën energjetike, është nënshkruar në gjuhën maqedonase.

Sipas kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, kjo gjë “tregon se gjuha maqedonase është e mbrojtur dhe nuk është cenuar me marrëveshjen me Bullgarinë”.

Duke folur për krizën energjetike, Leyen ka thënë se beson që kriza do të kapërcehet dhe se vendet e rajonit do të kenë mbështetjen e BE-së.

“Së bashku do ta kapërcejmë këtë krizë. Ne do ta kapërcejmë krizën energjetike me grante prej 80 milionë eurosh për Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht do të vazhdojmë me grantet. Kjo mbështetje do të vazhdojë përmes një plani investimi me mullinj të erës dhe lidhjes me gaz me Serbinë dhe Kosovën”.

Të enjten presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen do të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë. Von der Leyen do ta vazhdojë turneun në Bosnje-Hercegovinë më 28 tetor dhe më pas në Serbi. Këtë turne nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian do ta përmbyllë me vizitë në Mal të Zi, të shtunën, më 29 tetor./REL/

ursula von der leyen ne shkup dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit