LIVE UPDATES
Bota

Nafta, lufta dhe Ngushtica e Hormuzit/ Analiza: A mund t’i mbrojë Uashingtoni tregjet globale të energjisë nga Irani?

Rreth një e pesta e naftës globale dhe e gazit natyror të lëngëzuar (LNG) zakonisht kalon përmes kësaj rruge të ngushtë ujore që lidh Gjirin Persik me tregjet ndërkombëtare.

12 Mars 2026, 07:49 Nga E. D

Nafta, lufta dhe Ngushtica e Hormuzit/ Analiza: A mund t’i mbrojë

IRAN- Derisa lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit po përqendrohet në Ngushticën e Hormuzit, pikën më jetike për kalimin e energjisë në botë, pasojat ekonomike të një ndërprerjeje të madhe të furnizimeve me naftë dhe gaz mund të përhapen në mbarë globin.

Rreth një e pesta e naftës globale dhe e gazit natyror të lëngëzuar (LNG) zakonisht kalon përmes kësaj rruge të ngushtë ujore që lidh Gjirin Persik me tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë, trafiku i cisternave është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të shqetësimeve për sigurinë, kërcënimeve ushtarake dhe raporteve se Irani po vendos mina dhe masa të tjera asimetrike për të shkaktuar dëme ndaj anijeve që përpiqen ta përdorin ngushticën.

Reagimi i tregut tashmë është i qartë: çmimi i naftës u rrit deri në 120 dollarë për fuçi para se binte pak, ndërsa çmimet e karburantit të aviacionit mbeten rreth dyfish më të larta sesa ishin në janar.

Për analistët, këto luhatje ngrenë një pyetje themelore: A mund Teherani ta përdorë sistemin global të energjisë si armë strategjike, apo Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre mund ta parandalojnë një skenar të tillë? Ushtria amerikane tha se më 10 mars shkatërroi 16 anije iraniane që vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit.

Por, Irani vazhdon të jetë aftë për të shkaktuar rrëmujë në këtë rrugë ujore, pasi tri anije tregtare thuhet se u goditën nga shpërthime më 11 mars, sipas United Kingdom Maritime Trade Operations (UKMTO), një qendër britanike për bashkërendim detar, e cila vëzhgon kërcënimet e sigurisë ndaj transportit tregtar.

Tregjet reagojnë ndaj rrezikut, jo ndaj furnizimit

Deri tani, analistët thonë se tregu duket se po përfshin në çmime pasigurinë dhe jo ndërprerje të vërtetë të furnizimit.

“Ajo që po shohim janë reagime të tregut minutë pas minute, orë pas ore ndaj shkallës dhe kohëzgjatjes së konfliktit”, tha Mason Hamilton, zëvendëspresident për ekonomi dhe hulumtime në American Petroleum Institute.

Para krizës, tregjet e naftës prisnin tepricë furnizimi dhe çmime kryesisht të ulëta. Kërcënimi i papritur ndaj Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalojnë rreth 20 milionë fuçi naftë dhe produkte të lëngshme të naftës çdo ditë, e përmbysi këtë perspektivë.

Ekspertët në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) theksojnë se tregjet shpesh reagojnë para se të shfaqen mungesat fizike.

Kevin Book, analisti i këtij instituti kërkimor, tha se tregtarët po përgatiten për mundësinë që prodhuesit e Gjirit të detyrohen të ndalojnë prodhimin nëse eksportet bllokohen.

Edhe luhatjet modeste të çmimeve kanë pasoja të mëdha financiare: një ndryshim prej 30 dollarësh për fuçi në një treg prej 100 milionë fuçish në ditë përfaqëson rreth 3 miliardë dollarë ndryshim në vlerë çdo ditë, pa përfshirë derivatet financiare.

Leva asimetrike e Iranit

Për Teheranin, shënjestrimi i rrjedhave globale të energjisë mund të jetë ndër opsionet e pakta strategjike që i kanë mbetur përballë kundërshtarëve shumë më të fuqishëm si Shtetet e Bashkuara.

“Synimi i Iranit është mbijetesa”, tha Khalid Azim, drejtor i MENA Futures Lab në Këshillin Atlantik. “Ai nuk mund të përballet drejtpërdrejt me SHBA-në apo Izraelin, prandaj mbështetet në taktika asimetrike për të rritur koston e konfliktit”.

Madje edhe ndërprerjet e vogla në Ngushticë mund të kenë ndikime të mëdha, duke pasur parasysh përqendrimin e tregtisë globale të energjisë në disa pika kyç detare.

Azim paralajmëroi se reagimet aktuale të tregut mund t’i nënvlerësojnë rreziqet, duke theksuar se tregjet financiare jashtë sektorit të energjisë kanë mbetur kryesisht të qeta.

“Ka rrezik shumë të madh asimetrik që tregu nuk po e përfshin plotësisht në çmime”, tha ai.

Llogaritjet e Uashingtonit: Trysni pa tronditje

Për Shtetet e Bashkuara, sfida është t’i baraspeshojë synimet ushtarake me domosdoshmërinë për të parandaluar ndonjë tronditje globale në tregun e energjisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Uashingtoni është gati t’i shoqërojë cisternat nëpër Ngushticën e Hormuzit nëse është e nevojshme, megjithëse mediat, përfshirë Reutersin, kanë raportuar se marina amerikane deri tani i ka hedhur poshtë të gjitha kërkesat e industrisë së transportit për shoqërime ushtarake për shkak të rrezikut të lartë tani.

Ndërkohë, zyrtarët nga vendet e Grupit të Shtatë (G7) po diskutojnë gjithashtu mundësinë e lirimit të rezervave emergjente të naftës për të zbutur ndikimin në treg, në rast se rrjedha e energjisë ndërpritet për shkak të kësaj gjendjeje.

Richard Goldberg, ish-zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në administratën Trump, tha se strategjia amerikane kombinon mjete të tregut dhe masa ushtarake: garanci sigurimi për transportin detar, inkurajim të lëvizjes së cisternave dhe operacione shoqëruese detare nëse është e nevojshme. Aeroplanmbajtësit dhe sistemet e mbrojtjes raketore janë vendosur tashmë.

“Qëllimi është t’i tregojmë Iranit se ai nuk mund ta bllokojë rrjedhën globale të naftës pa u përballur me kundërmasa dërrmuese”, tha Goldberg në një aktivitet të Këshillin Atlantik më 10 mars.

Ai theksoi se përpjekjet synojnë ta zbusin ndërprerjen, jo ta zëvendësojnë për kohë të pacaktuar një korridor të madh furnizimi. Edhe nëse prodhimi vazhdon, kriza zbulon brishtësinë e logjistikës së energjisë.

“Ka dy shtresa rreziku: infrastruktura që prodhon fuçitë dhe rrjedha e atyre fuçive”, tha Sara Vakhshouri, presidente e SVB Energy International.

Rafineritë janë mbyllur si masë paraprake, rezervuarët e magazinimit po mbushen dhe disa prodhues tashmë kanë ulur prodhimin pasi eksportet po ngadalësohen.

Kompanitë e transportit detar përballen me dilemën e tyre: vetëm sigurimi mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’i bindur ekuipazhet të lundrojnë në një zonë lufte. Vonesat e zgjatura mund t’i detyrojnë prodhuesit e Gjirit të ndalin miliona fuçi prodhim, duke rritur paqëndrueshmërinë e tregut.

Ngushtica e Hormuzit kanalizon gjithashtu rreth 20 për qind të LNG-së globale, që do të thotë se ndërprerjet mund të përhapen në zinxhirët e furnizimit me energji elektrike, petrokimikate dhe plehra.

Azia, si importuesja më e madhe e naftës nga Gjiri, është veçanërisht e ekspozuar. Evropa, e varur nga LNG-ja dhe produktet e rafinuara, përballet me cenueshmëri në një kohë kur rezervat e gazit janë të ulëta pas dimrit. Rifillimi i punës së impianteve pas mbylljeve mund të zgjasë më javë ose muaj.

“Këto janë sisteme industriale komplekse të projektuara për të funksionuar vazhdimisht”, theksoi Hamilton.

Kriza po zhvillohet gjithashtu në mes të një ndryshimi më të gjerë në strategjinë energjetike të SHBA-së. Shtetet e Bashkuara, tashmë prodhuesi më i madh në botë i naftës dhe gazit, e trajtojnë furnizimin me energji gjithnjë e më shumë si një aset strategjik, duke u dhënë politikëbërësve leverdi për të ndjekur objektivat e sigurisë ndërsa mbrojnë tregjet e brendshme.

Kohëzgjatja do të vendosë gjithçka

Ashpërsia e krizës varet nga ajo se sa gjatë zgjasin ndërprerjet. Një ndërprerje e shkurtër mund të absorbohet, por një e zgjatur, sipas analistëve në Uashington, mund t’i mbajë çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi, të nxisë inflacionin, të ngadalësojë rritjen ekonomike ose madje të shkaktojë recesion në ekonomitë më të cenueshme.

Ekspertët e CSIS-it theksojnë se edhe pse rezervat, rrugët alternative dhe rezervat emergjente ofrojnë amortizim, ato janë të projektuara për ndërprerje afatshkurtra, jo për një mbyllje të zgjatur të Ngushticës së Hormuzit.

Përplasja që po zhvillohet është provë për qëndrueshmërinë e sistemit global të energjisë. Presioni i vazhdueshëm iranian mund të zgjasë paqëndrueshmërinë, ndërsa masat efektive të SHBA-së dhe aleatëve të saj mund të tregojnë kufijtë e përdorimit të energjisë si mjet shtrëngimi.

Për momentin, pyetja kryesore mbetet: A do të mbetet e hapur Ngushtica e Hormuzit apo do të bëhet epiqendra e një lufte të re energjetike?/REL

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet