LIVE UPDATES
Bota

"Ndalen dy motorë të Evropës", REL: Franca i bashkohet Gjermanisë në kaosin politik

E gjithë kjo ndodhi si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme tronditëse këtë verë, në të cilat e djathta ekstreme dhe një koalicion partish të majta fituan vende, duke e detyruar presidentin e dobësuar politikisht, Emmanuel Macron, dhe forcat e tij centriste të formojnë një qeveri minoritare të paqëndrueshme, që mund të qeveriste vetëm me pëlqimin e populistes Marine Le Pen.

5 Dhjetor 2024, 14:44 Nga N.F

"Ndalen dy motorë të Evropës", REL: Franca i bashkohet

FRANCË- Ishte e qartë që kjo do të ndodhte herët a vonë. Michel Barnier u bë kryeministri më jetëshkurtër në historinë e Francës, duke mos qëndruar as 100 ditë në detyrë, pasi Parlamenti e rrëzoi më 4 dhjetor – një shfaqje që nuk ishte parë që nga viti 1962.

E gjithë kjo ndodhi si pasojë e zgjedhjeve të parakohshme tronditëse këtë verë, në të cilat e djathta ekstreme dhe një koalicion partish të majta fituan vende, duke e detyruar presidentin e dobësuar politikisht, Emmanuel Macron, dhe forcat e tij centriste të formojnë një qeveri minoritare të paqëndrueshme, që mund të qeveriste vetëm me pëlqimin e populistes Marine Le Pen.

Tani, do të ketë një qeveri të re që ndoshta nuk do të mbijetojë për shumë gjatë, pasi parametrat janë saktësisht të njëjtë – një marrëveshje me të majtën ekstreme ose të djathtën ekstreme deri sa një zgjedhje e re të mund të thirret në mënyrë kushtetuese në verën e vitit 2025.

Ka të ngjarë që Macron të nominojë ministrin e njohur të Forcave të Armatosura, Sebastien Lecornu, nga partia e tij Renaissance, për të tentuar formimin e një qeverie të re që mund të navigojë përmes asamblesë kombëtare të paqëndrueshme dhe të marrë mjaftueshëm vota për të bërë ndonjë punë. Por, parashikimet më të mençura janë se ai do të dështojë plotësisht ose do të tejkalojë rekordin e padëshirueshëm të Barnierit për mandatin më të shkurtër si kryeministër.

Do të ketë thirrje që Macron të japë dorëheqje si president para përfundimit të mandatit të tij në 2027, por ai ka të ngjarë të vazhdojë. Kjo do të thotë që ai do të vazhdojë të drejtojë politikën e jashtme, siç bëjnë zakonisht presidentët francezë të shtetit, por do të kufizohet nga kaosi në Paris që do të thithë energjinë dhe vëmendjen e tij.

Gjithashtu, ai do të jetë i kufizuar financiarisht, pasi qeveria u rrëzua për shkak të pamundësisë për të rënë dakord mbi një buxhet me masa të shumta shtrënguese. Deficiti aktualisht është 6.1 % e Bruto Produktit Vendor – duke tërhequr kritika dhe potencialisht gjoba financiare nga Brukseli dhe duke shkaktuar frikë në tregjet financiare nga një krizë e re në eurozonë.

Dhe, kjo ndodh në momentin absolutisht më të keq për BE-në, pasi fuqia tjetër e madhe e bllokut, Gjermania, është një "patë e çalë" që pret zgjedhjet federale të reja në fund të shkurtit, me bisedime të mundshme të zgjatura për formimin e një koalicioni.

A do të ketë ende gatishmëri të mjaftueshme për të mbështetur Ukrainën politikisht, ushtarakisht dhe më e rëndësishmja – financiarisht? Ka të ngjarë të ketë fonde të mjaftueshme për Kievin vitin e ardhshëm, por më pas?

Të themi thjesht: Dy motorët e Evropës që ndalen në mes të kërkesave në rritje nga administrata e ardhshme e SHBA-së për rritjen e shpenzimeve evropiane për mbrojtje, si dhe sinjaleve për tarifa të reja tregtare transatlantike, është një skenar që dikush në Kremlin mund të dëshirojë ta shfrytëzojë për t’i ushqyer luftërat e tij për pushtet në 2025./ REL

franca gjermani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës