LIVE UPDATES
Bota

Ndërprerja e rrymës ngre alarmin në centralin bërthamor të kapur nga Rusia në Ukrainë

Më 10 gusht, linja kryesore e rrymës në centralin bërthamor në Zaporizhja u shkyç dy herë, duke e detyruar atë të mbështetet vetëm në linjën e fundit të rrymës jashtë zonës.

20 Gusht 2023, 09:31 Nga A.B

Ndërprerja e rrymës ngre alarmin në centralin bërthamor

Fati i centralit bërthamor në mes të luftës më të madhe në Evropë në dekadat e fundit, ka ngritur shqetësime të mëdha qëkur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës gati 18 muaj më parë.

Frika për ndonjë fatkeqësi nuk është zbutur, pasi luftimet po rriten jo shumë larg centralit.

Më 10 gusht, linja kryesore e rrymës në centralin bërthamor në Zaporizhja u shkyç dy herë, duke e detyruar atë të mbështetet vetëm në linjën e fundit të rrymës jashtë zonës.

Linja kryesore u kyç përsëri kah mbrëmja. Ndërkohë, ministri i Energjisë i Ukrainës foli për rrezikun e një shkrirjeje bërthamore.

Steven Nesbit, një veteran i industrisë së centralit bërthamor, i cili ishte president i Shoqërisë Bërthamore Amerikane më 2021/22, tha për Radion Evropa e Lirë se centrali bërthamor i Zaporizhjas është në rrezik që nga fillimi i pushtimit rus. Por, dështimi i linjës së rrymës jashtë zonës nuk e bëri vlerësimin e gjendjes nga ai më të keqe seç ka qenë.

“Nuk shoh asgjë të re tani që duhet t’i shqetësojë vërtet njerëzit për gjendjen tashmë të padëshirueshme”, tha ai, duke shtuar se linjat e rrymës jashtë zonës janë shkyçur më herët për shkak të luftës.

“Nuk do të habitesha nëse do të ndodhte përsëri, por humbja e njërës prej linjave të rrymës për një periudhë kohore nuk është arsyeje për shqetësim të panevojshëm”, tha Nesbit.

Enerhoatom, kompania shtetërore e Ukrainës për prodhimin e rrymës, ishte e para që e ngriti alarmin më 10 gusht, duke thënë se centrali bërthamor ishte “buzë një terri tjerë”, pasi linja kryesore e tensionit të lartë ishte shkyçur, duke i detyruar operatorët të përdornin linjën mbështetëse 330-kilovatësh.

Në një komunikatë për media ditën e njëjtë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA), tha se linja kryesore 750-kilovatësh, ishte shkyçur dy herë që nga mëngjesi i hershëm dhe kishte mbetur i shkyçur deri në mbrëmje. Centrali duhej të mbështetej “në linjën e vetme të mbetur jashtë zonës, linjën mbështetëse 330-kilovatësh, për t’u furnizuar me rrymën e nevojshme, për shembull, për kryerjen e funksioneve të sigurisë, siç është pompimi i ujit të ftohtë për centralin”.

Ministri i Energjisë, Herman Halushchenko, tha se centrali ishte “një hap larg territ – kjo nënkupton, humbjen e plotë të rrymës së jashtme” dhe tha se kjo mund të çojë drejt një “katastrofe të madhe”.

Centrali do të nisë operimin me gjeneratorë me naftë, nëse nuk furnizohet më me rrymë nga jashtë, por nëse gjeneratorët dëmtohen nga ndonjë sulm rus, tha ai, “ftohja e centralit do të ndalej dhe do të fillonte ngrohja dhe shkrirja e pakthyeshme e karburantit bërthamor”.

“Mendoj se kjo është paksa alarmuese”, tha Nesbit më 11 gusht.

Ditën e njëjtë, Enerhoatom tha në Telegram se linja kryesore e centralit bërthamor u kyç përsëri natën e kaluar, pasi ishte prishur nga zjarri rus.

Gjeneratorët me naftë janë të mbrojtur mirë dhe kanë mjaftueshëm naftë për të prodhuar rrymë për ta mbajtur ndezur sistemin ftohës për një periudhë të zgjatur kohore, derisa të rikthehen burimet e jashtme, tha Nesbit.

“Gjashtë njësitë mund ta ndajnë rrymën mes vete. Është një sistem i sigurt dhe fleksibil”, tha ai.

Nëntorin e kaluar, gjeneratorët me naftë u përdorën kur centrali u shkyç nga të dy linjat kryesore dhe rezervë të jashtme të rrymës. Drejtori i përgjithshëm i ANEA, Rafael Grossi, e quajti këtë “një zhvillim tejet shqetësues, i cili e dëshmon gjendjen e cenueshme dhe të brishtë të centralit”.

Në atë kohë, Enerhoatom tha se kishte mjaftueshëm naftë për përdorimin e gjeneratorëve emergjentë për rreth 15 ditë.

Rusia e uzurpoi centralin bërthamor të Zaporizhjas, i cili furnizonte rreth një të pestat e nevojave të Ukrainës për rrymë, pak pasi e nisi pushtimin e plotë më 24 shkurt 2022.

Centrali dhe zona përreth tij kontrollohen nga Rusia, por po udhëhiqen nga inxhinierët e vet ukrainas. Në shtator 2022, Ukraina e fiku stacionin për ta ulur rrezikun e një katastrofe.

Pesë nga gjashtë reaktorët janë fikur për, siç thuhet, t’u ftohur, derisa një njësi por mbahet në një temperaturë të lartë – e nxehtë dhe fikur – për të ofruar avull dhe nxehtësi, tha në korrik Shoqata Bërthamore Amerikane, e cila po i vëzhgon të dhënat për centralin.

Si pasojë, shkalla e prodhimit të nxehtësisë ka qenë e ulët dhe pajisjet brenda zonës ofrojnë mjaftueshëm ujë të nevojshëm për ftohje, tha shoqata amerikane.

Ajo e quajti “spekulative” kërcënimin për një rrjedhje të madhe të materialeve radioaktive, por tha se vlerësimi i saj nuk “nënkupton se gjithçka është në rregull sa i përket rreziqeve të sigurisë në zonën e centralit”.

Nesbit tha se ka qenë veçanërisht e rëndësishme që reaktorët në centralin në Zaporizhja nuk kanë prodhuar rrymë për muaj të tërë, pasi ia ka mundësuar shkallës së nxehtësisë të lidhur me karburantet e reaktorëve të bjerë.

Centrali ndodhet në rajonin Zaporizhja në juglindje të Ukrainës, ku luftimet janë intensive pas fillimit të kundërofensivës së Kievit në fillim të qershorit, e cila po kërkon t’i largojë forcat ruse nga territoret që i kanë uzurpuar dhe t’i përzë nga vendi përfundimisht.

Zaporizhja është njëra nga katër rajonet e Ukrainës që Moska pretendoi vitin e kaluar se u bënë pjesë e Rusisë, por nuk e ka kontrollin e plotë mbi to. Centrali ndodhet në pjesën jugore të një shtrirje të gjatë të Lumit Dnjepër, shumica e të cilit u shter pas prishjes së damës Kakovka, ndërsa Ukraina e kontrollon pjesën veriore.

Ukraina dhe Rusia e kanë akuzuar njëra-tjetrën se po planifikojnë ta sabotojnë centralin, duke paralajmëruar për mundësinë e një fatkeqësie bërthamore, e cila mund t’i kërcënojë miliona njerëz dhe ta helmojë mjedisin.

Ukraina tha së fundmi se Rusia i ka minuar kulmet e reaktorëve të Zaporizhjas. Javën e kaluar, ANEA tha se ekspertët e saj nuk gjetën mina në dy reaktorët të cilët u lejua t’i inspektojë. Rusia ende nuk i ka dhënë leje ANEA-s për t’i inspektuar reaktorët e tjerë.

ANEA nuk gjeti mina kundër personelit në “periferi” të oborrit të centralit, por armët e tilla janë të vogla dhe të dizajnuara për ta shpuar trupin njerëzor, e jo muret e betonit një metër të trasha dhe të përforcuara me çelik. As disa mina në kulm nuk do të mjaftonin për të shkaktuar rrjedhje radioaktive, thonë ekspert.

Qëkur e nisi pushtimin, Rusia e ka akuzuar Ukrainën vazhdimisht se po bën komplot për ta shpërthyer një bombë të pistë, apo për të krijuar një rrjedhje radioaktive dhe pastaj ta fajësojë Moskën për këtë. Rusia tha javën e kaluar se Ukraina u përpoq ta sulmojë centralin Zaporizhja me dron.

Kievi i ka hedhur poshtë këto pretendime duke i cilësuar si “të pakuptimta”, ndërsa ekspertët thonë se nuk ka kuptim për Ukrainën të kërcënojë me katastrofë në tokën e vet.

Ndërtimi i centralit bërthamor të Zaporizhjas nisi më 1980, teksa tensionet mes Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit u intensifikuan dhe shqetësimet se Lufta e Ftohtë mund të nxehet u rritën.

Centrali Zaporizhja u dizajnua “për t’i bërë ballë shumë sfidave, të brendshme dhe të jashtme”, tha Nesbit.

“Centralet bërthamore nuk u dizajnuan për të qenë patjetër të pandikuara nga lufta, por karakteristikat që ato kanë – ndërtesat e trasha frenuese përreth reaktorëve – ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme në rast të luftimeve”, shtoi ai.

Ai tha, për shembull, rreziku që përbën një mjet i vetëm fluturues pa pilot - një dron - është tejet i vogël.

Nesbit tha, po ashtu, se ai beson se asnjëra palë nuk është e nxitur për të shkaktuar dëme në central, megjithëse lufta është e paparashikueshme.

“Shqetësimi i të gjithë neve është se, për shkak se është luftë, nuk mund ta kontrollosh gjithmonë atë që do të ndodhë”, theksoi ai./REL

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd