1 Mars 2023, 17:22
Nga k.m.
Greta Thunberg
NORVEGJI- Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua dy herë të mërkurën gjatë një proteste për të drejtat e indigjenëve në Oslo, Norvegji. Policia e largoi fillimisht nga ministria e Financave dhe pak më vonë nga ministria e Mjedisit. Policia shoqëroi Thunberg, i cili mbante një flamur në ngjyrat Sami (të kuqe, blu, të verdhë dhe jeshile), nga ministria e financave, ndërsa qindra protestues brohorisnin parulla.
Thunberg që nga e hëna ka bashkuar forcat me protestuesit duke kërkuar heqjen e 151 turbinave me erë nga kullotat e drerëve të përdorura nga barinjtë autoktonë Sami në Norvegjinë qendrore. Aktivistët thonë se kalimi në energjinë e gjelbër nuk duhet të bëhet në kurriz të të drejtave indigjene.
Ditët e fundit, protestuesit kanë bllokuar hyrjen në ndërtesat qeveritare, duke vënë në siklet qeverinë e pakicës së qendrës së majtë të Norvegjisë. Ministri i Energjisë, Terge Aasland madje u detyrua të anulojë një vizitë zyrtare që do të bënte në Britaninë e Madhe. Gjykata e Lartë e Norvegjisë vendosi në vitin 2021 se turbinat e erës të instaluara në dy parqe me erë në Fossen, pjesë e fermës më të madhe të erës në tokë në Evropë, shkelnin të drejtat e komunitetit Sami, siç përcaktohen nga konventat ndërkombëtare. Megjithatë, turbinat me erë mbeten në funksion edhe 16 muaj pas vendimit të gjykatës .
“Ne duam ta bëjmë të qartë se shteti norvegjez po kryen një krim të vërtetë këtu, duke shkelur të drejtat e njeriut”,-tha Thunberg për Reuters pak minuta pas incidentit.
Por Thunberg dhe aktivistët e tjerë të sjellë me të u liruan menjëherë pas kësaj. Barinjtë e drerave thonë se pamja dhe zëri i makinerive gjigante gjeneruese të energjisë i tremb kafshët e tyre. Aktivistët thanë dje se kanë mbledhur një shumë prej rreth 100 mijë dollarë për të shlyer gjobat e vendosura ndaj tyre nga Policia.
greta thunberg
Bota
1 Mars 2023, 17:14
a.l
Olaf Scholz
GREQI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka shprehur ngushëllimet e tij lidhur me aksidentin tragjik të shënuar pak orë pas me...
Bota
1 Mars 2023, 17:08
a.l
Rexhep Taip Erdogan
GREQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu ngushëllimet e tij për aksidentin vdekjeprurës hekurudhor n&eum...
Bota
1 Mars 2023, 16:59
a.l
Antonio Gueterres
IRAK- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka zhvilluar sot një vizitë në Irak pas 6 vit...
Bota
1 Mars 2023, 16:59
k.m.
Foto ilustruese
"Parlamenti i Finlandës më 1 mars mbështeti me shumicë dërmuese anëtarësimin e shtetit në NATO,"- t...
Bota
1 Mars 2023, 16:55
a.l
OKB
SHBA- Inspektorët nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur grimca të uraniumit të pasuruar deri në...
Bota
1 Mars 2023, 16:49
a.l
Avionët kinezë
KINË-Ministria e mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se kishte pikasur 19 avionë të forcave ajrore kineze në zonë...
Bota
1 Mars 2023, 16:37
a.l
trenat në Greqi
GREQI- Një aksident hekururdhor vdekjeprurës në Greqi, pak orë pas mesnatës së sotme, la të pakt&eu...
Bota
1 Mars 2023, 16:43
k.m.
Foto ilustruese
Ministret e Jashtme dhe të Zhvillimit të Gjermanisë prezantuan më 1 mars udhëzime të reja për politik&eu...
Bota
1 Mars 2023, 16:38
k.m.
Antony Blinken
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk do të takohet me ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Kinës ...
Bota
1 Mars 2023, 16:26
a.l
Aksidenti në Greqi
GREQI- Një video e re disa sekondëshe është publikuar nga mediat greke orët e fundit. Pamjet vijn&eum...