13 Shtator 2023, 18:31
Nga a.l
Foto ilustruese
KINË- Kina është bërë shteti i parë në botë që zyrtarisht ka emëruar ambasadorin e saj të ri në Afganistan, që kur talibanët morën pushtetin. Në Kabul ambasadori i ri kinez dorëzoi kredencialet më 13 shtator.
Talibanët ende nuk janë njohur zyrtarisht nga asnjë qeveri e huaj dhe Pekini nuk tregoi nëse emërimi i ambasadorit sinjalizon hapa drejt njohjes formale të talibanëve.
“Ky është një rotacion normal i ambasadorit të Kinës në Afganistan dhe synon të vazhdojë avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe Afganistanit”, tha Ministria e Jashtme e Kinës përmes një deklarate.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme në administratën talibane i tha Reutersit se i dërguari i ri, Zhao Xing, është ambasadori i parë që ndonjë shtet ka dërguar në Afganistan, që kur talibanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021, pasi forcat ndërkombëtare – të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara – u tërhoqën nga shteti pas 20 vjetësh.
Ambasadori paraprak i Kinës në Afganistan, Wang Yu, kishte marrë postin më 2019 dhe përfundoi mandatin e tij muajin e kaluar. Në Kabul ka diplomatë të tjerë që mbajnë postin e ambasadorit, por këtë pozitë ata e kishin marrë para se talibanët të ktheheshin në pushtet.
Shtete dhe institucione të tjera, sikurse Pakistani dhe Bashkimi Evropian kanë dërguar në Afganistan diplomatë të lartë për të udhëhequr misionet diplomatike dhe ata kanë postin e “të ngarkuarit me punë”, që nënkupton se nuk detyrohen të dorëzojnë kredencialet te autoritetet vendëse, siç duhet në rastin e ambasadorëve./ REL
kine afganistan
Bota
13 Shtator 2023, 18:27
I.A
Vinc ndertimi
KINË- Gjashtë persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në një ...
Bota
13 Shtator 2023, 18:10
I.A
Babe e bir
SHBA- Një histori e veçantë familjare e shoqëruar me disa foto prekëse është prezantuar nga CNN Travel...
Bota
13 Shtator 2023, 17:58
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë t&eum...
Bota
13 Shtator 2023, 17:57
I.A
Ursula von der Leyen
STRASBURG- Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha më 13 shtator se e ardhmja e Ballkanit Perëndim...
Bota
13 Shtator 2023, 17:42
a.l
Sherri
SLLOVAKI- Pak para zgjedhjeve, ish-kryeministri sllovak Igor Matovic dhe ish-ministri i Brendshëm Robert Kalinak janë përleshur me gr...
Bota
13 Shtator 2023, 17:24
a.l
Indi
INDI- Shteti jugor i Indisë, Kerala urdhëroi mbylljen e disa shkollave, zyrave dhe transportit publik, pas përhapjes së...
Bota
13 Shtator 2023, 17:32
I.A
Dritan Abazovic
MALI I ZI- Policia malazeze është duke e ruajtur një banesë, nga bodrumi i së cilës është hapu...
Bota
13 Shtator 2023, 17:15
a.l
Minierae qymyrit në Turqi
TURQI- Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në Turqi. Mediat vendase, raportoj...
Bota
13 Shtator 2023, 16:53
a.l
Inteligjenca Artificiale
SHBA- Disa nga zërat më me ndikim në industrinë e teknologjisë janë takuar sot me ligjvënë...
Bota
13 Shtator 2023, 16:40
a.l
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është bërë sërish qendra e vëmendjes, pasi në rrjet &...