Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nuland në një postim në Twitter pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak tha se vazhdojnë të mbështesin planin trepikësh të BE-së, si mënyra më e mirë për zgjedhjen e krizës.
SHBA- Nënsekretarja amerikane, Victoria Nuland i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë t’i ulin tensionet dhe të fillojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Nuland në një postim në Twitter pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak tha se vazhdojnë të mbështesin planin trepikësh të BE-së, si mënyra më e mirë për zgjedhjen e krizës.
“Me kënaqësi mirëpres mikun e vjetër, Miroslav Lajcak. Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zvogëlojnë tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”, shkruan ajo.
Për takimin me Nuland, ka shkruar edhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.
“Kisha një bisedë të mirë me nënsekretaren Victoria Nuland. Kemi ndarë të njëjtin vlerësim rreth situatën në veri të Kosovës dhe rrugën për të dalë nga kjo situatë. U pajtuam që e një rëndësie të menjëhershme është de-eskalimi dhe rikthimi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Situata në komunat në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar prej datës 26 maj, ku serbët prej ditësh vazhdojnë të kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të hyjnë në ndërtesat komunale. Tensionet u përshkallëzuan në datën 29 maj, kur trupat e KFOR u përplasën fizikisht me protestuesit serbë. Situata u përkeqësua edhe më tej më 14 qershor pas arrestimit të tre policëve të Kosovës në veri të vendit nga Serbia. Efektivët kanë dalë para gjykatës serbe dhe janë lënë në paraburgim për 30 ditë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pas arrestimit të tre policëve të njoftoi për një takim urgjent në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, për zgjidhjen e krizës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar të marrë pjesë në takimin e caktuar nga Borrell, ndërsa kryeministri i Kosovës është akoma i pavendosur. BE ka bërë thirrje që të dyja palët të marrin pjesë në takimin në Brukse ose do të përballen me pasoja.
foto ilustruese TUNIZI- Numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë në Evropë rritet dhe mënyrat e rrezikshme po rri...
Foto ilustruese MONTEVIDEO- Presidenti i Uruguait Luis Lacaille Pou shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Montevideo për shkak t...
Foto ilustruese Boom-i i automjeteve elektrike ka rritur nevojën për bateri, kështu që kërkesat për litium janë rritur s...
Angelo Michele Ristuccia KOSOVË- Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka thënë se falë profesionalizmit t...
pamje nga vendngjarja SINGAPOR- Brigada e Zjarrfikësve të Singaporit arriti të shpëtojë një grua 74-vje&c...
Aleksandër Vuçiç RUSI- Media ruse RIA Novosti shkruan se autoritetet serbe po marrin kërcënime nga jashtë, për ndal...
Ana Brnabiç SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, u kërkoi mbrëmë liderëve të Bashkimit Evropian që...
burgu ne Honduras SHBA- 41 gra në një burg të Hondurasit kanë humbur jetën si pasojë e një përleshje mes banda...
Pikat kufitare KOSOVË- Pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë e Merdarë janë zhbllokuar për qarkullimin e automjeteve. Kjo &...
Miroslav Lajçak SHBA- Emisari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak ka njoftuar se është takuar me dy zyrtarë t&e...