LIVE UPDATES
Bota

Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme/ Avionët izraelitë e bombardojnë Qytetin Gazës

Të paktën tetë njerëz u vranë nga sulmet, përfshirë tre në lagjen Sabra të Qytetit të Gazës dhe pesë të tjerë në një makinë të shënjestruar në Han Junis, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

28 Tetor 2025, 21:43 Nga E. D
Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme/ Avionët izraelitë e
foto ilustruese

GAZA- Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit dhe e urdhëroi ushtrinë të kryejë “sulme të fuqishme”. Të paktën tetë njerëz u vranë nga sulmet, përfshirë tre në lagjen Sabra të Qytetit të Gazës dhe pesë të tjerë në një makinë të shënjestruar në Han Junis, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Ushtria izraelite nuk ka folur ende për bombardimet, të cilat përbëjnë shpërthimin më të fundit të dhunës qëkurse filloi armëpushimi i brishtë tri javë më parë. Më herët, zyra e Netanyahut njoftoi se ai kishte urdhëruar sulme të menjëhershme, duke mos dhënë më shumë hollësi, por një zyrtar ushtarak izraelit tha se Hamas e ka shkelur armëpushimin duke kryer një sulm kundër forcave izraelite në një zonë të enklavës që është nën kontrollin e Izraelit.

“Kjo është një tjetër shkelje e hapur e armëpushimit”, tha zyrtari.

Hamasi është grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera. Marrëveshja e armëpushimit, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, hyri në fuqi më 10 tetor, duke i ndalur luftimet dyvjeçare që nisën pas sulmeve vdekjeprurëse të udhëhequra nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.

Më herët të martën, mediat izraelite raportuan më herët për një shkëmbim zjarri midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Hamasi e mohoi përgjegjësinë për ndonjë sulm ndaj forcave izraelite në Rafah dhe deklaroi se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit në Gazë.

Ndërkohë, pas urdhrit të Netanyahut të martën më herët,Hamasi njoftoi se do ta vononte dorëzimin e kufomës së një pengu tjetër, duke e akuzuar Izraelin për “shkelje të armëpushimit”. Hamasi kishte njoftuar më herët se do ta dorëzonte trupin e një pengu tjetër të martën, pas trysnisë së shtuar nga Izraeli, i cili e akuzoi grupin palestinez se të hënën kishte kthyer vetëm mbetjet e pjesshme të trupit të një pengu të rikuperuar më parë.

“Ne do ta shtyjmë dorëzimin që ishte planifikuar për sot për shkak të shkeljeve nga okupatori”, tha krahu i armatosur i Hamasit në një deklaratë, duke shtuar se çdo “përshkallëzim izraelit do të pengojë kërkimin, gërmimin dhe rikuperimin e trupave”.

Hamasi nguli këmbë se po i zbaton kushtet e armëpushimit dhe e akuzoi kryeministrin Netanyahu se po kërkon të gjejë arsyetime për t’u tërhequr nga detyrimet e Izraelit. Sipas kushteve të armëpushimit, Hamasi liroi të gjitha pengjet e gjalla në këmbim të gati 2.000 të dënuarve dhe të ndaluarve palestinezë gjatë luftës, ndërsa Izraeli tërhoqi trupat e tij dhe ndaloi ofensivën.

Hamasi është pajtuar gjithashtu t’i dorëzojë trupat e të gjitha pengjeve të vdekura që ende nuk janë gjetur, por ka thënë se procesi do të kërkojë kohë për të lokalizuar dhe rikuperuar trupat në enklavën e shkatërruar nga lufta dyvjeçare Izraeli, nga ana e tij, pretendon se grupi militant e di ku ndodhen mbetjet mortore të shumicës së pengjeve. Plani prej 20 pikash, i prezantuar nga Trumpi, po ashtu parasheh çarmatosjen e Hamasit, kërkesë e parashtruar edhe më herët nga Izraeli, por që nuk ishte pranuar nga grupi palestinez.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023 pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit, në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë./REL

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë