30 Maj 2025, 18:19
Nga e/ d
Elon Musk
SHBA- Elon Musk mori një sërë drogash dhe substancash teksa ishte një nga këshilltarët më të ngushtë të Donald Trump. Njeriu më i pasur në botë konsumonte rregullisht ketaminë, ekstazi dhe kërpudha psikedelike. Burimet i thanë New York Times se Musk ndonjëherë merrte ketaminë çdo ditë në vend të një sasie të vogël rreth një herë në dy javë, siç pohoi ai në intervista.
“Nëse ke marrë një dozë të tepërt të ketaminës, nuk mund të bësh asnjë punë, dhe unë kam shumë punë”, i tha Musk gazetarit Don Lemon në mars të vitit 2024.
Raporti thotë, ndër të tjera, se ai e merrte ketaminën aq shpesh sa i shkaktonte probleme shëndetësore. Ekstazia klasifikohet nga Administrata Kundër Drogës (DEA) si një substancë pa përdorim të pranuar mjekësor, duke e bërë atë plotësisht të ndaluar për punonjësit federalë.
Megjithëse Musk është një punonjës i posaçëm qeveritar dhe nuk i nënshtrohet të njëjtave rregullave të rrepta si punonjësit e rregullt. Në të kundërt, ketamina mund të përshkruhet ligjërisht, por përdorimi euforik ose përzierja e saj me barna të tjera mund të shkelë politikat federale në vendin e punës.
Përdorimi i drogës thuhet se është intensifikuar që kur ai dhuroi 275 milionë dollarë për fushatën zgjedhore të Trump dhe më vonë ushtroi pushtet të konsiderueshëm përmes rolit të tij si kreu i "Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë" (DOGE).
Megjithatë, është e paqartë nëse Musk ishte nën ndikimin e substancave narkotike gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ku ai mori pjesë në takime delikate me udhëheqës të huaj dhe kishte autoritetin për të ulur shpenzimet federale. Të mërkurën, Musk njoftoi largimin e tij nga qeveria.
elon musk
Bota
30 Maj 2025, 18:04
N.F
Macron
SINGAPOR- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbajtur një fjalim në forumin vjetor të sigurisë në Singapor. Gjatë f...
Bota
30 Maj 2025, 17:58
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia po bën gjithçka që bisedimet e propozuara për ...
Bota
30 Maj 2025, 17:50
N.F
Foto
GAZA- Gaza është “vendi më i uritur në Tokë”, thanë Kombet e Bashkuara më 30 maj, duke paralajmëru...
Bota
30 Maj 2025, 17:33
N.F
Pamje nga harta e google maps
GJERMANI- Konfuzioni "mbretëroi" në autostradat dhe rrugët gjermane në fillim të një prej pushi...
Bota
30 Maj 2025, 16:45
N.F
Foto
SHBA- Volkswagen, grupi më i madh industrial i Evropës, ka bërë me dije se do të bëjë një investim “masi...
Bota
30 Maj 2025, 16:22
r.ll
nika melia
GJEORGJI- Policia gjeorgjiane ka ndaluar një tjetër politikan të opozitës, tha partia e tij të enjten. Ky ës...
Bota
30 Maj 2025, 16:05
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Spitali i fundit që ofronte shërbime shëndetësore në provincën veriore të Gazës ësht&eum...
Bota
30 Maj 2025, 15:59
E. D
foto ilustruese
SHBA- Republikanët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara po bëjnë presion për një rritje të taksave ...
Bota
30 Maj 2025, 15:53
r.ll
foto ilustruese
NIGERI- Të paktën 110 persona kanë vdekur prej përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në...
Bota
30 Maj 2025, 15:32
E. D
d
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Donald Trump do t’i japë lamtumirën këshilltarit të tij miliarder Elon Musk, në nj&eu...