LIVE UPDATES
Bota

Nga Mark Carney tek Frank Baylis, ja kush janë kandidatët për tu bërë kryeministër i ardhshëm i Kanadasë

Trudeau, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2015, njoftoi se do të jepte dorëheqjen në janar pasi u përball me thirrjet për tu larguar nga një numër i deputetëve të tij. 

9 Mars 2025, 16:53 Nga E. D
Nga Mark Carney tek Frank Baylis, ja kush janë kandidatët për tu
Karina Gould, Frank Baylis, Chrystia Freeland dhe Mark Carney

KANADA- Kanadaja pritet të ketë një kryeministër të ri ndërsa Partia Liberale në pushtet përgatitet të shpallë zëvendësimin e Justin Trudeau si lider. Trudeau, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2015, njoftoi se do të jepte dorëheqjen në janar pasi u përball me thirrjet për tu larguar nga një numër i deputetëve të tij, shkruan Sky News. 

Partia Liberale do të shpallë sonte liderin e saj të ri pas votimit nga rreth 140,000 anëtarë. Një ish-guvernator i Bankës së Anglisë është shfaqur si kryesuesi teksa vendi merret me ndikimet e tarifave të vendosura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Kryeministri i ardhshëm do të duhet gjithashtu të vendosë se kur do të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme të cilat duhet të mbahen në ose para 20 tetorit. Ndërsa Partia Liberale përgatitet të zgjedhë liderin e saj të ri, ne i hedhim një sy kandidatëve.

Mark Carney

Nga Mark Carney tek Frank Baylis, ja kush janë kandidatët për tu

59-vjeçari do të jetë një fytyrë e njohur për shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar pasi ai shërbeu si guvernator i Bankës së Anglisë midis 2013 dhe 2020. Ai ishte më parë kreu i bankës qendrore të Kanadasë dhe u vlerësua pasi vendi u rikuperua nga kriza financiare e vitit 2008 më shpejt se shumë vende të tjera.

Chrystia Freeland

Nga Mark Carney tek Frank Baylis, ja kush janë kandidatët për tu

Freeland, një ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e financave e Kanadasë, po kryeson në sondazhe për të zëvendësuar Trudeau menjëherë pasi ai njoftoi dorëheqjen e tij. Siç bëhet e ditur, 56-vjeçarja ka lindur në provincën perëndimore të Kanadasë, Alberta, nga një nënë ukrainase.

Karina Gould

Nga Mark Carney tek Frank Baylis, ja kush janë kandidatët për tu

Gould është gruaja më e re që ka shërbyer si ministre në Kanada dhe ka mbrojtur një qëndrim të ashpër ndaj Trump. Siç theksohet, 37-vjeçarja, e cila ka shërbyer si ministre e institucioneve demokratike dhe ministre e zhvillimit ndërkombëtar, e ka quajtur më parë veten si pjesë e një ndërrimi brezash dhe tha se Partia Liberale duhet ta përqafojë gjithashtu këtë ndryshim.

Frank Baylis

Nga Mark Carney tek Frank Baylis, ja kush janë kandidatët për tu

Baylis, një biznesmen nga Montreali, shërbeu si politikan i Partisë Liberale midis 2015 dhe 2019. Ai (62-vjeç) thuhet se ka propozuar krijimin e dy tubacioneve që do të transportonin gazin natyror në tregjet ndërkombëtare në Evropë dhe Azi për të reduktuar varësinë nga Amerika. Baylis kritikoi Trudeau për udhëtimin për të takuar Donald Trump në resortin e tij Mar-a-Lago në nëntor. 

 

kanada


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës