LIVE UPDATES
Bota

'Ngrohjet dhe ftohjet' në raportet e Serbisë me Kroacinë dhe Bosnjë Hercegovinës

Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë kanë qenë në nivel të ulët prej vitesh dhe janë karakterizuar kryesisht nga deklarata thumbuese të politikanëve të të dyja palëve.

12 Janar 2023, 08:13 Nga a.l
'Ngrohjet dhe ftohjet'  në raportet e Serbisë me
Bruksel - Zoran Milanovic dhe Aleksandar Vuçiç

SERBI- Krerët e shtetit të Serbisë, vendosën papritur se ka ardhur koha për përmirësimin e marrëdhënieve me Kroacinë. Urdhëri që presidenti Aleksandar Vuçiç u dha bashkëpunëtorëve të tij ishte që të nisin aksionin, siç u tha, për rikuperimin e marrëdhënieve të tensionuara me Kroacinë. Kjo detyrë iu besua ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç. Vizita e tij në kohën e Krishtlindjes ortodokse në Zagreb më 6 janar ishte hapi i parë në këtë drejtim.

Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë kanë qenë në nivel të ulët prej vitesh dhe janë karakterizuar kryesisht nga deklarata thumbuese të politikanëve të të dyja palëve. Komunikimi klasik diplomatik u zëvendësua me konfrontime përmes mediave. Në të njëjtën kohë, Kroacia është pothuajse një temë obsesive e presidentit të Serbisë dhe votuesve të tij: krahasimi i sukseseve dhe dështimeve ekonomike, matja se kush ia doli më mirë në epideminë e Covid-it, vlerësimi i sasisë së të keqes që dy kombet i kanë shkaktuar njeri-tjetrit, vlerësimi se kush ka muzikë e muzikantë më të mirë/më të keqe, krahasime të vazhdueshme në sporte... Një rivalitet disi i pashëndetshëm mes dy vendeve shënoi vitet e qeverisjes së Partisë Progresive Serbe dhe Aleksandar Vuçiçit.

Vardisja ndaj Bashkimit Evropian

Siç thekson për DW Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, "është shumë herët për të vlerësuar nëse ky synim për të përmirësuar marrëdhëniet është i sinqertë apo jo”. Mirëpo, në të njëjtën kohë kur Ivica Daçiç ishte për vizitë në Kroaci, shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe kryeministrja Ana Brnabiq folën për Kroacinë si "vend i ustashëve", kujton bashkëbiseduesja jonë.

Mund të thuhet se synimi për të përmirësuar marrëdhëniet është pjesërisht pjesë e politikës dhe dëshirës për të lëvizur drejt Bashkimit Evropian, shton Biserko. "Nuk duhet të harrojmë se nuk po flasim vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, por kemi edhe pika të tjera nevralgjike në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë. Ndoshta tani konsiderohet se duhet treguar një vullnet i mirë në lidhje me rajonin, duke pasur parasysh presionet që vijnë nga Moska dhe idenë e një 'bote serbe' që nuk është braktisur".

"Mendoj se megjithatë ky është një moment i mirë për një hap të tillë”, tha për DW Zoran Stojiljkoviq nga Fakulteti i Shkencave Politike. "Lipset që Serbia të mos hyjë në një lloj izolimi evropian. Marrëdhëniet në rajon janë të rëndësishme për procesin e integrimit evropian, por mendoj se ky lloj politizimi i marrëdhënieve reciproke e ka humbur fuqinë e grumbullimit dhe mobilizimit të forcave të djathta në të dyja vendet”, vlerëson Stojiljkoviç.

Daçiçi si faktor pajtimi

Është e vështirë të anashkalohet simbolika e faktit se Ivica Daçiç po merret me shtensionimin e marrëdhënieve, gjë që sigurisht u vërejt edhe në fjalët e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviç, i cili theksoi se "Kroacia ishte viktimë e agresionit të regjimit të Millosheviçit”.

"Trashëgimia e luftës dhe politikat e luftës janë ende një problem për të gjitha marrëdhëniet në rajon”, thotë Sonja Biserko. "Serbia në këtë kuptim nuk është e gatshme të pranojë asnjë përgjegjësi dhe kjo është qartësisht vazhdim i politikës së Millosheviqit, sepse të gjithë bartësit e asaj politike tani janë në pozita të rëndësishme dhe e interpretojnë atë që ka ndodhur në mënyrën e tyre”, thekson kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Përfaqësuesit autentikë të asaj politike gjithmonë e kanë kuptuar më mirë njeri-tjetrin, vlerëson Zoran Stojiljkoviq. "Në situata të tilla nuk keni kush të protestojë kundër jush nga krahu i djathtë politik. Një marrëveshje e tillë midis Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) dhe partive të ngjashme në Serbi ishte disi më e përhershme dhe më e suksesshme. E gjithë kjo u vu në dyshim më pak se kur ishte në pushtet Partia Socialdemokrate e Kroacisë (SDP) dhe Partia Demokratike (DS) në Serbi", vëren Stojiljkoviç.

„Republika Serpska si plaçkë lufte"

Në kohën kur i zgjatet dora Kroacisë, marrëdhëniet midis Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinësjanë në fazën e përkeqësimit. Beogradi i shpërfilli ftesat e ardhura nga Sarajeva që të mos marrë pjesë në festimin e Ditës së Republikës Serpska më 9 janar, që sigurisht i ka ndërlikuar edhe më shumë raportet mes tyre.

Arsyeja për këtë është se Kroacia, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, doli nga "bota serbe", vëren Sonja Biserko. "Ndërsa Republika Srpska mbeti si një plaçkë lufte që nuk do të dorëzohet". Zhvendosja e përkujtimit të 9 janarit nga Banja Luka në Sarajevën Lindore është gjithashtu një provokim shtesë, sepse nuk e di se çfarë tjetër duhet të manifestohet përveç gatishmërisë për konflikte”, thekson Biserko.

Zoran Stojiljkoviç thotë, se "në Sarajevë ka një rezervë ndaj politikës së Zagrebit dhe Beogradit, të cilat ndonjëherë ngrenë zërin për të shprehur frikën për pozicionin e anëtarëve të popujve të tyre në Bosnjë-Hercegovinë”. Prandaj edhe nëse kemi ndonjë lloj normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, në anën tjetër kemi një reagim nervoz në disa qarqe në Bosnjë-Hercegovinë. "Mund të shihet pra njëfarë frike nga kërcënimi i tutelës së përbashkët të Serbisë dhe Kroacisë mbi Bosnje-Hercegovinën”, përfundon Stojiljkoviç./ DW

aleksander vucic

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit