22 Nëntor 2023, 15:20
Nga I.A
Ministria e Ekonomisë
KOSOVË- Ministria e Ekonomisë ka njoftuar për nisjen e aplikimeve për subvencionim të pajisjeve efiçiente të ngrohjes për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Financimi i subvencionimit do të bëhet nga Bashkimi Evropian, ndërkaq bizneset do të mund të aplikojnë përmes platformës E-Kosova.
Pajisjet që do të subvencionohen janë: pompat termike, kondicionerët efiçientë, kaldajat me biomasë dhe stufat individuale me biomasë. Për secilën prej pajisjeve ka çmim dhe përqindje të posaçme.
Ministria e Ekonomisë tha se për këtë proces vlen rregulli: Kush aplikon i pari, shërbehet i pari. Ndërkaq, procesi i shqyrtimit të aplikimeve do të përmbyllet më 10 janar. Në shtator, skemë e ngjashme e subvencionimit u aplikua për pajisjet efiçiente të përdorura nga qytetarët.
Qeveria e Kosovës ka thënë se me këtë synon uljen e konsumit të energjisë përmes rritjes së efiçiencës.
Subvencionimi për pajisje efiçiente për qytetarët dhe bizneset është aplikuar edhe vitin e kaluar. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.
Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, që funksionojnë me thëngjill. Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), vitin e kaluar Kosova ka importuar mbi 750 mijë megavate energji elektrike.
Nga Kompania kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike, KEDS, paralajmëruan se nevojat për import do të vazhdojnë edhe këtë dimër dhe se çmimet në bursat ndërkombëtare “do të jenë të paparashikueshme”. Vitin e kaluar, çmimi mestar i rrymës për kategorinë e konsumatorëve familjarë në Kosovë shkoi në 6.14 euro për kilovat - nga 5.60 euro sa ishte në vitin 2021.
Ndërsa, për konsumatorët jofamiljarë, çmimi mesatar i rrymës në vitin 2021 ishte 8.39 euro, për të shkuar në 9.27 euro në vitin 2022. Në prill të këtij viti, çmimi u rrit sërish - për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.
Marrë nga REL
ministria e ekonomisë
Bota
22 Nëntor 2023, 14:23
r.ll
nexhat krasniqi
KOSOVË- Ish-drejtori i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Nexhat Krasniqi, ...
Bota
22 Nëntor 2023, 13:55
r.ll
polina menshikh
RUSI- Një aktore ruse është vrarë në një sulm ukrainas teksa ajo po jepte një shfaqje. Salla në Ukr...
Bota
22 Nëntor 2023, 13:51
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË-Qeveria e Kosovës e ka shtyrë përsëri edhe për disa muaj procesin e regjistrimit të popullsis&eum...
Bota
22 Nëntor 2023, 13:46
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Procesi i rikuperimit të pengjeve nga Gaza pritet të nisë nesër, ka thënë ministri i jashtëm i I...
Bota
22 Nëntor 2023, 13:31
r.ll
papa francesku
VATIKAN- Konflikti Izrael-Hamas ka shkuar përtej luftës duke u shndërruar në terrorizëm, tha Papa Françesku....
Bota
22 Nëntor 2023, 13:19
r.ll
pamje nga aksidenti
ZVICËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Horgen të Zvicrës ku një 83...
Bota
22 Nëntor 2023, 13:06
a.g
ChatGpt
Nga Javier Salas “El Pais”
Edhe një grimasë e vetme mund të tronditë gjithë botën. Në vitin 2017, L...
Bota
22 Nëntor 2023, 12:51
r.ll
jens stoltenberg
SHKUP- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në konferencën e përbashkët për shtyp, pas t...
Bota
22 Nëntor 2023, 12:22
A.B
Sam Altman
SHBA- Sipërmarrësi Sam Altman ka reaguar në rrjetin X pas marrëveshjes së arritur për rikthimin e tij në...
Bota
22 Nëntor 2023, 12:03
r.ll
pamjet e aksidentit
GREQI- Një kamion ka rënë nga ura mëngjesin e sotëm, në lidhjen e unazës së jashtme të&nbs...