LIVE UPDATES
Bota

"Nuk përjashtohet ndikimi rus"/ Analiza e VOA: Ashpërsohet retorika para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti thekson se Rusia synon të pengojë rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe të shtrijë konfliktin në Ballkanin Perëndimor.

20 Mars 2024, 20:29 Nga DOSJA
"Nuk përjashtohet ndikimi rus"/ Analiza e VOA: Ashpërsohet
foto ilustruese

SHKUP- Në pritje të fillimit zyrtar të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut, partitë politike kanë zgjedhur një retorikë sulmuese ndaj kundërshtarëve, ndërkohë që mbizotërojnë akuzat për afërsinë e partive të caktuara me politikat e Federatës Ruse. Megjithatë, partitë kryesore theksojnë si alternativë të vetme atë të integrimit evropian të vendit, edhe përkundër zhgënjimeve nga zvarritjet që, sipas tyre në këtë drejtim po i bën BE-ja. Ndërkaq, analistët nuk e përjashtojnë mundësinë e ushtrimit të ndikimit rus në zgjedhjet e pritshme.

Në Maqedoninë e Veriut edhe pse fushata e zgjedhjeve presidenciale akoma nuk ka filluar zyrtarisht, partitë politike dhe pjesëmarrësit në garë po zhvillojnë një retorikë mjaft të ashpër me akuza të rënda ndaj kundërshtarëve politikë.

Ndërkohë që partitë maqedonase shkëmbejnë ofendime për “tradhëtinë ndaj interesave kombëtare”, partitë shqiptare, nga ana tjetër po thellohen në një retorikë që ka në qendër të vëmendjes ndikimin rus në vend.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka për moto “Po Evropës – Jo Rusisë”, teksa thotë që shmangia eventuale e rrugës evropiane të vendit do të përkthehej si rrezik i orientimit drejt Rusisë.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti thekson se Rusia synon të pengojë rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe të shtrijë konfliktin në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia ka hyrë në vendin tonë; ka themeluar parti politike, ka themeluar mediume, ka formuar militantë në vendin tonë, që duan ta thyejnë rrugën tonë të përcaktuar fort se ne duam një Ballkan të paqtë. Këtu te ne ka parti të themeluar nga Aleksandar Dugin, që është koka e politikave ruse”, u shpreh zoti Ahmeti në një takim me mbështetësit e partisë së tij.

BDI-ja flet për politikat anti-evropiane të opozitës maqedonase, por dhe asaj shqiptare dhe bashkërendimin e tyre me Moskën, ndërsa ka alarmuar për një skenar rus që synon trazira politike pas zgjedhjeve të 8 majit.

Por, Arben Taravari i koalicionit opozitar shqiptar VLEN dhe kandidat për president të vendit i cilëson këto si akuza të pabaza:

”Këto janë akuza qesharake. Mendoj se së paku BDI-së nuk i ka hije të akuzojë në këtë mënyrë dhe nëse dikush ka afërsi me Serbinë prej partive politike shqiptare, mendoj se është BDI-ja dhe Serbia është përfaqësuese kryesore e Rusisë në Ballkan, kështu që këto janë akuza të pabaza”, thotë zoti Taravari.

Por, a mund të ketë ndikim dhe përzierje ruse në zgjedhjet e pritshme të Maqedonisë së Veriut? Analisti Albert Musliu kujton historinë e aktivitetit keqdashës rus përmes qendrave të internetit në Veles të Maqedonisë së Veriut lidhur me zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020.

“Kapaciteti në Maqedoni për t’u përzier në procesin zgjedhor nga Federata Ruse është evidente. Tek ne e thjeshtojnë procesin e ndërhyrjes së Federatës Ruse. Ajo jo gjithmonë bëhet nëpërmjet rusëve, por dhe jo gjithmnë bëhet nëpërmjet maqedonasve ose serbëve. Narrativi pro-rus që i shkon për shtati interesave të Federatës Ruse dhe destabilizimit të këtij rajoni si mundësi e defokusimit të asaj që ndodh në Ukrainë bëhet edhe nëpërmjet narrativave të tjera: atyre Lindore mandje edhe atyre vendore. Gjithsesi se tendenca e përzierjes nga ana e Federatës Ruse, qoftë direkte apo nëpërmjet “proxy”-ve të saj si në palën maqedonase po ashtru edhe në atë shqiptare nuk është qëllim-mirë. Qëllimi përfundimtar i saj është ngritja e tensioneve, shtimi i përplasjeve të të dy palëve, të cilat në Maqedoni akoma nuk janë përmbyllur me qëllim që të shpërqendrohet opinioni i partnerëve tanë euro-atlantikë prej asaj që ndodh në Rusi dhe një pjesë e atij fokusi të transferohet në Ballkan”, thotë analisti Musliu në një bisedë për Zërin e Amerikës.

Zoti Musliu, ndërkaq nuk mendon se mund të ketë ndonjë konflikt të përmasave më të gjera në Ballkan për shkak të pranisë së forcave të NATO-s në Kosovë dhe për shkak se shumica e vendeve të rajonit janë tashmë anëtare të Aleancës.

Analisti vlerëson se Rusia dhe përkrahësit e saj në Shkup dhe rajon synojnë, në radhë të parë nxitjen e skepticizmit ndaj BE-së./VOA

zgjedhjet në maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen