1 Shtator 2022, 22:46
Nga I.A
Pakistani
PAKISTAN- Vërshimet vdekjeprurëse në Pakistan kanë dëmtuar të paktën 888 objekte mjekësore, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Sipas saj, këto dëme do të vështirësojnë edhe më shumë reagimin ndaj krizës shëndetësore.
“Situata aktuale me vërshime ka mundësi që do të përshkallëzohet me përhapje të sëmundjeve, sidomos pas dëmeve të shkaktuara”, ka thënë OBSH-ja më 1 shtator.
Rënia e shirave në nivel rekord dhe shkrirja e akullnajave në rajonet malore në veri të Pakistanit, kanë nxitur vërshime, të cilat kanë lënë të vdekur 1.191 njerëz, përfshirë 399 fëmijë, sipas të dhënave qeveritare. Ekspertët shëndetësorë në Pakistan kanë paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të sëmundjeve infektive dhe viruseve tjera në zonat e prekura nga vërshimet.
Sipas tyre, rreth pesë milionë njerëz mund të sëmuren në javët në vijim nga diarreja, kolera dhe tifoja. Ekspertët po ashtu parashikojnë përhapjen e malaries përmes mushkonjave. Qeveria pakistaneze ka thënë që më shumë se 33 milionë njerëz – apo 15 për qind e popullsisë prej 220 milionë banorësh – janë prekur nga vërshimet.
Disa besojnë se një e treta e shtetit është aktualisht nën ujë. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihmë në vlerë të 160 milionë dollarëve. OBSH-ja ka thënë që më shumë se 6.4 milionë njerëz kanë nevojë të madhe për ndihmë.
Marrë nga REL
obsh permbytjet ne pakistan
Bota
1 Shtator 2022, 21:14
e.k
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Ukraina është “enklavë anti-ruse” dhe eliminimi i...
Bota
1 Shtator 2022, 20:18
e.k
Dritan Abazoviç
MALI I ZI- Në mbledhjen e nesërme të shumicës parlamentare nga gushti do të marrë pjesë edhe...
Bota
1 Shtator 2022, 20:03
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
LONDËR- Pamjet tronditëse vijnë nga Londra teksa tregojnë momentin ku një 19-vjeçare u sulm...
Bota
1 Shtator 2022, 18:57
I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Rënie të mëtejshme do të ketë të premten çmimi i energjisë elektrike n...
Bota
1 Shtator 2022, 18:58
e.k
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov lëshoi paralajmërime për Moldavinë në lid...
Bota
1 Shtator 2022, 18:49
e.k
Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock
KINË- Gjermania i bëri thirrje qeverisë së Kinës të enjten ...
Bota
1 Shtator 2022, 18:28
e.k
Makina e parkuar brenda së cil╒s ndodhej vajza 2 vjeçe
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Nju Xhersit ditë...
Bota
1 Shtator 2022, 18:35
I.A
IAEA
UKRAINË- Duke qenë se Rusia dhe Ukraina kishin akuzuar tjetrin për granatimin e rrugës drejt uzinës së Zaporizhzhis&eum...
Bota
1 Shtator 2022, 18:26
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- Kompania mëmë e Facebook "Meta Platforms Inc" së shpejti do të shtojë veçori të specializua...
Bota
1 Shtator 2022, 18:21
I.A
BE
BRUKSEL- Bashkimi Evropian e mirëpritur zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet për hyrje/dalje. Kj...