Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sëmundja që e shkakton koronavirusin, COVID-19, ka shkatërruar ekonomi dhe sisteme shëndetësore në shumë vende të botës.
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë sërish thirrje Kinës që t’i ndajë të dhënat që ka për të kuptuar më shumë për koronavirusin, pasi kanë kaluar pesë vjet prej shpërthimit të pandemisë në gjithë planetin. Sëmundja që e shkakton koronavirusin, COVID-19, ka shkatërruar ekonomi dhe sisteme shëndetësore në shumë vende të botës.
“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Kinës që të na japë qasje, që të kuptojmë më shumë për origjinën e COVID-19. Është nevojë morale dhe shkencore”, ka thënë OBSH-ja përmes një deklarate.
“Pa transparencë, këmbim të dhënash, dhe bashkëpunim mes shtetesh, bota nuk mund të parandalojë dhe të përgatitet në mënyrë adekuate për epidemitë dhe pandemitë e së ardhmes”.
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur disa herë që nuk e përjashtojnë mundësinë e daljes së virusit nga ndonjë laborator në Kinë, ndonëse autoritetet kineze insistojnë që virusi është përhapur në një treg kafshësh. OBSH-ja ka rikujtuar se si më 31 dhjetor të vitit 2019, zyra e saj në Kinë e ka pranuar një deklaratë të lëshuar nga autoritetet shëndetësore në Vuhan, me shqetësimet për raste të “pneumonisë virale” në qytet.
“Në javët, muajt dhe vjetët që kanë pasuar, COVID-19 i ka formësuar jetët dhe botën tonë”, ka thënë kjo agjenci e OKB-së për shëndetësi.
Agjencia ka bërë thirrje për kujtim të atyre që e kanë humbur jetën nga virusi, apo që përballen me pasojat e infektimit me të. Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./ REL
avioni KOREJA E JUGUT- Dy të mbijetuarit e rrëzimit më vdekjeprurës të avionit të Koresë së Jugut po trajtohen n&eu...
Cecilia Sala IRAN- Irani ka konfirmuar arrestimin e gazetares italiane Cecilia Sala, tha agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, duke cituar Ministrin&eum...
Spanje BRITANI- Dhjetë fatkeqësitë klimatike më të kushtueshme financiarisht të vitit 2024 patën të gjitha një...
Vjena AUSTRI- Austria ka rritur sigurinë përpara festimeve të Vitit të Ri. Masat janë shtuar kryesisht në Vjenë por edhe...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha sot se ndihma shtesë prej 2.5 miliardë dollar&e...
Mike Johnson SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbështeti kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson në prag t&e...
pamje nga vendngjarja SPANJË- Autoritetet spanjolle thanë të hënën se kishin sekuestruar shtatë ton kokainë të fshe...
Jimmy Carter SHBA- Udhëheqës botërorë dhe politikanë amerikanë reaguan ndaj vdekjes në moshën 100 vjeçare t&...
foto ilustruese UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer sërish qindra të burgosur, nën ndërmjetësim të Emirate...
foto ilustruese KOREJA E JUGUT- Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të hënën një ins...