LIVE UPDATES
Bota

Ofensiva e Kinës me litiumin përbën rrezik për Gjermaninë

Boom-i i automjeteve elektrike ka rritur nevojën për bateri, kështu që kërkesat për litium janë rritur shumë. Gjermania dhe Europa varen për këtë nga Kina. Çfarë mund të bëjë Gjermania?

21 Qershor 2023, 08:43 Nga I>A
Ofensiva e Kinës me litiumin përbën rrezik për
Foto ilustruese

KINË- Kina ka filluar në gjithë botën një fushatë për të siguruar litiumin, gjë që përbën rrezik të madh për Gjermaninë dhe Europën. Me boomin e automjeteve elektrike dhe rritjen e madhe të nevojave për bateri ka filluar edhe një garë globale për sigurimin e metaleve të lehta, që janë të domosdoshme për të ardhmen e transportit elektrik. Firmat kineze kanë investuar miliarda në vendet e Amerikës Latine dhe Afrikës, për të krijuar rezerva. Sipas mendimit të ekspertëve deri në vitin 2025, Kina mund të arrijë të kontrollojë një të tretën e sasisë botërore të litiumit. 

Fillimin e ofensivës e pati bërë të ditur tre vjet më parë kryetari i shtetit dhe parties, Xi Jinping kur tha: "Ne duhet të forcojmë pavarësinë e Kinës nga zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe duhet të marrin masa të efektshme që të trembim të huajt, që duan të ndërpresin artificialisht furnizimin e Kinës.” 

Kërkohet diversifikim më i madh 

Duke pasur parasysh sjelljen agresive, profesori i ekonomisë nga Kili, Tobias Heidland kërkon difersifikim më të madh të industrisë gjermane. "Varësia nga Kina për litiumin përbën rrezik të madh për firmat gjermane,” thotë Heidland, drejtor i Qendrës kërkimore ndërkombëtare të zhvillimit në Institutin studimor ekonomik, IfW. "Nëse krijohen tensione të mëdha, firmat gjermane mund të humbasin aksesin tek produktet e ndërmjetme, që janë vendimtare.” 

Edhe Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen paralajmëroi në një fjalim të mbajtur në Kinë në fund të muajit mars për rreziqet e krijimit të varësisë së madhe nga lëndët e para të Kinës, sidomos kur ka grindje politike me Pekinin. Megjithatë BE e merr 97 përqind të litiumit nga Kina. "Bateritë që vënë në lëvizje automjetet elektrike, do të bëjnë që deri në vitin 2050 nevojat për litium të rriten 17 herë,” thotë von der Leyen. 

Kina preferohet si partner 

Një avantazh konkurence i investimeve kineze në vende si Amerika e Jugut dhe Afrika, janë kërkesat e ulëta për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat e njeriut në krahasim me firma europiane, për shembull. "Qeveritë e dinë se nëpërmjet bashkëpunimit me firmat kineze ato nuk arrijnë të njëjtin nivel cilësie, por firmat kineze shkaktojnë edhe më pak dhimbje koke, me rregullat e pakta, më pak kontrata për mbrojtjen e mjedisit dhe më pak ankesa nga organizatat joqeveritare, thotë Ryan Berg nga qendra amerikane për studimet strategjike dhe ndërkombëtare kur flet për revistën Foreign Policy. 

Vendet e Jugut varen nga investimet e huaja. Megjithatë ato nuk duan të përsërisin gabimet e së kaluarës me boomin e lëndëve të para, dhe shitjen e pjesëve më të mëdha të zinxhirit të krijimit të vlerave. Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador dhe kryetari bolivian i shtetit, Luis Arce kanë shprehur shqetësimin për krijimin e një karteli të litumit, të ngjashëm me modelin e Opec-ut. "Ne duhet të qëndrojmë në treg dhe të prezantohemi me sovranitet, duke vendosur çmime me të cilat mund të përfitojnë ekonomitë tona popullore,” tha Arce. 

Shanse për firmat gjermane 

Shanset për firmat gjermane studiuesi i shkencave ekonomike, Heidland i sheh sidomos në vendet që duan të zbatojnë kërkesat për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. "Prodhimi i litiumit shkakton dëme të mëdha për ambientin, prandaj duhen shumë para për të penguar një gjë të tillë. Kjo shkakton rritjen e çmimeve. Situata është e vështirë për firmat gjermane që duan të angazhohen në vende ku ambienti dhe zhvillimi i qëndrueshëm nuk vlerësohen shumë.  

"Në këto vende, sigurisht që nuk mund të konkurrohet me mënyrën kineze të bërjes së biznesit,” thotë Heidland. "Nga ana tjetër për firmat gjermane krijohen shanse që të marrin pikë në vendet që kërkojnë të bëjnë zhvillim të qëndrueshëm. Firmat gjermane mund të bëjnë oferta interesante me përvojën që kanë në këtë fushë.” 

Edhe Afrika është në fokus të përpjekjeve kineze: Simbabwe, Republika Demokratike e Kongos, Gana, Namibia dhe Mali kanë së bashku 4,38 milionë tonë litium, thotë shoqata amerikane e gjeologëve. Deri tani vendet e Afrikës kanë prodhuar 40 mijë tonë në vit, por deri në vitin 2030 pritet të nxirren 500 000 tonë, duke patur si qendër Zimbabven. 

Investitorët kinezë kanë vepruar shpejt edhe në Zimbabve: Miniera më e madhe e Zimbabves ku nxirret litium, Bikita, ndodhet në duart e koncernit kinez, Sinomine. Firma kineze Zhejiang Huayou Cobalt ka të drejta kontrolli në minierën e dytë më të madhe të litiumit në Zimbabve, minierën e Arkadias. 

Rritje e vlerës së burimeve 

"Investitorët kinezë vlerësohet të kenë investuar ose planifikuar për të investuar tre vitet e fundit dhjetë miliardë dollarë ose më shumë në projektet e litiumit në Zimbabve", thotë Clinton Pavlovic, analist i firmës së madhe ligjore ndërkombëtare, Hogan Lovells. Zimbabve është shumë interesant për investitorët, sepse përveç litiumit ka rezerva të mëdha edhe të lëndëve të tjera të para që duhen për zhvillimin e automjeteve elektrike si për shembull kobalt, mangan, nikel dhe grafit.  

Kjo gjë nuk ndryshon as nga ndalimi i eksportit të litiumit të papërpunuar, që Zimbabve bëri në dhjetor me anë të një ligji, sepse firmat e huaja që ndodhen tashmë atje nuk janë përfshirë në ligj. Ligji është vetëm për firmat e reja.  

Vende të tjera të Afrikës duan po ashtu të detyrojnë investitorët që t'i përpunojnë lëndët e para në vendin e burimit, në mënyrë që të mbajnë në vend pjesën më të madhe të fitimit. Kina kontrollon ndërkohë fushën e lojës edhe në Nigeri. Në muajin janar firma Ming Xin Mineral Separation Nig hodhi gurin e parë për ndërtimin e impiantit të parë përpunues të pasurimit të litiumit në këtë vend të Afrikës Perëndimore. Vendimi për t'ia dhënë tenderin firmës kineze, u morr pasi disa muaj më parë Nigeria refuzoi një kërkesë të prodhuesit amerikan të automjeteve, Tesla, që ishte i interesuar vetëm për eksportin e litiumit të papërpunuar.  

Marrë nga DW

xi jinping

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci